Shqipëria humb 1.8 miliardë euro, tërmeti dhe pandemia godasin rëndë ekonominë

06/08/2020 - 19:41

Pandemia e koronavirusit ka hapur një gropë të madhe në ekonominë shqiptare ku për vitin 2020 rrezikohet që humbja të shkojë në 1.8 miliard euro. Ky është parashikimi që ka bërë qeveria shqiptare në buxhetin e rishikuar.

Të dhënat e Ministrisë së Financave në buxhetin e rishikuar për këtë vit flasin për një ulje të prodhimit të brendshëm bruto në 12.7 miliard euro nga 14.5 miliard euro që ishte në vitin 2019.

Këto janë pasojat që pandemia ka lënë në ekonominë shqiptare për shkak të izolimit dy mujor dhe pasojave që la në disa hallka të ekonomisë nga ku edhe rënia ekonomike pritet të jetë në 4.3%.

Shifrat negative të qeverisë përforcohen nga raportet e institucioneve ndërkombëtare.

Eurostat ka publikuar statistikën e përditësuar për vendet anëtare ku përfshihen edhe shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Të dhënat flasin për një humbje prej 400 milion eurosh vetëm në tremujorin e parë të këtij viti ku nuk përfshihet prilli dhe muaji maj ku masat kufizuese ishin edhe me te rrepta.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ekonomia është në krizë prej pandemisë dhe muajve të karantinës, jo vetëm në vendin tonë, por edhe në disa shtete të tjera.

Bizneset e lidhura me zhvillimet teknologjike dhe programimet kompjuterike revolucionarizuan zhvillimet sociale dhe ekonomike në dy dekad

Fondi Monetar Ndërkombetar (FMN) në një deklaratë të fundit pas përfundimit të misionit virtual në Shqipëri ka bërë të ditur se ekonomia

Ndryshojnë procedurat e kryerjes të pagesës nga noteri për rastet e shitjes të pasurive të paluajtshme.

Papunësia tek të rinjtë shënoi rritje të dukshme në tremujorin e dytë të vitit, për shkak të shkurtimit të personelit në sektorin e shërb

Në Shqipëri, dy tërmetet e vjeshtës së kaluar dhe pandemia Covid-19 kanë dëmtuar ndjeshëm edhe sipërmarrjet e drejtuara nga gratë.

Pesha e aktiveve jorezidente të sektorit bankar ka arritur nivelin më të ulët në shtatë vitet e fundit.

Parashikimi për ekonominë botërore është më pak i tmerrshëm sesa ai vlerësuar në qershor, tha sot një zëdhënësi i FMN-së, duke sugjeruar

Qeveria e Shqipërisë ka monitoruar zbatimin e kontratës koncesionare në Aeroportin e Rinasit dhe ka gjetur se kriteri në lidhje me siguri

Vlera e overdrafteve të tërhequra nga individëve në banka ka pësuar rënie, pasi ekonomia u prek nga kriza e Covid-19.