Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Shqipëria sakrifikoi shëndetin për rritjen ekonomike, projeksioni rritje 4.5% këtë vit

26/04/2021 - 09:28

Shumica e vendeve të Ballkanit, sidomos Shqipëria, e sakrifikuan shëndetin e popullatës në kohën e pandemisë për rritjen ekonomike.

Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës publikoi parashikimet e reja për perspektivën ekonomike të Ballkanit Perëndimor dhe Europës Juglindore, në të cilin u vu në dukje se, shumë vende kanë sakrifikuar shëndetin publik për rritjen ekonomike muajt e fundit.

Ekspertët e Vjenës parashikojnë rritje prej 3.8% për Europën Lindore në 2021, por vendet e Ballkanit dhe Shqipëria do të rriten më fort. Për vitin aktual, rritja më e fortë do të jetë në Malin e Zi (6.5%), Turqi (5.8%), Serbi (5%), Kosovë (4.8%), Kroaci (4.5%) dhe Shqipëri (4.5%).

Përmirësimi i normave të vaksinimit dhe moti më i mirë do të ulin intensitetin e pandemisë deri në fund të pranverës, duke i hapur rrugën aktivitetit ekonomik që do të vijë me rritje. Ekspertët e Vjenës mendojnë se rritja do të nxitet nga një kombinim i rritjes së eksporteve të mallrave dhe shërbimeve dhe rritjes e konsumit.

Gjatë tre viteve të ardhshme, ekspertët e Vjenës parashikojnë që të gjitha ekonomitë e CESEE të rimëkëmben ekonomikisht nga humbjet që krijoi pandemia, por me ritme të ndryshme.

Vendet e Rajonit të Europës Juglindore e përdorën politikën fiskale me efikasitet më të madh se gjatë krizës financiare të vitit 2009. Normat e ulëta të interesit i kanë bërë më të lira huatë publike. Bankat qendrore, gjithashtu luajtën rol të rëndësishëm në zbutjen e pasojave këtë herë, përmes uljeve së normave të interesit sidomos në Turqi, Ukrainë dhe CIS, dhe nëpërmjet lehtësimit sasior në të gjithë rajonin CESEE.

Treguesit e tregut të punës sugjerojnë gjithashtu një krizë më pak të ashpër këtë herë. Sidoqoftë, ekspertët e Vjenës hedhin dyshimin se të dhënat zyrtare maskojnë një realitet më negativ. Pasi një pjesë më e madhe e ekonomisë gri është prekur shumë nga pandemia, por kjo nuk pasqyrohet.

Shqipëria, që zbatoi karantinë vetëm në valën e parë të pandemisë dhe më pas në valët e tjera kishte kufizime minimale, e ka kaluar pandeminë, të paktën deri tani, me pasoja shumë të rënda në humbjen e jetëve.

Për shkak se nuk aplikoi kufizime në lëvizje në dy valët fundit të pandemisë, Shqipëria ka përjetuar fatalitete të larta në raport me vendet e tjera të Europës.

Nga të dhënat vendase dhe ato të Eurostat shihet se gjatë 14 muajve të pandemisë, në 5 prej tyre (korrik- gusht- nëntor- dhjetor 2020 dhe shkurt 2020), Shqipëria ka shënuar rritjen më të fortë të fataliteteve, duke pasur dhe numrin më të lartë të valëve më vdekjeprurëse. /Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Të gjithë individët me të ardhura mbi dy milionë lekë, dhe të dypunësuarit, pavarësisht nga niveli i pageve, kanë edhe dy muaj kohë që të

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave dhe ajo e Infrastrukturës tregojnë se, ndër vite ka një diferencë të lartë të kostove të puni

Shpenzimet e shqiptareve për prona jashtë vendit po rriten me shpejtësi viti pas viti duke treguar se një pjesë e fitimeve dhe kursimeve

Ministria e Financave raportoi se, detyrimet e prapambetura arritën në 23.8 miliardë lekë (194 mln euro) në vitin 2020 me një zgjerim pre

Shqipëria u rendit me çmimet më të larta të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë në Rajon për gjysmën e dytë të vitit 2019 sipa

Kriza pandemike e cila i përçoi efektet negative të saj më së shumti në tregun e punës, ka ndikuar negativisht edhe punësimin me kohë të

Në të gjithë botën deficitet buxhetore të qeverive u rriten gjatë vitit të kaluar si rrjedhojë e krizës pandemike.

Importet e mallrave të akcizës janë rigjallëruar gjatë muajit mars duke arritur nivelet e parakrizës.

Indeksi Global i Mundësive 2021 e rendit Shqipërinë të 78-n në botë për tërheqje investimesh dhe njëkohësisht, ndër shtetet me luhatjen m

Pensioni mesatar në qytet në vitin 2020 shënoi ulje për herë të parë që nga viti 2000 kur ekzistojnë të dhënat zyrtare.