Shqiptarët “braktisin” anglishten dhe italishten, ja çfarë gjuhe po mësojnë

Postuar: 19/04/2017 - 09:33

Gjermania duket se është shndërruar në ‘tokën e premtuar’ për shqiptarët. Gjithnjë e më shumë të rinj po zgjedhin që të mësojnë gjermanishten, duke lënë kështu pas anglishten dhe italishten.

Të dhënat tregojnë se edhe pse ritmi i frekuentimit të kurseve ka rënë përsëri ato dominojnë duke zënë 16.6% të totalit të kursantëve, kryesisht nga të punësuarit dhe nxënësit e shkollave. Kjo tendencë lidhet edhe me kërkesën e lartë që ka tregu gjerman për forcë të kualifikuar pune, por njohja e gjuhës është kushti bazë.

Të dhënat e Shërbimit Kombëtar të Punësimit tregojnë se ka fluks në rritje të kërkesave për mësimin e gjuhës gjermane.

Ndërsa referuar kurseve të tjera profesioneve, më të frekuentuarit, në raport me totalin e pjesëmarrësve, kanë qenë: Kuzhina(11%), Instalues dhe riparues të rrjetit elektrik” (11.7%) Rrobaqepësi (7.2%), Hidraulik (9.1%), Parukeri (5.8%) dhe Saldim (5.3%).

Të rinjtë pjesëmarrës në kurset profesionale pranë Qendrave tëFormimit Profesional Publik, përbëjnë 65% të totalit të pjesëmarrësve. Ajo që duhet theksuar që në te gjitha profesionet  pjesëmarrja e të rinjve ngelet mbi 50%. Pjesëmarrësit me nivel arsimor të mesëm përbëjnë 58.5% të totalit të pjesëmarrësve.

Nëse i referohemi llojit të kurseve, shikojmë që përveç kursit Art desing dhe Përdorim kompjuteri, ku dominancën e kanë pjesëmarrësit me arsim të lartë, në të gjitha kurset e tjera, arsimi i mesëm përbën mbi 45% të pjesëmarrësve në çdo kurs.

Sipas të dhënave, punëkërkues të papunë pjesëmarrës në këtë program, që kanë arritur të punësohen në përfundim të formimit profesional janë 1.007, por ky është një tregues ky i parealizuar pasi do ishte parashikuar në nivelin 2.000 persona.

E nëse pjesëmarrja në kurse për formim profesional është e kënaqshme, punësimi pas certifikimit, vazhdon të mbetet një problem serioz pasi, vetëm 9% e punëkërkuesve të papunë të trajnuar gjatë këtij vitit në kurset e profesionevekanë arritur të punësohen. /Monitor/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kur një rrethanë financiare pengon tatimpaguesin për të paguar në afat detyrimet tatimore, ai mund të lejohet të lidhë në çdo kohë marrëv

Nëse ke vendosur të blesh një shtëpi që kushton 75 mijë euro dhe banka të financon deri në 70% të shumës, pra 52,500 euro, dilema e shumë

Monedha e përbashkët ka shënuar një tjetër rënie të fortë gjatë ditës së sotme në tregun vendas, duke arritur në nivelin më të ulët që ng

Gjatë janarit dhe shkurtit bankat e nivelit të dytë kanë afishuar në vende të dukshme një tabelë ku sanksionohet një kufi i ri për sasinë

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve publikoi një material ku sqarohen të ardhurat personale që tatohen dhe ato që nuk tatohen.

Tregtia është sektori nga sigurojnë fitimet pjesa më e madhe e njerëzve në vend.

Eksportet kanë shënuar një ecuri të mirë në muajin e parë të këtij viti, duke vijuar tendencën pozitive të shënuar edhe gjatë vitit të ka

Italia është partneri më i madh tregtar i Shqipërisë, me 57% të totalit të eksporteve dhe 28% të importeve, sipas të dhënave të INSTAT.

Dëgjojmë aq shumë për turizmin, rritjen e numrit të vizitorëve, kontributin në Prodhimin e Brendshëm Bruto por mbi të gjitha për lulëzimi