Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Shqipëria në vendin e 27-të për lirinë ekonomike

11/01/2013 - 14:36

TIRANE - Shqipëria është renditur në vendin e 27-të nga 43 vende në Europë në Indeksin e Lirisë Ekonomike, ekonomia ka përfituar ndjeshëm në një 10-vjeçar zgjerimi dhe ka përballuar relativisht mirë ndikimin nga kriza ekonomike globale, theksohet në një botim së fundi të "Heritage Foundation". 

Sipas këtij vlerësimi, Shqipëria është vlerësuar me 65.2 pikë, duke e bërë ekonominë të 58-ën, më të lirë për indeksin e vitit 2013. Ndërsa theksohet se ecuria e përgjithshme ka shënuar një rritje prej 0.1 pikë, raportohen përkeqësime në të drejtat e pronësisë dhe lirisë në punë. Por këto zhvillime janë kompensuar nga përmirësimet në lirinë e të bërit biznes dhe manaxhimin e financave publike. 

Ekonomia shqiptare ka përfituar ndjeshëm në një 10-vjeçar zgjerimi dhe ka përballuar relativisht mirë ndikimin nga kriza ekonomike globale dhe "Heritage Foundation" nënvizon se, ecuria e ekonomisë gjatë 2 viteve të fundit ka regjistruar ngadalësim. 

Raporti i Indeksit të Lirisë Ekonomike për vitin 2013 ka theksuar se reformat e thella institucionale për të përmirësuar rregullat në tregun e punës dhe rritja e efektshmërisë së sistemit gjyqësor, që mbetet subjekt i ndërhyrjeve politike, janë shumë thelbësore për një sukses të mëtejshëm.

Raporti ka ngritur shqetësim për nivelin e korrupsionit në vend, i cili vijon të dëmtojë pritshmëritë për zhvillimin ekonomik në terma afatgjatë. Ndërsa listohet pas Maqedonisë, të renditur në vend të 21-të nga 43 vendet Europiane, Shqipëria ka lënë pas dy nga ekonomitë e rajonit, Malin e Zi dhe Serbinë. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjatë periudhës 2010-2019, produktiviteti i punës në Shqipëri është rritur me ritme më të larta se paga minimale.

Banka Botërore ka bërë vlerësimin e përmbyllës për projektin e aksesit të barabartë gjinor në mundësitë ekonomike dhe ka sjellë në vëmend

Shpërndarja e vaksinave kundër koronavirusit dhe ndihmat masive qeveritare do të përshpejtojnë rritjen e ekonomisë globale në një nivel r

"Vendi mund të dalë nga kriza e shumëfishtë që ka prekur duke investuar në sektorin e edukimit" – shprehen ekspertët Selami Xhepa dhe Adr

Megjithëse bota sot jeton në epokën e teknologjisë, struktura e investimeve në ekonominë shqiptare dëshmon ende një dominim të skajshëm t

Tregu i punës në vendin tonë paraqitet mjaft problematik, sidomos në drejtim të informalitetit, i cili pritet përkeqësojë varfërinë në të

Në vitin më të keq, që pas 1997-s, ekonomia ka humbur rreth 71 miliardë lekë, (560 milionë euro), si rrjedhojë e pandemisë që ktheu përmb

Rimbursimi i TVSH-së ndaj bizneseve u intensifikua gjatë dymujorit të parë të vitit, në raport me të njëjtën periudhë të viteve të mëpars

Covid-19 krijoi një krizë të paprecedentë në treguesit e konsumit në vend, duke e ndryshuar tërësisht sjelljen konsumatore.

Para pak ditësh Autoriteti Konkurrencës vuri nën hetim paraprak në tregun e importit dhe shitjes me shumicë të plehrave kimike dhe inpute