Taksat që paguajnë bizneset me xhiro 2 deri në 5 milionë lekë pas hyrjes në TVSH

19/09/2018 - 17:00

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, nëpërmjet rubrikës së këshillimit, ka informuar tatimpaguesit  me të drejtat dhe detyrimet e kategorisë së tatimpaguesve: “Person Fizik me xhiro 2 deri në 5 milionë lekë”.

Person Fizik, quhet një individ i cili kërkon të ushtrojë një aktivitet tregtar të pavarur dhe është i vetëpunësuar, i vetëm dhe/ose me punëmarrës anëtarë të papaguar të familjes dhe persona të tjerë.

Personi Fizik regjistrohet si i tillë në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Nëse një Person Fizik, ka një xhiro vjetore të biznesit nga 2 deri në 5 milionë lekë, ai është subjekt i TVSH-së, dhe ka detyrime për të deklaruar dhe paguar TVSH; Kontributet e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore; Tatimin mbi të Ardhurat nga Punësimi dhe Tatimin në Burim (nëse i ka si përgjegjësi tatimore), si dhe ka detyrimin për të deklaruar Tatimin e Thjeshtuar mbi Fitimin. Për këtë kategori Tatimi i Thjeshtuar mbi Fitimin është me shkallë 0%.

Kujdes:

  1. Përgjegjësitë tatimore fillojnë nga data e regjistrimit në QKB.

  2. Verifiko dhe qartësohu për përgjegjësitë tatimore të listuara në kategorinë “Profili im”.

  3. Deklarimet për detyrimet tatimore bëhen vetëm nëpërmjet kësaj llogarie elektronike.

  4. Nëse ke probleme gjatë regjistrimit dhe përdorimit të llogarisë tuaj elektronike:

  5. a) Telefono Qendrën e Thirrjeve të DPT në numrin e telefonit 0800 00 02;

  6. b) Merr udhëzime drejtpërsëdrejti në seksionin “live chat” të këtij shërbimi;

  7. c) Paraqitu personalisht pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore (DRT), ose kliko në faqen e DPT

 

Në marrëdhënie me Administratën Tatimore ke të drejtë për:

  1. Informim dhe sqarim për legjislacionin;

  2. Ruajtjen e konfidencialitetit të të dhënave tua;

  3. Marrje njoftimi paraprakisht për aktet që lidhen me detyrimet tatimore;

  4. Kontrolle tatimore në kohë të arsyeshme, në vendin e duhur dhe brenda afateve të ligjit;

  5. T’u dëgjuar para marrjes së vendimeve që lidhen me biznesin tënd;

  6. Të marrë informacion nga dosja jote tatimore; g. Përfaqësim me persona të autorizuar prej teje;

  7. Ankimim ndaj veprimeve dhe mosveprimeve të administratës;

  8. Një shqyrtim të pavarur administrativ të ankesave të bëra;

  9. Marrë ose printuar nga sistemi elektronik (e-albania) vërtetime për:

  10. Përgjegjësitë tatimore;

  11. Detyrimet e paguara;

  • iii. Pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore;

  1. Xhiron e 3 viteve të fundit;

  2. Statusin si tatimpagues (aktiv, pasiv) dhe afatet konkrete për secilin rast;

  3. Posedim mjeti.

  • Për regjistrim të investitorit;

  •  Për kontributet e paguara për individin;

  1. Vërtetim për individë të paregjistruar.

/Monitor/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit të Investimeve, Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj tha se këtë vit ka qenë se

Shqipëria renditet në mesin e 15 vendeve për emigracionin e lartë të personave të arsimuar dhe me grada shkencore.

Arsimi merr për familjet e reja  çerekun e shpenzimeve, madje më shumë  se për t’u ushqyer dhe strehuar.

Monedha e përbashkët europiane ka shënuar ditën e shtatë radhazi me rënie në tregun vendas.

Gjatë ditës së sotme u prezantua Studimi i Realizueshmërisë për rehabilitimin e linjës hekurudhore Durrës – Rrogozhinë – Elbasan – Pograd

Veprimtaria ekonomike shënoi rritje në pothuajse të gjitha zonat turistike në vend.

Shpenzimet e familjeve shqiptare u rriten me ritme më të shpejta se të ardhurat na pjesën e parë të vitit 2018.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar pas kërkesës së opozitës për ta përjashtuar atë nga Delegacioni Parlamentar i S

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve mbylli zbatimin e planit sektorial të turizmit.