Sigurohen fondet për hekurudhën Tiranë-Durrës

Postuar: 11/07/2018 - 09:03

Mbyllet përfundimisht sigurimi i fondeve për projektin e rindërtimit të hekurudhës Tiranë-Durrës, me degëzim drejt Rinasit.

Një hua prej rreth 36 milionë eurosh dhënë nga BERZH-i, plotëson të gjithë financimin, i cili në total shkon në mbi 90 milionë euro.

Marrja e kredisë u miratua nga Komisioni i Veprimtarive Prodhuese me votat e mazhorancës, ndërsa opozita nuk merrte pjesë, ashtu siç po vepron duke bojkotuar edhe komisionet parlamentare dhe seancën plenare një ditë më parë.

Me kalimin e kohës zbardhen detaje të reja të projektit, si ajo e çmimit të biletës.

Artan Shkreli, zv/ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, deklaroi: “Mendohet që bileta të kushtojë 1 deri në 2,2 euro”.

Sipas studimeve, parashikohen 500 mijë deri 600 mijë udhëtarë në muaj, ndërkohë që nuk përjashtohet që operimi i trenave të bëhet nga kompani private.

Operatorët mund të jenë publikë apo privatë, por edhe një mundësi kombinimi të operatorëve”, tha Shkreli.

Tenderi ndërkombëtar për rindërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës është hapur dhe pas fazës parakualifikuese do të zhvillohet faza e zgjedhjes së fituesit. Punimet nisën në fund të vitit 2018 dhe do të zgjasin 30 muaj. /TCh/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Qeveria shqiptare do të dalë për herë të tretë në tregjet ndërkombëtare për të marrë borxh nëpërmjet emetimit të një eurobondi.

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka bllokuar aksesin e 56 faqeve elektronike që ofronin zhvillimin e lojërave onl

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, nëpërmjet rubrikës së këshillimit, ka informuar tatimpaguesit  me të drejtat dhe detyrimet e kategor

Një projektligj që është duke u hartuar nga Ministria e Financave synon të ofrojë trajtim të njëjtë si për investitorët vendas dhe ato të

   Të hënën u prezantuan kartëmonedhat e reja 100 dhe 200 euroshe, të cilat pritet të dalin në qarkullim Majin e ardhshëm.

Në 6-mujorin e parë të vitit, ekonomia shqiptare në tërësi gjeneroi 14.4 mijë vende të reja pune, por vetëm 23% e tyre, ose rreth 3,274 v

Kazinotë elektronike kanë afat të zhvendosen nga zonat e banuara të qytetit dhe fshatit brenda 31 dhjetorit të këtij viti.

Aeroporti i Rinasit vijon të jetë më i shtrenjti në rajon, ndonëse jemi në mes të muajit shtator dhe sezoni turistik po shkon drejt fundi

Muaji gusht 2018, shënon edhe shifrat më të larta të vonesave dhe anulimeve të fluturimeve nga dhe drejt “Aeroportit Ndërkombëtar Nënë Te

Në kuadër të informimit të biznesit Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është ndalur sot te personat juridikë me xhiro mbi 8 milionë lekë