Shqipëria me kosto 10 herë më të ulët të punës nga mesatarja e BE-së

12/04/2019 - 07:55

Një kompanie në Shqipëri, një orë pune i kushton mesatarisht 2.5 euro, sipas INSTAT. Krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian, kostoja e punës në Shqipëri kushton 10 herë më pak, sipas Eurostat.

Kosto e lirë e fuqisë punëtore vijon të jetë avantazhi kryesor konkurrues i Shqipërisë, që ka tërhequr që pas viteve ’90 industritë fason (që punojnë me material porositësi), kryesisht në tekstile e këpucë dhe së fundmi edhe në industrinë mbështetëse të prodhimit të pjesëve elektrike të automjeteve.

Pas Shqipërisë, në vendet e BE-së vendet me koston më të lirë për një orë punë janë Bullgaria, ku në 2018-n, sipas Eurostat një orë pune kushtonte 5.4 euro, ndërsa në Rumani rreth 6.9 euro.

Në të gjithë ekonominë e Bashkimit Europian duke përjashtuar bujqësinë dhe administratën publike, kostot mesatare të punës ishin 27.4 euro, me një rritje prej 2.7 për qind në krahasim me një vit më parë. Në vendet ku përdoret monedha euro, kostot mesatare për orë pune ishin më të lartë. Në 2018-n ato u përllogariten rreth 30.6 euro.

Për 2018-n vendet me koston më të lartë të punës ishin Norvegjia me 50 euro për orë, Danimarka me 43.5, Islanda me 42.5, Luksemburgu me 40.6.

Kosto mesatare për orë të punës në Francë në 2018-n u përllogarit 35.8 euro, mbi mesataren e Bashkimit europian, por jo ndër vendet me kostot më të larta. Megjithatë në Francë, kostot që nuk lidhen me pagën e punonjësit zënë peshën më të lartë në strukturën e kostove të punës në atë vend. Sipas tabelës së Eurostat kostot që nuk kanë lidhje me pagën zënë rreth 32.6% të totali të strukturës së kostove të punës.

Me pas renditen Suedia, Lituania dhe Italia, ku kostot e tjera përjashtuar pagën zënë përkatësisht 32.3%, 29.2% dhe 28.4%.

Kostot e punës në orë janë rritur më shumë në Rumani, më pak në Maltë
Në vitin 2018, krahasuar me vitin paraprak, kostot e punës për orë në të gjithë ekonominë shprehur u rritën me 2.7% në BE dhe me 2.2% në eurozonë. Në Zonën Euro, rritjet më të mëdha u regjistruan në Letoni (+ 12.9%), Lituani (+ 10.4%), Estonia dhe Sllovakia (të dyja + 6.8%). Kostot e punës në orë janë rritur më pak në Maltë (+ 0.4%), në Finlandë (+ 1.2%), Spanjë (+ 1.3%) dhe Portugali (+ 1.4%). /Monitor/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sa herë që një shtet përfshihet në kriza politike, që shoqërohen me pasiguri për të ardhmen, monedha e vendit është ajo që e pëson, duke

Është shpresëdhënës fakti se shqiptarët janë arsimdashës, në atë masë se gjysma e atyre që kursejnë, e bëjnë për shkollën.

Shqipëria regjistroi nivelin më të lartë të kredive me probleme (NPL) të sektorit të saj bankar nga 17 vende në Evropën Qendrore, Lindore

Nga data 25 qershor 2019, Banka e Shqipërisë do të hedhë në qarkullim monedhën e re metalike shqiptare me vlerë nominale 10 lekë, me kurs

Emigrantët kanë sjellë pranë të afërmëve të tyre në Shqipëri 150 milionë euro në tre muajt e parë të vitit, një shumë që është pothuajse

Ditën e sotme, Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, shqyrtoi projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Mbre

Nëse avioni juaj vonohet më shumë se tre orë, keni mundësinë që të kërkoni kompensim, teksa kompanitë gjithnjë e më shumë po detyrohen që

Ndërtimi i by pasit të Fierit është një histori e komplikuar si shumica e investimeve publike në Shqipëri, por punimet në 22 kilometrat e

Më pak sipërmarrës po marrin iniciativën që të hapin një biznes të ri në Shqipëri.