Shqipëria më e shtrenjta në rajon, shqiptarët “luftë” për mbijetesë

16/07/2019 - 07:39

Shqipëria dhe Mali i Zi kanë kostot e jetesës më të larta në rajon. Të dhënat për 6 muajt e parë të vitit 2019 janë publikuar nga portali më i madh i të dhënave, Numbeo. Shqipëria renditet në vendin e 9 nga 40 shtete të Europës për 6M1 e 2019-s. Në krahasim me të njëjtën periudhë një vit më parë Shqipëria kostot e jetesës në Shqipëri janë bërë më të shtrenjta.

Sipas të dhënave të Numbeo-s, për gjashtë muajt e parë të vitit të kaluar Shqipëria renditej në vendin e 6 nga 40 shtete të Europës, duke lënë pas vende si Kosova, Maqedonia, Moldavia, Ukraina dhe Bjellorusia.

Kështu Shqipëria për vitin 2019 u bë më shtrenjtë se Serbia dhe Bosnje dhe Hercegovina, ku së bashku me Mali  e Zi u vlerësuan si më të shtrenjtat e Ballkanit Perëndimor.

Indeksi i Kostove të Jetesës nga Numbeo përllogaritet duke marrë në konsideratë disa kategori që përbëjnë shpenzimet kryesore të një ekonomike familjare siç janë: indeksi i qirasë;  indeksi i kostove të jetese + qirasë, indeksi i shpenzimeve të shportës bazë; indeksi i çmimeve në restorante; indeksi i fuqisë blerëse vendase.

Interesant është fakti, se ndërsa kostot e jetesës kanë shënuar rritje në Shqipëri, indeksi i fuqisë blerëse të vendase, e cila mat aftësinë e shqiptarëve për të përballuar jetesën ka rënë. Ky indeks është përkeqësuar gjatë 6 muajve të parë të 2019-s, ku Shqipëria është renditur e dyta në Europë për fuqinë blerëse më të ulët të vendasve, duke u renditur pas Moldavisë.

Për sa i përket indeksit të çmimit të restoranteve, Shqipëria renditet e gjashta në Europë, pas shënuar ndryshim në krahasim me një vit më parë. Kosova ka shënuar indeksin më të ulët të çmimit të restoranteve, duke u renditur kështu e para në Europë për ushqimin më të lirë, e ndjekur Ukraina, Maqedonia, Bosnje dhe Hercegovina dhe Moldavia.

Shqipëria renditet e katërta në Europë për kostot e qirasë. Në raport me të njëjtën periudhë me një vit më parë vendi nuk ka ndryshuar renditje, por në krahasim me vetveten, indeksi i qirasë shënoi 8.63 nga 7.8 që ishte.

Të bësh Pazar në Shqipëri kushton më shtrenjtë se në Kosovë, Maqedoni dhe Serbi. Edhe për sa i përket indeksit të shpenzimeve të shportës bazë, Shqipëria nuk ndryshuar renditje, por edhe ky tregues krahasuar me vetveten shënoi rritje këtë vit duke u vlerësuar 28.54 nga 27.

Kosova më e lira e Europës

Edhe për këtë gjashtë mujor, shteti më i ri i Europës, Kosova është vlerësuar si më i liri, pozicion që e mban që prej mesit të të vitit 2017, ku vendi më i lirë i Europës vlerësohej të ishte Ukraina.

Zvicra më e shtrenjta

Vendi më i shtrenjtë për nga kostot e jetesës edhe për këtë vit vlerësohet të jetë Zvicra, por në të njëjtën kohë zviceranët vlerësohen si populli europian me fuqinë më të lartë blerëse. Ndër vendet më të shtrenjta për këtë periudhë gjashtë mujore janë vlerësuar vendet e Europës Veriore dhe Perëndimore. Pas Zvicrës, renditet Norvegjia, e ndjekur nga Islanda, Luksemburgu dhe Danimarka, të cilat renditet ndër 5 vendet më të shtrenjta. /Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në 15 vitet e ardhshme (2019-2032), qeveria është angazhuar në projekte të Partneritetit Publik-Privat (PPP), për të cilat do të duhet të

Shqipëria po përjeton periudhën më të mirë turistike të pas viteve ’90. Të huajt e kanë “pushtuar” atë nga veriu në jug.

Shqipërisë dhe Malit të Zi do t’i duhet më shumë angazhim për zbatimin e rregullave fiskale që vendosin dhe që kanë në objekt uljen e bor

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u ka kujtuar edhe një herë subjekteve që dividenti që paguhet brenda datës 20 gusht është 8%.

Euro vazhdon të bjerë në mënyrë të frikshme në kursin e këmbimit valutor.

Monedha e përbashkët eruopiane u rrit edhe gjatë ditës së sotme përkundrejt lekut.

Monedha e përbashkët europiane e ka rinisur sërish javën e nënçmuar përkundrejt lekut vendas.

Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Anila Denaj pas aksionit të djeshëm në Himarë ku dhe u gjobit një biznes për një faturë të lëshuar

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sjell në vëmendje se tatimi mbi dividentin është në shkallën 8%, nëse pagesa kryhet brenda datës 20 g

Hendeku ndërmjet të pasurve dhe të varfërve është rritur më tej në vitin 2018.