Shpenzimet për shëndetësinë në rënie në vitin 2020, nuk u ndikuan nga pandemia

08/09/2020 - 10:51

Sikurse në të gjithë botën pandemia Covid-19 ka vënë në presion sektorin shëndetësor në vendin tonë dhe sidomos spitalet publike, mirëpo kjo situate nuk ka pasur implikime financiare sipas të dhënave të Ministrisë së Financave.

Në 6-mujorin e parë 2020 shpenzimet e përgjithshme për sektorin e shëndetësisë rezultuan në ulje në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë me 83 milionë lekë ose -0.1%.

Sektori i shëndetësisë u përball këtë vit me presion të lartë për blerjen të pajisjeve dhe medikamenteve shtesë për trajtimin e të prekurve nga COVID-19, duke marrë edhe një financim shtese prej 4 miliardë lekësh nga buxheti i shtetit për këtë vit.

Por të dhënat faktikë tregojnë se, shpenzimet për shëndetësinë jo vetëm që nuk janë rritur, por rezultojnë poshtë faktit të vitit të kaluar. Burimet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm sqarojnë se shkak për këtë situatë është bërë anulimi i kontratës koncesionare të check-up dhe pagesat më të ulëta për koncesionin e sterilizimit.

Kosto vjetore e koncesionit të sterilizimit është rreth 1,6 miliardë lekë, por këtë vit pagesa pritet të jetë më e ulët për shkak se numër i madh operacionesh jo emergjentë janë shtyrë prej pandemisë. Ndërsa koncesioni i check-up që ka një kosto vjetore 876 milionë lekë është pezulluar për të rinisur aktivitetin pasi pandemia të ketë kaluar.

Në 6-mujorin e parë 2020 funksionet e qeverisë që pësuan rritje të shpenzimeve  ishin mbrojtja sociale me 14.8 % në raport me një vit më parë, si rrjedhojë e paketave të ndihmës, mbrojtja e mjedisit me 52%, rendi dhe siguria publike me 1.6%.

Nga ana tjetër shënuan ulje shërbimet e përgjithshme publike me -7.5%, mbrojtja me -11%, çështjet ekonomike me -6.4%, shërbimet e strehimit me -15%, argëtimi dhe kultura me 21%.

Pandemia Covid -19 zhbalancoi treguesit makroekonomikë dhe ato buxhetore. Të ardhurat kanë pësuar rënie vjetore ne rreth 12 për qind gjatë 7-mujorit, ndërsa deficiti buxhetor arriti në 8,4 % të PBB-së nga rreth 2 për qind që ishte në buxheti fillestar.

Rritja e deficitit buxhetor çon borxhin publik në nivelin 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Të ardhurat buxhetore kundrejt planit fillestar të vitit 2020 si rrjedhojë e impaktit negativë të pandemisë Covid-19 do të reduktohen në masën -63.1 mld lekë. /MONITOR

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në Shqipëri, dy tërmetet e vjeshtës së kaluar dhe pandemia Covid-19 kanë dëmtuar ndjeshëm edhe sipërmarrjet e drejtuara nga gratë.

Pesha e aktiveve jorezidente të sektorit bankar ka arritur nivelin më të ulët në shtatë vitet e fundit.

Parashikimi për ekonominë botërore është më pak i tmerrshëm sesa ai vlerësuar në qershor, tha sot një zëdhënësi i FMN-së, duke sugjeruar

Qeveria e Shqipërisë ka monitoruar zbatimin e kontratës koncesionare në Aeroportin e Rinasit dhe ka gjetur se kriteri në lidhje me siguri

Vlera e overdrafteve të tërhequra nga individëve në banka ka pësuar rënie, pasi ekonomia u prek nga kriza e Covid-19.

Të paktën tre koncesione janë vënë për përpunimin e mbetjeve, në Elbasan Fier dhe Tiranë, por përpunimi i mbetjeve nga këto impiante ka s

Neurokirurgu shqiptar në spitalin e Filadelfias, Gentian Toshkezi foli në një lidhje me “Skype” në News24 lidhur me situatën e krijuar ng

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka zhvilluar sot një takim online me shefen e Misionit të FMN-së për Shqipërinë, Yan Sun.

“Do të jetë një dimër i gjatë dhe i vështirë për biznesin. Një në tre biznese të vogla në Durrës ka falimentuar!”

Baret, restorantet, hotelet, fabrikat ishin linjat që shkarkuan më shumë punonjës nga puna për shkak të pandemisë në tremujorin e dytë të