TAP planifikon studime në det të hapur, në Adriatik

19/12/2012 - 11:17

 

TIRANE- TAP planifikon nisjen e studimeve në det të hapur në detin Adriatik përgjatë këtij dimri. Qëllimi i këtyre studimeve është mbledhja e informacioneve dhe kampionëve të tjerë për identifikimin e gjurmës optimale të kalimit në det. 

TAP planifikon studime në det të hapur të cilat do të përfshijnë hulumtime të ndryshme përgjatë gjurmës së propozuar të kalimit të gazsjellësit në det të hapur në ujërat ndërkombëtare, italiane dhe shqiptare të detit Adriatik. Qëllimi i studimeve është hartëzimi i fundit të detit, identifikimi i pengesave të mundshme përgjatë gjurmës së kalimit, si dhe mbledhja e kampionëve të shtresës së fundit të detit. 

TAP ka kontraktuar tre anije për kryerjen e këtyre aktiviteteve të ndryshme. Çdo anije do të kryejë punime për një periudhë të shkurtër kohore, që zgjat nga një deri në tre javë. Një nga këto anije do të dallohet qartë nga bregdeti shqiptar për rreth një javë. Ajo do të qëndrojë të paktën 1000 metra larg bregut. Përveç kësaj, do të kryhen studime për të garantuar ndikimin minimal në mjedis. 

Albert Haak, drejtor i TAP-it për Shqipërinë deklaroi: “TAP-i është ende në procesin e mbledhjes së informacionit të detajuar dhe të kampionëve përgjatë rrugës së propozuar të kalimit të gazsjellësit në det të hapur dhe në tokë për t'u siguruar që ajo gjurmë kalimi është më e sigurta dhe me ndikimin më të ulët në mjedisin përreth. Kjo po kryhet nga ekspertët më të mirë, në pajtim të plotë me standardet më të larta ndërkombëtare.” 

TAP-i planifikon që të kryejë studime të tjera në muajt në vijim. Ndërtimi i gazsjellësit do të fillojë nëse konsortiumi i Shah Deniz në Azerbajxhan do ta përzgjedhë TAP-in si rrugën e tij kryesore të transportit të gazit drejt Italisë. 

Rruga e propozuar e kalimit të TAP-it në Shqipëri

Rruga e kalimit të TAP-it në Shqipëri u identifikua në vitet 2009-2012, gjatë studimeve të detajuara të përcaktimit të rrugës së kalimit të gazsjellësit. Në veçanti, vëmendje e veçantë iu kushtua shmangies së habitateve natyrore të ndjeshme. Gazsjellësi TAP në Shqipëri do të jetë rreth 209 km i gjatë në tokë dhe 60 km në det të hapur në pjesën shqiptare të detit Adriatik. 

TAP-i do të jetë një nga investimet e huaja të drejtpërdrejta më të mëdha në Shqipëri dhe do të ndihmojë në zhvillimin e infrastrukturës energjetike të vendit dhe si rrjedhim do të nxisë rritjen ekonomike duke krijuar vende pune dhe duke zhvilluar aftësitë vendore. 

TAP-i pret të përzgjidhet si zgjidhja e preferuar e transportit të gazit nga konsortiumi i Shah Deniz në Azerbajxhan në vitin 2013. Pasi të merret vendimi përfundimtar i investimit për gazsjellësin dhe pas marrjes së të gjitha miratimeve të nevojshme, TAP-i do të fillojë ndërtimin (i cili parashikohet në 2015).

Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) është një projekt gazsjellësi për gazin natyror. Gazsjellësi do të transportojë gazin nga rajoni i Kaspikut nëpërmjet Greqisë dhe Shqipërisë dhe përmes detit Adriatik në Italinë Jugore dhe më tej në Evropën Perëndimore. Projekti ka si qëllim rritjen e sigurisë së furnizimit, si dhe larminë e furnizimit me gaz për tregjet evropiane. TAP-i do të hapë të ashtuquajturin Korridorin Jugor të Gazit për në Evropë dhe do të krijojë një treg të ri për gazin natyror nga deti Kaspik. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Buxheti i shtetit është vënë në presione të shumëfishta prej detyrimeve të prapambetura, teksa një stok faturash prej 108 milionë eurosh

Drejtoresha e Tatimeve, Delina Ibrahimi ka bërë sot një përmbledhje të rezultateve të aksionit anti-informalitet, të nisur nga fillimi i

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur ndjeshëm parashikimin për rritjen ekonomike të vendit për vitin 2019, në raportin e fundit të “Pasqyrë

Struktura e borxhit të familjeve shqiptare është shumë e ndryshme, që nga kredia bankare deri tek tregjet informale, overdrafti dhe të as

Pas tërmeteve “tundet” qeveria, nuk regjistrohen pronat pa sigurim 10-vjeçar.

Mbi 2000 familje të vrojtuara nga Banka e Shqipërisë raportuan rënie të punësimit, të ardhurave dhe shpenzimeve në gjashtë muajt e parë t

Edhe gjatë ditës së sotme, monedha e përbashkët europiane ka fituar pikë ndaj Lekut vendas. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë,

Banka e Shqipërisë raportoi se çmimet e banesave janë rritur me 1.8 për qind në gjashtëmujorin e parë të vitit në raport me të njëjtën pe

Pas kërkesave të vazhdueshme të grupeve të interesit, procesi i fiskalizimit është shtyrë dhe nuk pritet më të fillojë më nga 1 janari, s

Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet në 2.9% këtë vit, për shkak të uljes së prodhimit të energjisë nga pakësimi i reshjeve, raporto