Sigurimi i automjetit arrin vlerën rekord 18.500 lekë

10/02/2013 - 09:20

TIRANE - Tarifa e sigurimit të detyrueshëm të makinave arrin deri në 18 500 lekë. Pas uljes së ndjeshme që pati pësuar sigurimi vjetor i automjetit, që deri rreth një muaj më parë vërtitej në shifrat 6-6.5 mijë lekë tani vlera e tij është trefishuar. Kompanitë e sigurimeve kanë hequr diferencimet sipas fuqisë motorike të mjetit dhe, kështu çmimi i policës së sigurimit TPL është i njëjtë si për të gjitha makinat, pavarësisht fuqisë motorike.

Ulja e ndjeshme e çmimit të policës së sigurimit TPL solli për pasojë, vitin e kaluar, rënie në vlerën që kompanitë e sigurimit dëmshpërblenin drejtuesit e automjeteve në rast aksidentesh. Për të rregulluar tregun u desh ndërhyrja e Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare (AMF), i cili ka caktuar si çmim bazë të primit të riskut vlerën 14.400 lekë të reja.

Ndërkohë kompanitë e sigurimit mbi vlerën e primit të riskut të fiksuar nga AMF kanë aplikuar marzhin e fitimit dhe natyrisht kanë shtuar edhe shpenzimet për shërbimin.

Çmimet e siguracioneve të makinave kanë qenë shpesh objekt përplasjesh mes Autoritetit të Konkurrencës dhe Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Lufta për treg ndërmjet kompanive ka çuar disa herë në çmime që sipas Autoritetit Financiar janë dukshëm abuzivë. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Duke analizuar zhvillimin e qëndrueshëm global të përcaktuar në objektivat e Kombeve të Bashkuara, deri në vitin 2031, Banka Botërore gje

Në këto kohë të COVID-19, është interesante të dini se sa po shpenzohen për kujdesin shëndetësor, teksa tërheq vëmendjen Eurostat në një

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në një raport të fundit ka hedhur dritë mbi fondet që janë shpenzuar për rindërtimin në krahasim me pla

Banka Botërore lajmëron se, pandemia Covid-19 do të bëhet shkak në përkeqësimin e treguesve kryesorë të shëndetit.

Dollari amerikan ka prekur nivelin më të ulët të gjashtë viteve të fundit në kursin e këmbimit me lekun.

Konsumatorët shqiptarë shpenzojnë pothuajse gjysmën e parave që kanë në dispozicion për t’u ushqyer.

Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar përfundoi rishikimin e Parë të Monitorimit të Pas-Programit [1] me Shqipërinë në 23 nëntor.

Në farmacitë e Tiranës aktualisht ka mungesë termometrash, nga ato të thjeshtat me çmim 100-150 lekë, teksa gjenden më vështirësi disa të

Shtimi i kërkesës në pandemi, për bimët e çajit, boronicës dhe sherebelës nga Europa dhe SHBA, nuk arriti të shfrytëzohet plotësisht nga

Depozitat kanë vijuar tendencën e rritjes së qëndrueshme edhe në tetor, ndonëse në ritme më të ulëta në krahasim me dy muajt e mëparshëm,