Shqipëria e fundit në Europë me distancë të thellë në këtë sektor

11/01/2019 - 07:41

Shqipëria kishte shpenzimet më të ulëta për kërkim dhe zhvillim në krahasim me vendet e tjera europiane në 2017-n.

EUROSTAT raportoi sot se mesatarja e investimeve në kërkim dhe zhvillim në BE ishte 2.07% e PBB-së në vendet e BE-së, ndërsa në Shqipëri shpenzimet për këtë zë ishin vetëm 0.03% e PBB-së, me një shumë më pak se 500 milionë lekë.

Shqipëria jo vetëm që ka nivelin më të ulët në aspektin kërkimor, por ka një diferencë të thellë si me vendet e Europës dhe ato të rajonit.

Në vendet në zhvillim dhe ato të Ballkanit, investimet në kërkim dhe zhvillim janë përgjithësisht mbi 0.5% e PBB-së, ndërsa Serbia ka nivelin më të lartë të shpenzimeve me 0.9% të PBB-së.

Vitin e kaluar, qeveria shqiptare shpenzoi më pak se 500 milionë lekë (4.6 mln euro) prej të cilave 110.5 milionë lekë shkuan për Akademinë e Shkencave dhe 480 milionë lekë ishin fonde që Ministria e Arsimit do të përdorë për kërkimin shkencor. Kjo shumë në këto nivele është sa 0.03% e PBB-së.

Në 2017-n, Shtetet Anëtare të Bashkimit Europian shpenzuan së bashku gati 320 miliardë euro për Kërkimin dhe Zhvillimin (R & D). Këto shpenzime arritën në 2.07% të PBB-së në vitin 2017, krahasuar me 2.04% në vitin 2016. Dhjetë vjet më parë (2007), investimet ishin 1.77%.

Në lidhje me ekonomitë e tjera të mëdha, intensiteti i investimeve në R & D në BE ishte shumë më i ulët se në Korenë e Jugut (4.22% në vitin 2006), Japoni (3.28% në 2015) dhe Shtetet e Bashkuara (2.76% në vitin 2015), ndërsa Kina (2.06% në 2015), Rusia (1.1% në 2015) dhe Turqia (0.96%).

Që të bëhet konkurrues, BE synon t’i çojë shpenzimet mesatare në R&D në rreth 3% të PBB-së deri më 2020. Sektori i biznesit vazhdon të jetë financuesi kryesor i R&D, duke kontribuar në I-m so happy % të totalit të shpenzimeve për këtë zë, ndjekur nga sektori i arsimit të lartë (22%), sektori qeveritar (11%) dhe sektori privat jofitimprurës (1%).

Në vitin 2017, intensiteti më i lartë i R & D u regjistrua në Suedi (3,33%) dhe Austri (3,16%), pasuar nga Danimarka (3.06%) dhe Gjermania (3.02%), ndërsa Finlanda (2.76%), Belgjika (2.58%) dhe Franca (2.25% në 2016) regjistruan shpenzimet e R & D mes 2.0% dhe 3.0% të PBB-së.

Në fund të kundërt të shkallës, tetë shtetet anëtare regjistruan një intensitet R & D nën 1%: Rumania (0.5%), Letonia (0.51%), Malta (0.55%), Qipro (0.56%), Bullgaria (0.75%), Kroacia (0.86%), Lituania dhe Sllovakia 0.88%) dhe Shqipëria me 0.03 %.

/Monitor/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një vendim i Këshillit të Ministrave i  miratuar në fund të tetorit të vitit të shkuar përcaktonte kufizimet për importin e mjeteve të pë

Euro po shënon luhatjet mëdha në ditët e para të 2019-s.

Monedha e përbashkët ka shënuar rënie sot në tregun e brendshëm për herë të parë gjatë këtij viti.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, njofton tatimpaguesit mbi afatet e plotësimit të deklaratës së TVSH-së.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Qendra Kombëtare e Biznesit po intensifikojnë bashkëpunimin midis tyre.

Ekonomia shqiptare po hyn në një fazë ngadalësimi, e cila mund të zgjasë për disa vite.

Euro vazhdon të forcohet në tregun vendas. Një euro është këmbyer sot me 124.98 lekë me rreth 0.73 pikë më shumë se një ditë më parë.

Çmimet e naftës kanë shënuar një tjetër rënie në fillim të janarit, për herë të dytë brenda dy muajve të fundit.

Rënia e intensitetit të punimeve në projektet e mëdha të investimeve, gazsjellësin TAP dhe HEC-et mbi lumin Devoll ka çuar në trajektore