Shqipëria me çmimet më të larta në rajon për mishin, qumështin dhe vezët, hotelet dhe restorantet më të lirat

29/06/2020 - 07:45

Në vitin 2018, Shqipëria kishte nivelin më të lartë të çmimit për produktet mish dhe qumësht e vezë sesa vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, respektivisht 71,0 % dhe 94,0 %, sipas një studimit të ekspertëve të INSTAT.

Për produktet bukë, pije alkoolike dhe duhan, Mali i Zi është vendi me çmimet më të larta në Ballkanin Perëndimor.

Krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria ka indeksin e nivelit të çmimeve më të ulët në grupet “Hotele dhe restorante” dhe “Paisje të transportit personal”.

Që nga viti 2010 në vitin 2018 çmimet e makaronave, orizit, vajit dhe sheqerit, mollëve, patateve kanë pësuar rënie, ndërsa çmimet e miellit, mishit, vezëve dhe cigareve kanë pësuar rritje.

Sipas një studimi të ekspertëve të INSTAT, rënien më të madhe e ka pësuar çmimi i sheqerit me 35% dhe rritjen më të madhe e ka pësuar çmimi i cigareve për shkak të rritjes se akcizës ndaj këtij produkti.

Çmimi i orizit nga 2008 në 2018-en ranë me 5%, makaronave me -7.5%, vajit me -9.4%, mollëve me -3%, patatet me -1%.  Rënia e e çmimeve për këto produkte te konsumit masiv kanë ardhur për arsye të rënies së çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Në të kundërt çmimi i miellit dhe bukës u rrit përkatësisht me 12 dhe 25%. Çmimi i qumështit u rrit me 24%, vezëve me 34%, mishi i pulës me 12% dhe mishi i vicit 7.1%.

Çmimet e mishit të viçit dhe qumështit të freskët janë me rritur shumë krahasuar me ato të dhjetorit 1992. Me paratë që shpenzon një individ për blerjen e një kilogrami mishi viçi apo 1 litër qumështi të freskët në vitin 2018, mund të blije 5 kilogramë mish apo 5 litra qumësht në dhjetor të vitit 1992.

Çmimi i një pakete cigare është rritur shumë që nga viti 1992. Me shumën e parave që një individ shpenzonte për blerjen e një pakete cigare në vitin 2018, në dhjetor të vitit 1992 mund të blije 5 paketa cigare. Çmimi i një pakete cigare dhe i një kilogrami orizi në vitin 2018 është dyfishuar, krahasuar me çmimet e vitit 2005. /Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

1.2 milionë abonentë të OSHEE do të fillojnë ta paguajnë energjinë elektrike me fatura të fiskalizuara.

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në një deklaratë pas përfundimit të misionit në distancë me Shqipërinë, i ka rekomanduar qeverisë që të

Paratë që emigrantët dërgojnë tek të afërmit e tyre në Shqipëri (remitancat) arritën në 169 milionë euro në tremujorin e parë të vitit, d

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, zhvilloi një takim me biznese që aderojnë në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Durrë

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) vendosi që të shfuqizonte vendimin e janarit të këtij viti kur i dha mundësinë Operatorit të Sistemit

Për vitin 2020, bashkitë në vend kanë ndjerë goditjen e pandemisë dhe gjithashtu të tërmetit.

Nga institucionet e arsimit dhe formimit profesional në Shqipëri do të ofrohen 122 kualifikime profesionale.

Treguesi i ndjesisë ekonomike arriti për herë të parë që prej nisjes së pandemisë mbi nivelin e mesatares historike, duke shënuar indeksi

Importi i bananeve në vitin 2020 arriti një tjetër rekord historik.

Rritja e numrit të vetëvrasjeve në Shqipëri u atribuohet faktorëve ekonomikë dhe socialë.