“Shkel e shko”! Financat “dush të ftohtë” Arsimit e Shëndetësisë

17/07/2019 - 07:38

Dy komente të posaçme nga Ministria e Financave për përdorimin e buxhetit nga dikasteret e Arsimit dhe të Shëndetësisë për 4 muajt e parë të vitit njoftuan për papërgjegjshmëritë lartë në drejtim të zbatimit të udhëzimeve të buxhetit dhe mospërputhje të dhënash mes thesarit dhe dikastereve.

Ministria e Financave komentoi për Ministrinë e Arsimit se raporti i monitorimit nuk është në përputhje me përcaktimet e bëra në Udhëzimin nr. 22, datë 17.11.2016 “Për procedurat standarde të monitorimit të buxhetit në njësitë e Qeverisjes Qendrore”.

“Nuk janë paraqitur anekset e raportimin të realizimit të produkteve dhe të treguesve të performancës dhe relacioni shoqërues nuk përmban analizë të realizimit të produkteve dhe të treguesve të performancës për çdo program për periudhën raportuese, por vetëm analizë të realizimit të shpenzimeve sipas zërave të tyre” komentuan Financat.

Ministria e Financave vërejti mospërputhje të të dhënave faktike të raportuara nga Ministria e Arsimit me të dhënat faktike të siguruara nga sistemiinformatik financiar i qeverisë për shpenzimet kapitale me financim të huaj në 3(tre) programe. Për më tepër anekset e paraqitura nuk janë të firmosura nga drejtuesit i ekipit të menaxhimit të programit dhe nga Sekretari i Përgjithshëm.

Vërejtje të ngjashme ishin edhe për Ministrinë e Shëndetësisë, ku është konstatuar, se të dhënat e raportuara në raportin e monitorimit, nuk janë të sakta sipas formateve të përcaktuara në udhëzim.

Relacioni shoqërues i Ministrisë së Shëndetësisë nuk është një analizë e detajuar e treguesve të monitorimit dhe zërave të shpenzimeve për të argumentuar apo shpjeguar arsyet e mosrealizimeve, por vetëm konstatues, thuhet në komentet e financave

Gjithashtu mungon analiza e realizimit të produkteve.

Ministria e Financave vërejti se edhe për Ministrinë e Shëndetësisë ka mospërputhje të të dhënave faktike të raportuara nga ministria me të dhënat faktike të siguruara nga sistemi informatik financiar i qeverisë për shpenzimet kapitale me financim të huaj në programin “Shërbime të Kujdesit Shëndetësor Dytësor”./Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Euro vazhdon të bjerë në mënyrë të frikshme në kursin e këmbimit valutor.

Monedha e përbashkët eruopiane u rrit edhe gjatë ditës së sotme përkundrejt lekut.

Monedha e përbashkët europiane e ka rinisur sërish javën e nënçmuar përkundrejt lekut vendas.

Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Anila Denaj pas aksionit të djeshëm në Himarë ku dhe u gjobit një biznes për një faturë të lëshuar

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sjell në vëmendje se tatimi mbi dividentin është në shkallën 8%, nëse pagesa kryhet brenda datës 20 g

Hendeku ndërmjet të pasurve dhe të varfërve është rritur më tej në vitin 2018.

Teksa ekonomia po tenton të shkojë drejt dixhitalizimit, mbajtja e parasë cash do të bëhet gjithnjë më e shtrenjtë dhe më e vështirë.

Në periudhën janar-korrik të këtij viti përveç udhëtarëve, tragetet e linjave nga Durrësi kanë transportuar afro 547 mijë ton mallra, ose

Monedha e përbashkët euro u këmbye sot në tregun e këmbimit poshtë kuotës se 121 lekëve duke ju afruar nivelit më të ulët historik të gji

Rastet e mashtrimit të individëve apo bizneseve që mashtrohen nga individë të panjohur për të devijuar transfertat bankare për llogari të