Shtyrja e qirasë, Tatimet: Do të përfitojnë dhe ata që janë informalë

03/04/2020 - 15:59

16 mijë biznese të vogla rezultojnë të jenë me qira dhe do të përfitojnë nga shtyrja për muajt që janë të mbyllur nga kjo pagesë.

Në një intervistë për televizionin Klan, drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Delina Ibrahimaj thotë se numri i individëve që kanë deklaruar është më i vogël, vetëm 640, por ky treg është mjaft informal.

Pagesat për qiranë e këtyre muajve qiramarrësi do t’i japë pasi të ketë përfunduar situata e pandemisë së COVID-19.

Aktualisht Tatimet kanë nisur punën për të hartuar procedurën se si do të ndërhyjnë në rastet kur do të ketë denoncime se qiradhënësit bëjnë presione për të dalë nga shtëpia në dy muajt që qeveria ka ngrirë me akt normativ pagesat për ata që nuk kanë mundësi.

Delina Ibrahimaj thotë se do të nisin të hidhen pagesat e pagave për të gjithë bizneset e vogla që janë të mbyllura nga java e ardhshme.

Që prej nisjes së deklarimeve ditën e hënë, janë 23 mijë e 300 biznese që kanë aplikuar për të marrë pagën e luftës për të punësuarit e tyre.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Skemat e pensioneve përveç plakjes së popullsisë po vuan keqmenaxhimin e institucioneve publike, të cilat nuk i paguajnë sigurimet shoqër

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka qenë në disa biznese në Lezhë kryesisht ato që punonjësit e tyre duhet të përfitojnë

Inspektorët e terrenit në administratën tatimore do të monitorohen me sistem GPS për lëvizjet e tyre pranë bizneseve.

Mesazhi se janë përfitues të ndihmës prej 40 mijë lekësh u ka shkuar ditën e fundit shumë individëve, po ndër ta edhe atyre që realisht n

Të gjithë ata qytetarë që kërkojnë të rivlerësojnë pasuritë e paluajtshme me tatim 3% do të ketë afat deri më 31 dhjetor 2020.

Durrësi e ka humbur vendin e dytë pas kryeqytetit përsa i përket rëndësisë që qyteti bregdetar ka në rritjen ekonomike në shkallë vendi.

Qendra e Tiranës rreth e qark sheshit “Skënderbej” po kthehet në një zonë me ndërtesa të larta, dendësia e të cilave, nuk i përgjigjet sh

Është porti më i madh në vend dhe një nga qytetet më të rëndësishme të vendit, por Durrësi ka mbetur prapa në kontributin e dhënë për rri

Gjergj Buxhuku, Administrator i Përgjithshëm i Konfindustrisë i kërkon ekzekutivit dhe grupit të menaxhimit të krizës kundër Covid-19 rik

Janë rreth 97 mijë punonjës që u është miratuar pagesa prej 40 mijë lekësh si pjesë e paketës së dytë financiare dhe 95 mijë prej tyre e