Shqipëria, e 93-ta në botë me 1.600 kg rezerva ari

11/02/2013 - 18:12

LONDËR, 11 shkurt 2013- Sipas të dhënave të Këshillit Botëror të Arit (World Gold Council), aktualisht në botë ka 31.575 tonë rezerva ari, kurse përqindja e eurozonës (bashkë me Bankën Qendrore Evropiane) është 10.783 tonë.

I pari në botë për nga rezervat e arta, shumë para të tjerëve, përsëri është SHBA-ja, që disponon 8.133 tonë flori, ose 76.1 për qind të rezervave të shtetit.

Në vend të dytë është Gjermania – me 3.391 tonë, të cilët përbëjnë 73.5 për qind prej rezervave të saj. Vendin e tretë e zë FMN-ja, me 2.814 tonë flori. Në vendin e katërt dhe të pestë janë Italia (2.452 tonë) dhe Franca (2.435 tonë).

Më tej në klasifikim radhitet Kina (1.054 tonë), Zvicra (1.040 tonë), Rusia (938 tonë) dhe Japonia (765 tonë). Në vend të dhjetë është Holanda, me 612 tonë rezerva ari.

Përqindja e rezervave të floririt, në sfondin e rezervave të përgjithshme, është më e vogël në Kinë – 1.7 për qind, kurse më e lartë është në Portugali, ku rezervat e arit përbëjnë mbi 90 për qind të rezervave të përgjithshme dhe radhitet në vendin e 14-të me 382 tonë.

Shqipëria renditet e 93-ta me 1.6 ton, që përbëjnë 3.4 për qind të rezervave të saj.

 

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në këto kohë të COVID-19, është interesante të dini se sa po shpenzohen për kujdesin shëndetësor, teksa tërheq vëmendjen Eurostat në një

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në një raport të fundit ka hedhur dritë mbi fondet që janë shpenzuar për rindërtimin në krahasim me pla

Banka Botërore lajmëron se, pandemia Covid-19 do të bëhet shkak në përkeqësimin e treguesve kryesorë të shëndetit.

Dollari amerikan ka prekur nivelin më të ulët të gjashtë viteve të fundit në kursin e këmbimit me lekun.

Konsumatorët shqiptarë shpenzojnë pothuajse gjysmën e parave që kanë në dispozicion për t’u ushqyer.

Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar përfundoi rishikimin e Parë të Monitorimit të Pas-Programit [1] me Shqipërinë në 23 nëntor.

Në farmacitë e Tiranës aktualisht ka mungesë termometrash, nga ato të thjeshtat me çmim 100-150 lekë, teksa gjenden më vështirësi disa të

Shtimi i kërkesës në pandemi, për bimët e çajit, boronicës dhe sherebelës nga Europa dhe SHBA, nuk arriti të shfrytëzohet plotësisht nga

Depozitat kanë vijuar tendencën e rritjes së qëndrueshme edhe në tetor, ndonëse në ritme më të ulëta në krahasim me dy muajt e mëparshëm,

Bizneset e vogla nuk po arrijnë të mbijetojnë në një treg ku konkurrenca sa vjen e po shtohet nga zinxhirët e mëdhenj të tregtimit dhe ku