Si po ndërtohen 22 km autostradë në by passin e Fierit me 2.7 mln euro për km

06/06/2019 - 08:41

Ndërtimi i by pasit të Fierit është një histori e komplikuar si shumica e investimeve publike në Shqipëri, por punimet në 22 kilometrat e saj pritet të përmbyllen me një shumë prej 60 milionë eurosh ose 2.7 milionë euro/km.

Madje në vitin 2014 kur përfundoi tenderi për ndërtimin e saj, kompania italiane “Serenisima’ mori përsipër ta ndërtonte këtë objekt me vetëm 38 milionë euro ose me 1.7 milionë euro për kilometër. Por një konflikt me nënkontraktorët shqiptarë, bëri që italianet të hiqnin dorë nga punimet, teksa qeveria dhe donatorët kontraktuan kompani të tjera, por gjithsesi punimet në këtë segment nuk do të kalojnë të 2.7 milionë euro për kilometër.

Të dhënat tregojnë se autostrada që lidh boshtin kryesor rrugor në vend atë Veri-Jug kushton shumë më lirë se rruga Orikum -Dukat e kategorisë C2 që është vetëm 7 metra e gjerë. Ky aks i cili nuk është as prioritet kombëtar dhe nëse nuk ndërtohet njëherazi deri në Himarë nuk ka as vlerë turistike do të kushtojë 67 milionë euro për 15 kilometra, ose 4.4 milionë euro për km. Ndërsa autostrada e ngjashme me parametrat e By Passit të Fierit, rruga Milot-Balldren ose by pasi i Lezhës që u dha me koncesion pak ditë më parë nga qeveria do të kushtojë rreth 12.5 milionë euro për km pa TVSH.

Skeda e by passit të Fierit, 3 ura dhe 21 nënkalime
Sipas të dhënave zyrtare nga Autoriteti Rrugor, by passi i Fierit është i gjatë 22 kilometër, autostradë interurbane me gjerësi 22 kilometra. Kosto për kilometër e projektit është 2.7 milionë euro dhe është një financimin i donatorëve BERZH dhe BEI.
Bypass-i i Fierit është pjese e korridorit të rëndësishëm Veriu në Jug.

Aksi rrugor kalon në perëndim te Fierit, midis qytetit dhe vijës se bregut. By passi konsiderohet shumë i rëndësishëm për zhvillimin e Shqipërisë jugore, për zhvillimin industrial dhe të turizmit, dhe ka një impakt të rëndësishme në bujqësi. Aksi rrugor aktual kalon (rreth 2.5 km) larg nga aksi në ndërtim.

Në këtë seksion është parashikuar ndërtimi i 3 urave me gjatësi nga 80 m secila ne Llumin Seman, në kanalin e Hoxharës dhe atë te Pojanit.
Jane parashikuar gjithashtu 4 kryqëzime ne disnivel si dhe 2 gjysem kryqëzime dhe gjithashtu 21

Si rrugët me financim të huaj kushtojnë 10 herë më pak

Prej vitesh ekziston një praktikë ku rrugët e ndërtuara me fonde të brendshme kushtojnë shumë herë më tepër se njëjta kategori rrugë e ndërtuar me financim të huaj.

Kjo diferencë sistematike në koston për kilometër të ndërtimin me fonde te brendshme dhe të huaja tregon keqadministrimin e fondeve publike në procesin e investimeve. Për shkak se investimet me financim të huaj kalojnë në procedura e praktika kontrolli që nuk lejojnë kosto jo logjike.
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Infrastrukturës në “Raportin e Monitorimit 2018” shpenzimet faktike për ndërtimin e rrugëve ishin rreth 15 miliardë lekë nga të cilat rreth 9 miliardë lekë financimin i brendshëm dhe 6.3 miliardë lekë financim i huaj.

Shifrat zyrtare të Ministrisë së Infrastrukturës tregojnë se për të njëjtën kategori rruge, kosto e financimit me fonde të brendshme është 10 herë më e lartë se me fonde të huaja.
Nga të dhënat shihet se nga financimi i brendshëm u harxhuan 4.2 miliardë lekë me të cilat u ndërtuan 28.7 kilometër rrugë të kategorisë C. Kosto për kilometër me fondet e brendshme ishte 146 milionë lekë ose 1.1 milionë euro me kursin aktual të këmbimit.

Ndërsa po për kategorinë C me fonde të huaja u harxhuan 205 milionë lekë dhe u ndërtuan 12 kilometra. Kosto për kilometër ishte 17.1 milionë lekë ose 136 mijë euro ose 10 herë më e ulët se me financim të brendshëm.

E njëjta diferencë vlen edhe për kategorinë B. Sipas të dhënave zyrtare për vitin 2018, u investuan 1.7 miliardë lekë me të cilat u ndërtuan 6.7 kilometra rrugë. Kosto për kilometër ishte 262 milionë lekë ose 2 milionë euro për kilometër.

Kosto për kilometër për të njëjtën kategori rruge me fonde të huaja kushtoi shumë herë më pak. Gjatë vitit 2018 u ndërtuan 89 kilometra rrugë të kategorisë B me një shumë prej 3.2 miliardë lekësh. Kosto për kilometër ishte 36 milionë lekë ose 294 mijë euro për kilometër.

Siç shihet nga të dhënat kosto e financimit të brendshëm për kilometër me fonde të brendshme është fiks 10 herë më larte se me fonde të huaja. Në përllogaritje nuk përfshihen shpronësimet pasi këto janë një zë i veçantë që mbulon kostot si për financimin e brendshëm dhe atë të huaj.

Gjatë vitit 2018 janë ndërtuar 4.2 kilometër autostradë e kategorisë A2 2×2 me një shumë 5.3 miliardë lekësh vetëm me fonde te brendshme. Kosto për kilometër përllogaritet në 1.27 miliardë lekë ose më shumë se 10 milionë euro për kilometër. Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një ndryshim ligjor që ka hyrë në fuqi së fundmi u kërkon bizneseve të deklarojnë në zyrat rajonale tatimore të gjitha llogaritë bankare

Kategoritë e punonjësve për efekt të deklarimit, për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore Tatimpaguesit, persona juridikë

"Që nga fillimi i këtij viti në Terminalin e Kontejnerëve në portin e Durrësit janë përpunuar 97,565 mijë kontejnerë TEU (njësi konte

Edhe për vitin 2018, importet e akulloreve kanë shënuar sërish rritje.

Monedha e Eurozonës është shfaqur e qëndrueshme këtë të martë, duke mbetur në kuotën e 121.2 lekëve sikurse dje.

Monedha e përbashkët i është rikthyer ciklit rënës në tregun e brendshëm.

Shqipëria me të 3 rajonet e saj (veri, qendër, jug) renditet më e varfra në Europë sipas një krahasimi që bëri Eurostat për të ardhurat p

Banka e Shqipërisë ka prezantuar sot serinë më të re të kartëmonedhave shqiptare.

Ministrja e Financave, Anila Denaj ndan lajmin se papunësia në vend është ulur në 11.5%, bazuar kjo në anketat tremujore të forcave të pu

Librat dhe pajisjet shkollore janë bërë më të shtrenjta këtë vit.