Shqipëria në mbijetesë, Durrësi ndër 3 qarqet që shpenzojnë mbi 50% të buxhetit mujor për ushqime

26/09/2019 - 07:33

Berati, Dibra, Durrësi dhe Elbasani e rritën buxhetin e tyre mujor për ushqime në 2018-n më shumë se vitet e tjera. Sipas të dhënave të INSTAT, në këto qarqe të vendit gati 50 për qind e shpenzimeve mujore shkuan për të plotësuar nevojat ushqimore. Kjo peshë e lartë e shpenzimeve për ushqime është një tregues i varfërisë në vend, ku pjesa më e madhe e të ardhurave shkon për të siguruar mbijetesën.

Në vitin 2018 ushqimet zunë 44% të shpenzimeve mujore mesatare në shkallë kombëtare, njësoj me vitin e kaluar.

Në Berat 52.4 për qind e shpenzimeve mujore shkuan për ushqime, duke u rritur me gati 3 pikë përqindje në raport me një vit më parë. Gjithashtu dibranët çuan më shumë se 51 për qind të buxhetit të tyre mujor për ushqime dhe po në këtë masë edhe durrsakët. Gjithashtu Elbasani Fieri dhe Gjirokastra shpenzuan për ushqime më shumë se mesatarja kombëtare me mbi 47 për qind të buxhetit mujor.

Në Tiranë familjet çojnë 39.7 për qind të buxhetit për ushqime, niveli më i ulët në shkallë vendi pas Vlorës e cila çon vetëm 39.6% të buxhetit të saj për ushqime.

Shqipëria është vendi që harxhon më shumë për t’u ushqyer në krahasim me atë që prodhon ekonomia kombëtare për një vit. Sipas të dhënave të publikuara në tabelat e Eurostat, Shqipëria shpenzoi 32.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në vitin 2016 për ushqime.

Pas Shqipërisë renditet Kosova, me 29.4% të PBB-së, e ndjekur nga Mali i Zi me 22.8%, Bosnja me 21.5%, Maqedonia me 18.4%, Serbia me16.5%.

Vetëm për bukë dhe drithëra, Shqipëria shpenzon 5% të asaj që prodhon ekonomia në një vit, sërish më e larta në Europë, nga 1.1% që është mesatarja e BE dhe 3.7% që është vendi i dytë pas nesh (Mali i Zi).

Sa më i varfër të jetë një vend, aq më shumë shpenzon ai për ushqime, pasi ushqimi është një nevojë e domosdoshme dhe vetëm pas plotësimit të tyre, njerëzit mund të mendojnë për nevoja të tjera më pak jetësore, ku i fundit vjen argëtimi. Shpenzimet e larta për ushqime janë dhe një tregues indirekt i varfërisë relative në vend, pasi tregojnë sa të ulëta janë të ardhurat reale të shqiptarëve, teksa një pjesë e rëndësishme e tyre shkon për përmbushjen e nevojave bazë.

/Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur ndjeshëm parashikimin për rritjen ekonomike të vendit për vitin 2019, në raportin e fundit të “Pasqyrë

Struktura e borxhit të familjeve shqiptare është shumë e ndryshme, që nga kredia bankare deri tek tregjet informale, overdrafti dhe të as

Pas tërmeteve “tundet” qeveria, nuk regjistrohen pronat pa sigurim 10-vjeçar.

Mbi 2000 familje të vrojtuara nga Banka e Shqipërisë raportuan rënie të punësimit, të ardhurave dhe shpenzimeve në gjashtë muajt e parë t

Edhe gjatë ditës së sotme, monedha e përbashkët europiane ka fituar pikë ndaj Lekut vendas. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë,

Banka e Shqipërisë raportoi se çmimet e banesave janë rritur me 1.8 për qind në gjashtëmujorin e parë të vitit në raport me të njëjtën pe

Pas kërkesave të vazhdueshme të grupeve të interesit, procesi i fiskalizimit është shtyrë dhe nuk pritet më të fillojë më nga 1 janari, s

Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet në 2.9% këtë vit, për shkak të uljes së prodhimit të energjisë nga pakësimi i reshjeve, raporto

Bankat në Shqipëri kanë efektivitet shumë të ulët në ekonomi, për shkak se japin kredi me një përqindje shumë më të ulët se depozitat që

Familjet e pasura shqiptare, 20 përqindëshi më të ardhurat më të larta, i ka limituar shpenzimet për hotele dhe restorante etj., më 2018