Taksa e ulur për banesat/ Nga një janari, rihapet procesi i rivlerësimit

07/12/2019 - 15:31

Duke filluar nga data 1 janar qytetarët do të kenë mundësinë të rivlerësojnë pasuritë e patundshme sipas vlerës së tregut duke paguar një tatim të zbutur.

Në dakordësi me qeverinë, komisioni parlamentar i ekonomisë ka propozuar projektligjin, i cili u jep mundësi qytetarëve të rivlerësojnë pronat me çmimet e tregut duke paguar jo 15 për qind sa çështë taksa në fuqi aktualisht, por vetëm 3 për qind.

Sipas draftit të depozituar në kuvend, ky lehtësim do të jetë I kufizuar në kohë dhe do ta përfitojnë vetëm qytetarët që I rivlerësojnë pasuritë e tyre brenda datës 30 gusht të vitit të ardhshëm. Pas kësaj date, taksa rikthehet në nivelin e saj normal, pra 15 për qind. Por si përfitojnë qytetarët nga kjo masë?

Sipas legjislacionit tatimor, shitja e një prone të patundshme në Shqipëri, qoftë kjo banesë apo tokë, i nënshtrohet taksës 15 për qind, e cila llogaritet mbi diferencën mes çmimit të shitjes dhe atij të blerjes.

Pra, nëse një individ e ka blerë një apartament 50 mijë euro para disa vitesh, por sot e shet atë 70 mijë euro, atëherë ai duhet të paguajë një taksë 15 për qind mbi diferencën e çmimit të shitjes me atë të blerjes. Në këtë rast kjo diferencë është 20 mijë euro dhe detyrimi tatimor që duhet të paguhet nga qytetari është 3 mijë euro.

Por ligji i ri që hyn në fuqi në një janar I jep të drejtën këtij individi, që ta rivlerësojë banesën me çmim tregu duke paguar jo 15 për qind por vetëm 3 për qind. Rrjedhimisht për shembullin e mësipërm, taksa zbret nga 3 mijë euro që duhet të paguhej normalisht në vetëm 600 euro, pra 5 herë më pak.
Sipas relacionit të projektligjit, kjo masë pritet të nxisë rivlerësimin e 50 mijë pasurive të patundshme duke sjellë një efekt pozitiv të ardhurash në buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm prej 4 miliardë lekësh ose rreth 33 milionë euro. /Top Channel

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kodi i Ri Ajror është publikuar së fundmi në Fletoren Zyrtare dhe pritet të hyjë në fuqi brenda muajit gusht, duke sjellë kështu një sërë

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë tatimpaguesit dhe individët e interesuar se data 25 gusht 2020 është afati i fundit

Anketimi me sipërmarrjet nxjerr në pah pasojat e rënda të pandemisë të shkaktuar te sipërmarrjet.

Ekonomia ka hyrë në një fazë kritike.

Shqipëria brenda këtij viti do të bëjë transparente llogaritë bankare për të paktën 82 vende të botës të cilat kanë rënë dakord të shkëmb

Në rrugët kryesore të Tiranës, ku më parë vitrinat e dyqaneve ishin të mbushura me mallra të reja, tani shihen shpesh të afishuar lajmëri

Pandemia e koronavirusit ka hapur një gropë të madhe në ekonominë shqiptare ku për vitin 2020 rrezikohet që humbja të shkojë në 1.8 milia

Më 17 shkurt të vitit 2020, në Konferencën e Donatorëve, e cila u mbajt në Bruksel për të mbledhur financime për rindërtimin e pasojave t

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha një konferencë për mediat se pandemia e koronavirusit goditi rëndë ekonominë shqiptare

Monedha e gjelbër ka shënuar një tjetër rënie në tregun e brendshëm edhe gjatë ditës së sotme, ndryshe nga euro që ka ndalur nënçmimin.