Siguracionet e makinave, jo më pa prerë kuponin tatimor

09/09/2018 - 20:37

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i bën me dije shoqërive të sigurimit, risigurimit dhe agjentëve të tyre, detyrimin për përdorimin e pajisjeve fiskale, që buron nga ligji nr. 9920, datë 19.05.2008, "Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë" dhe më konkretisht nenin 54 dhe 55. Këto shoqëri e kanë këtë detyrim, si tatimpagues për përdorimin e pajisjeve fiskale, pavarësisht se janë institucione financiare.

Në dispozitat ligjore të referuar më sipër përcaktohet se:

Të gjithë tatimpaguesit e shitjeve me pakicë, që shesin mallra apo ofrojnë shërbime në mjedise apo njësi të përhershme, të hapura për publikun, duhet të instalojnë pajisje fiskale dhe të lëshojnë kupona tatimorë për çdo transaksion. Subjektet, që detyrohen të lëshojnë kupona tatimorë lëshojnë njëherazi edhe faturë, nëse shitja apo shërbimi i kryer është për një përdorim tregtar dhe, për këtë shkak, blerësi është i detyruar ta kërkojë faturën.

Gjithashtu, në nenin 55, pika 1, përcaktohet se: "Tatimpaguesit, që kryejnë qarkullimin e mallrave dhe të shërbimeve, për të cilat pagesat nuk kryhen nëpërmjet bankës, janë të detyruar të instalojnë dhe të përdorin sistemin fiskal, nëpërmjet përdorimit të pajisjeve fiskale, për regjistrimin e pagesave me para në dorë dhe për lëshimin, në mënyrë të detyrueshme, të kuponit tatimor".

Qëllimi i Administratës Tatimore është trajtimi i njëjtë dhe në mënyrë të barabartë i të gjithë tatimpaguesve, si dhe respektimi korrekt e i njëjtë i dispozitave ligjore nga ana e tyre.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një vendim i Këshillit të Ministrave i  miratuar në fund të tetorit të vitit të shkuar përcaktonte kufizimet për importin e mjeteve të pë

Euro po shënon luhatjet mëdha në ditët e para të 2019-s.

Monedha e përbashkët ka shënuar rënie sot në tregun e brendshëm për herë të parë gjatë këtij viti.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, njofton tatimpaguesit mbi afatet e plotësimit të deklaratës së TVSH-së.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Qendra Kombëtare e Biznesit po intensifikojnë bashkëpunimin midis tyre.

Shqipëria kishte shpenzimet më të ulëta për kërkim dhe zhvillim në krahasim me vendet e tjera europiane në 2017-n.

Ekonomia shqiptare po hyn në një fazë ngadalësimi, e cila mund të zgjasë për disa vite.

Euro vazhdon të forcohet në tregun vendas. Një euro është këmbyer sot me 124.98 lekë me rreth 0.73 pikë më shumë se një ditë më parë.

Çmimet e naftës kanë shënuar një tjetër rënie në fillim të janarit, për herë të dytë brenda dy muajve të fundit.