TABELA/ Skema e shitjeve fiktive 34 milionë euro, si u mashtrua me TVSH-në dhe tatim fitimin

18/01/2019 - 14:03

Një skemë e 20 subjekteve që bashkëpunonim me njëri-tjetrin përmes faturave fiktive në një shumë totale prej 34 milionë eurosh, me qëllim uljen e pagesave mujore të TVSH-së si dhe rritjen fiktive të shpenzimeve, në mënyrë që të paguanin më pak tatim fitim, u zbulua së fundmi nga Drejtoria e Hetimit Tatimor, duke i shkaktuar buxhetit një dëm prej rreth 18 milionë euro.

Sipas materialit të prokurorisë, skema funksiononte në këtë mënyrë:

Janë 20 shoqëri në objekt hetimi dhe 30 persona, që kanë kryer blerje fiktive nga shoqëritë që operojnë në fushën e tregtimit të produkteve ushqimore, TVSh e mbledhur nga këto për blerje më pas e shesin në mënyrë fiktive te shoqëri të treta që operojnë në fushën e ndërtimit.

Në tabelën në fund, të përpunuar nga Monitor janë hedhur të dhënat për kompanitë, datat e krijimit, aktivitetin dhe gjitha blerjet dhe shitjet e deklaruara.

Pjesa më e madhe e kompanive janë krijuar në vitin 2017, madje ka raste kur disa prej tyre janë themeluar në të njëjtën ditë. Ato janë shpërndarë në disa qytete, si në Tiranë, kryesisht në zonën e rrugës Ferit Xhajko, apo te Ali Demi, në Durrës, Lezhë, Fushë Kuqe etj.

Subjektet në përgjithësi kanë pasur 1 deri në 11 të punësuar, por nga hetimi ka rezultuar se që të gjithë punonjësit e shoqërisë kanë qenë të punësuar në kohë të ndryshme në subjektet objekt hetimi. “Punonjësit e subjekteve rezultojnë të punësuar aktualisht por edhe më përpara në subjekte të ndryshme ku janë të regjistruar në funksione të ndryshme si  Lavazhier, Punëtor krahu, Punëtor ngarkim shkarkimi, bojaxhi, shitës në dyqan, kamarier etj”, thuhet në materialin e prokurorisë.

Blerjet janë kryer vetëm nga shoqëri që operojnë në fushën e tregtisë së artikujve ushqimorë, ndërsa shitjet kanë kryer vetëm në subjektet që operojnë në fushën e ndërtimit. Niveli më i lartë i shitjeve të deklaruara nga një kompani e vetme është deri në gati 5 milionë euro (kompania Lumi 06, shiko tabelën).

Sipas materialit të prokurorisë “nga analizimi dhe studimi i të dhënave shoqëritë objektit të hetimi kanë funksionuar si satelit (ndërmjetëse) duke u përdorur nga shoqëri riimportuese që operojnë në fushën e artikujve ushqimore për të shkarkuar vlerën totate rreth 4.3 miliardë lekë (34 milionë euro), e cilat më pas nga këto subjekte është bërë e mundur që kjo vlerë të injektohet në mënyrë direkte në shoqëri tregtare që operojnë në fushën e ndërtimit, këto të fundit me kontabilizimin e kësaj vlere kanë ulur pagesën e TVSH mujore, si dhe duke rritur fiktivisht shpenzimet vjetore duke ulur në këtë mënyrë normën e Tatim fitimit”.

Në analizë të gjithë fakteve dhe provave të grumbulluara nga ana jonë, kemi dyshimin e arsyeshëm se nga ana e këtyre subjekteve është ngritur një skemë mashtrimi me qëllim shmangien e pagesës së TVSh-së, duke kryer blerje në mënyre fiktive për tu ngarkuar me gjendje TVSH dhe më pas këtë gjendje të TVSH ta përdorin duke kryer shitje në mënyre fiktive të subjekte të treta, këto të fundit me këto blerje ulin fashën e pagesës mujore të TVSH-së si dhe ulin normën e TF, duke rritur fiktivisht shpenzimet vjetore, nga këto dyshime na është krijuar bindja se këto subjekte kanë funksionuar si një i vetëm, thuhet në raportin e prokurorisë.

Prokuroria dyshon se në skemë mund të ketë dhe persona të tretë të cilët nuk figurojnë si administratorë ose aksionerë (menaxher shitjesh dhe personat përfitues).

Një tjetër dyshim është se pas subjekteve mund të jenë 2 osë më shumë studio kontabël të cilët bejnë rakordimet e faturave dhe deklarimin e tyre në sistemin tatimor .

Duke llogaritur me afërsi dëmin e shkaktuar në buxhetin e shtetit subjekti objekti hetimi ne total kanë shkaktuar një dëm në vlerën e TVSH si dhe TF 18,000,000 euro.

Si rezultat i këtij operacioni 13 persona u arrestuan ndërsa 12 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Marrë nga "Monitor"

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Qeveria duket se së fundmi ka vendosur të përmbysë modelet e veta të zhvillimit në disa sektorë.

Në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor përveç Shqipërisë fondet për bujqësinë kanalizohen si mbështetje direkte për fermerët, kryesis

Sado e çuditshme që mund t’ju duket, Po – dashuria kushton.

Shqipëria dhe Mali i Zi u renditën nga Komisioni Europian me borxhin publik më të lartë në rajon për vitin 2018, në raportin periodik për

Çmimet e prodhimeve të stinës, kryesisht perimet dhe zarzavatet pësuan rritje jo të zakonte gjatë muajit janar, teksa INSTAT raportoi se,

Komisioni i Prokurimeve Publike i ka hapur rrugën koncesionit të shumëpërfolur për ‘kontrollin e pompave’ në stacionet e karburanteve.

Ish-ministri i Financave dhe kryetari i Komisionit te Ekonomise dhe Financave, Arben Ahmetaj thotë se sipas Raportit të Komisionit Evropi

Volumi gjithnjë e në rritje i pasurive të sekuestruara paraqet nevojën për përmirësime të mëtejshme ligjore.

Edhe pse fondi i pagave për punonjësit në sektorin publik ka ardhur me rritje vit pas viti, vlera e tyre në raport me PBB ka pësuar rënie

Banka e Shqipërisë ka reaguar për herë të parë për çështjen e licencimit të Abi Bank.