Si jetojnë shqiptarët? Dalin shifrat, me sa lekë ra paga mesatare mujore

Postuar: 20/08/2018 - 08:14

Paga mesatare në ekonomi i është kthyer rënies përgjatë tremujorit të parë të vitit, duke konfirmuar edhe njëherë që ekonomia e vendit po i largohet gjithnjë e më shumë produktivitetit.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, paga mesatare mujore në ekonomi u ul në janar-mars 2018 me 3 për qind ose 1468 lekë më pak.

Kështu pagesa mesatare mujore për një të punësuar në Shqipëri arriti në 49,145 lekë nga 50,614 lekë që ishte në fund të vitit 2017.

Në të njëjtën masë, 3 % raportohet edhe rënia e pagës mesatare në sektorin publik, e cila në tremujorin e parë të 2018-s shkoi në 59,728 lekë, nga 61,600 lekë që ishte në fund të vitit.

INSTAT për përcaktimin e pagës mesatare në shtet ka nisur të marrë si reference të dhënat nga listëpagesat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, më parë këto të dhëna merreshin nga pasqyrat e programit statistikor.

Më të dhënat zyrtare, pagat kanë pësuar rënie në tremujorin e parë, teksa tatimet nisën një aksion në të gjithë vendin.

Drejtoria e riskut në Tatime njoftoi javën që shkoi se ka filluar të marrë në analizë nivelin e deklarimit të pagave të punonjësve për profesione të ndryshme, duke i krahasuar me pagat reale të tregut të punës.

Nga këto analiza, është konstatuar se disa punëdhënës deklarojnë paga, për profesione të caktuara, që janë ndjeshëm nën nivelin mesatar të tregut apo janë afër pragut të pagës minimale të përcaktuar për efekt të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Punësimi në Shqipëri po përmirësohet, por vendet e reja të punës janë me produktivitet të ulët. Banka e Botërore zhvilloi një anketë për shpërndarjen e vendeve të reja të punës në periudhën 2014-2016 dhe gjeti se rritja e punësimit ishte e shoqëruar me një ofertë punë që kërkon kualifikim shumë të ulët.

Me fjalë të tjera, megjithëse u krijuan vende të reja pune (punësimi u rrit me 11 për qind në periudhë, ose 114,000 vende pune), këto punë të reja ishin, mesatarisht, më pak produktive sesa vendet ekzistuese të punës. Për pasojë, Shqipëria ka nivelin e pagave më të ulëtin në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ndërmjet viteve 2015 dhe 2016, rritja e punësimit ishte më e madhe në prodhim me (27 %), ndjekur nga bujqësia (18 %), tregtia (19 %), shërbimet e biznesit (14 %), TIK (10%) dhe turizmi (7%).

Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

E kanë nisur pak nga pak, por në 2-3 dekadat e fundit shumë sipërmarrje kanë arritur të fuqizohen, të diversifikohen dhe të çajnë në një

Reforma në ndihmën ekonomike ka nxjerrë nga skema më shumë se 29 mijë familje në të gjithë vendin, sipas të dhënave të fundit të INSTAT.

   Qeveria shqiptare do të dalë për herë të tretë në tregjet ndërkombëtare për të marrë borxh nëpërmjet emetimit të një eurobondi.

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka bllokuar aksesin e 56 faqeve elektronike që ofronin zhvillimin e lojërave onl

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, nëpërmjet rubrikës së këshillimit, ka informuar tatimpaguesit  me të drejtat dhe detyrimet e kategor

Një projektligj që është duke u hartuar nga Ministria e Financave synon të ofrojë trajtim të njëjtë si për investitorët vendas dhe ato të

   Të hënën u prezantuan kartëmonedhat e reja 100 dhe 200 euroshe, të cilat pritet të dalin në qarkullim Majin e ardhshëm.

Në 6-mujorin e parë të vitit, ekonomia shqiptare në tërësi gjeneroi 14.4 mijë vende të reja pune, por vetëm 23% e tyre, ose rreth 3,274 v

Kazinotë elektronike kanë afat të zhvendosen nga zonat e banuara të qytetit dhe fshatit brenda 31 dhjetorit të këtij viti.

Aeroporti i Rinasit vijon të jetë më i shtrenjti në rajon, ndonëse jemi në mes të muajit shtator dhe sezoni turistik po shkon drejt fundi