“Shqipëria, vendi me të ardhura të ulëta për tregun”, Banka Botërore: Huadhënia në të ardhmen më selektive në reformat që mbështet

27/10/2020 - 07:31

Banka Botërore i ka bërë një rishikim mbështetjes së reformave në disa vende përmes programeve të financimit që zbaton vit pas viti dhe Shqipëria ka qenë një prej atyre që kanë kaluar në analizë. Në një dokument të publikuar së fundmi BB konstaton se ky vlerësim i korporatës ekzaminoi sesi Grupi i Bankës lehtëson lidhjet midis partnerëve ndërkombëtarë për të zgjidhur problemet kritike globale.

“Vlerësimet e Programit të Vendit të Filipineve dhe Shqipërisë treguan se si Grupi i Bankës po i mbështet këto dy vende në arritjen e potencialit të tyre të plotë. Raporte të tjerë panë tema të rëndësishme universale si arsimi, kontratat sociale dhe ujitja. Shqipëria ka kaluar nga një vend me të ardhura të ulëta në një vend me të ardhura mesatare të orientuar nga tregu në vitin 2008. Gjithsesi, ngadalësimi ekonomik gjatë krizës financiare globale 2008-09 çoi përmbysje të ujës së varfërisë. Kriza çoi në disa reforma kryesore ekonomike, një pjesë e të cilave nuk kanë qenë të qëndrueshme qysh nga rimëkëmbja.

Një rishikim i mbështetjes së Grupit të Bankës në VF11–19 tregoi se Grupi i Bankës kontribuoi në mënyrë thelbësore në shumë reforma të rëndësishme me prioritet zhvillimin e Shqipërisë përfshirë qëllimin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, thuhet në raport.

I njëjti nënvizon se mbështetja e Grupit të Bankës ishte efektive në përmirësimin e menaxhimit fiskal dhe mbrojtjen sociale, forcimin e sektorit financiar dhe zgjerimin e menaxhimit të mbetjeve dhe ujitja. Mbështetja e Grupit të Bankës ishte më pak e rëndësishme në përmirësimin e kushteve për zhvillimin e sektorit privat, menaxhimin të energjisë dhe rrugëve, regjistrimit të tokës dhe pronës, shëndetit dhe ujit dhe shërbimit të pastrimit.

“Ky rishikim zbuloi se programi i Grupit të Bankës i ishte përgjigjur mundësive, por ai mund të kishte qenë më selektiv në angazhimet e tij. Gjetjet e rishikimit sugjerojnë që puna analitike duhet të përdoret shumë më gjerësisht për të konsensusin dhe kapacitetin për reforma, dhe huadhënia e re duhet të jetë më selektive” vlerëson BB./Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Depozitat kanë vijuar tendencën e rritjes së qëndrueshme edhe në tetor, ndonëse në ritme më të ulëta në krahasim me dy muajt e mëparshëm,

Bizneset e vogla nuk po arrijnë të mbijetojnë në një treg ku konkurrenca sa vjen e po shtohet nga zinxhirët e mëdhenj të tregtimit dhe ku

Në gati tre muaj që pjesa më e madhe e popullatës u ngujua në shtëpi, për shkak të karantinës së fortë për të frenuar përhapjen e Covid-1

Shqiptarët janë populli më kursimtar në Ballkanin Perëndimor.

Pandemia e koronavirusit do të ketë pasoja më të qëndrueshme në sjelljen e konsumatorit, të cilat do të ngadalësojnë më tej shërimin, par

Sistemet publike të shëndetësisë në të gjithë botën janë vënë në presionin e shpenzimeve të larta për përballimin e emergjencës që ka kri

Shqipëria u rendit e katërta në Europë për Rritjen e Përgjithshme të Çmimeve në muajin tetor sipas metodologjisë së Eurostat.

Importet e barnave shënuan një rritje të ndjeshme në muajin tetor, duke arritur një rekord historik, me përjashtim të një muaji në vitin

Liderët e Ballkanit Perëndimor mbajtën angazhimin për të lehtësuar tregtinë ndërmjet tyre deri në vitin 2024 në samitin që u mbajt në Sof

Puna nga shtëpia, që nisi si një opsion i detyruar nga karantina, tani është kthyer në një normalitet për disa kompani dhe profesione