TAP, sa 71 “Eiffel”. Në 2018 lëshohet gazi nga Azerbajxhani

Postuar: 16/10/2017 - 20:44

   Ndërtimi i gazsjellësit TAP po shkon drejt fundit sipas parashikimeve. Nga Zvicra kompania njoftoi zyrtarisht se ka përfunduar dërgesat e të gjitha tubave në tre vendet pritëse, Shqipëri, Itali dhe Greqi.

Në Selanik u bë transporti i fundit, duke mbyllur kështu një nga ciklet më të rëndësishme të ndërtimit të gazsjellësit.
Gjithsej janë transportuar 55 mijë segmente tubash çeliku, me një peshë prej 580 mijë tonë, sa 71 kulla “Eiffel”. Dërgesa e parë është bërë në prill 2016, në Durrës. Shtrimi i tubacionit përgjatë gjurmës pritet të përfundojë vitin ardhshëm, ndërkohë që paralelisht punohet në stacionet e pompimit.
Dërgesat e para do të lëshohen nga Azerbajxhani drejt Turqisë dhe Gjeorgjisë në 2018, ndërsa në tregun evropian gazi do të mbërrijë në 2020.
TAP nënvizon faktin se si ky gazsjellës përveç Evropës perëndimore hap perspektiva të reja furnizimin me gaz natyral të vendeve të Ballkanit, duke mbështetur kështu ndërtimin e gazsjellësit tjetër Adritiko-Jonian, që nis në Shqipëri dhe përfundon në Kroaci.
Pikërisht ky projekt do të përshpejtojë ngritjen e rrjetit të transmetimit të gazit në vendin tonë dhe një pjesë e mirë e industrisë në vend mund të përfitonte nga ky burim energjie i lirë.
Përfundimi i ndërtimit të gazsjellësit do sjellë edhe uljen e peshës në investimet e huaja në Shqipëri, e cila mbeti e lartë dhe e përqendruar në dy projekte të mëdha, TAP dhe kaskada e Devollit. /TCH

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Euro dhe dollari kanë humbur sot pikë në tregun e brendshëm, pas disa ditësh që valutat kishin shënuar një rritje të lehtë, por të qëndru

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar sërish sot se objekt i kontrollit për subjektet që operojnë në turizëm do të jenë biznese

Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar në mbledhjen e së mërkurës një leje ndërtimi për një kullë 21 kate mbi tokë dhe katër nëntoke

   Eurostat ka publikuar indeksin e nivelit të çmimeve në vendet e Bashkimit Europian dhe vendet kandidate.

   Operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike, OSHEE, është në situatë të vështirë financiare, një fakt ky qe e pranon vetë kompania

Monedha e përbashkët europiane ka ndalur rënien përkundrejt lekut.

Euro e ka nisur këtë javë duke u nënçmuar në raportet e këmbimit me lekun.

Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë organizoi më datë 13 qershor, në kuadër të zbatimit të planit të veprimit për sezonin, një takim me op

Kursi i kembimit duket se është stabilizuar gjatë ditës së sotme, pas luhatjve te forta në tregun vendas.

Sot në orën 17:00 do të nisë ndeshja e parë e Kampionatit Botëror të Futbollit 2018 dhe janë pikërisht, të zotët e shtëpisë, Rusët që do