Taksa e shtëpisë, ja pagesat për çdo zonë

08/03/2018 - 15:53

Qeveria miraton meteodologjinë për përcaktimin e vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme “ndërtesa”, bazën e taksës për kategori specifike dhe kriteret e rregullat për vlerësimin alternativ të detyrimit të taksës.

Nga 1 prilli, të gjithë personat që kanë në pronësi një shtëpi, garazh të mbyllur apo ambient tjetër do të paguajnë taksë mbi ndë-rtesën 0.05%, e cila do të llogaritet mbi hartën e vlerës.

Grupet që taksohen
Taksapagues është çdo individ, person fizik ose juridik, vendës ose i huaj, pronar apo përdorues i pasurive të paluajtshme në territorin e Republikës së Shqipërisë, pavarësisht nga niveli i shfrytëzimit të këtyre ndërtesave. Detyrimin për pagimin e taksës mbi pasurinë e paluajtshme “ndërtesë” e kanë, sipas rastit, pronari ose bashkëpronari, sipas pjesës që zotëron, apo përdoruesi i pasurisë së paluajtshme, për pasuritë që nuk janë të pajisura me dokumente të pronësisë, personat që kanë aplikuar për legalizim të ndërtesës, zhvilluesit, të cilët nuk arrijnë të mbyllin ndërtimin sipas lejes përkatëse të lëshuar nga njësia e vetëqeverisjes vendore.

Vlera e pasurisë
Vlerë e pasurisë është vlera aktuale e pasurisë së paluajtshme ndërtesë/njësi pronësore e njohur me dokumente ligjore, ose vlera e përcaktuar me një nga metodat e përshkruara në këtë metodologji. Vlera e pasurisë është baza e taksueshme mbi të cilën aplikohet shkalla e taksës së pasurisë së paluajtshme ndërtesë/njësi pronësore. Vlera e pasurisë llogaritet si shumëzim i çmimit për metër katror me sipërfaqen e ndërtesës/njësisë pronësore. Ndërsa “veprimtari ekonomike”, konsiderohet çdo veprimtari e kryer nga prodhuesit, tregtarët, personat që furnizojnë mallra dhe shërbime, përfshirë veprimtaritë nx-jerrëse, industriale, tregtare, të shërbimit, bujqësore dhe veprimtaritë profesionale.
Veprimtari ekonomike konsiderohet gjithashtu, shfrytëzimi i pasurisë së trupëzuar ose të patrupëzuar, me qëllim realizimin e të ardhurave me karakter të vazhdueshëm.

“Çmim vlerësues”, njësia matëse e vlerës për metër katror të sipërfaqes së ndërtimit të pasurisë së paluajtshme. Ky çmim mund të jetë çmimi i tregut ose çmimi i vlerësuar i përcaktuar me këtë metodologji.

“Ndërtesë”, objekti/objektet e ndërtuara mbi/nën sipërfaqen e tokës ose të lidhura me tokën dhe që përfaqëson një strukturë ndërtimore me një ose më shumë njësi pronësore, e cila është objekt i taksës mbi ndërtesën sipas përcaktimit të dhënë në ligj. “Ndërtesë e papërfunduar”, objekti ndërtimor në tërësi ose/edhe ajo pjesë e ndërtesës ekzistuese, për të cilin zhvilluesi është pajisur me leje ndërtimi, por që nuk ka arritur ta përfundojë atë sipas afatit të përcaktuar në aktin e miratimit të kërkesës për leje ndërtimi.

Shembuj
• Formula e re do të jetë: m2 X çmimin minimal fiskal X 0.05%.
Për një shtëpi 100 m2 në zonën “Selvisë” në Tiranë taksa llogaritet:
100m2 X 110,000(l/m2)X 0,05%, 5500 lekë
Për një shtëpi në Surel në Tiranë taksa llogaritet:
250m2 X 448(l/m2)X 0.05%, 5600 lekë
Për një banesë në Korçë
100m2 X 45,816 (l/m2) X 0.05% 2290 lekë

Sipërfaqja e prezumuar
Nëse identifikohet ekzistenca, por nuk arrihet të përcaktohet sipërfaqja e ndërtesës/njësisë pronësore, përdoren vlerat referuese për sipërfaqe, si më poshtë vijon:
a) 100 (njëqind) metra katrorë sipërfaqe për njësi pronësore, për ndërtesat për banim.
b) 70 (shtatëdhjetë) metra katrorë sipërfaqe për njësi pronësore, për ndërtesat për banim, të privatizuara me ligjin nr.7652, datë 23.12.1992, “Për privatizimin e banesave shtetërore”, të ndryshuar.

Lajmin e plotë e lexoni në Gsh.al: http://www.gsh.al/2018/03/08/taksa-e-shtepise-ja-pagesat-per-cdo-zone/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Aktivitetet e ushtruara nga personat juridikë në fushën e prodhimit/zhvillimit të software-ve, për të cilat aplikohet shkalla tatimore e

Edhe për vitin 2019 çmimi i energjisë nuk ka gjasa që të ndryshojë.

Së shpejti shërbimi bankar do të zgjerohet edhe në zonat rurale.

Monedha e përbashkët ka njohur vetëm rënie që nga fundi i muajit nëntor, duke arritur në ditën e sotme në 123.41 lekë, një rekord i ri i

Në takimin e fundvitit me Shoqatën e Bankave, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Genc Sejko u ka kërkuar rritjen e kreditimit të ekonomis

Paga mesatare në ekonomi shënoi ulje në tremujorin e tretë të vitit 2018 në raport me tremujorin e dytë.

Euro ka vijuar rënien edhe gjatë ditës së sotme duke prekur një tjetër nivel rekord të ulët.

Drejtoria Rajonale Tatimore Durrës ka shënuar performancën më të lartë në realizimin e të ardhurave, për këtë arsye është përzgjedhur si

Ndërkohë tarifat e studentëve janë rritur nga viti në vit sidomos pas 2015-s, të ardhurat nga tarifat që paguajnë ata kanë shënuar rënie

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në rubrikën “Tatimet Këshillojnë” kanë publikuar informacionin mbi vlerësimin tatimor, mënyrat si bëh