Tarifat/ Doni targë 001 apo 007 për makinën tuaj? Si t’i porosisni

03/05/2019 - 12:19

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve dhe Transportit Rrugor (DPSHTRR) për herë të parë këtë vit, ka sjellë sistemin e rezervimit online për targat e serive të veçanta, në kuadër të luftës kundër informalitetit.

Një nga shërbimet më të reja nga DPSHTRR janë Targat SUVENIR për dedikime, personalizime, showroom, zyrë a shtëpi të cilat tashmë mund të porositen online. Ky shërbim i ofron individëve mundësinë e personalizimin të targës duke zgjedhur formën dhe ngjyrën e preferuar. Sipas njoftimit , tarifa për targën Suvenir është 1500 Lekë të reja.

DPSHTRR bën të ditur se shërbimet për targat e serive të veçanta dhe tarifat përkatëse janë si më poshtë:

Për automjetet ofrohen dy kategori të ndryshme targash të veçanta: Kategoria e Parë përfshin të gjitha targat, tre numëroret e të cilave janë të njëjtë, pavarësisht nga çifti i shkronjave para dhe pas tyre, si edhe dy tre numërorët 001 dhe 007 që kanë kërkesa më të larta. Tipi : “111, 222, 999 dhe 001, 007”. Tarifa për marrjen e këtij tip targe është 30,000 lekë plus tarifat standarde të shërbimit të regjistrimit të automjetit.

Gjithashtu, përfshihen të gjitha targat, tre numërorët e të cilave fillojnë ose mbarojnë me dy (2) zero, ose dy numrat anësorë janë njësoj dhe zero në mes, pavarësisht nga çifti i shkronjave para dhe pas tyre (përveç 001 dhe 007). Tipi: “002, 006, 009, 900, 600, 200, 101, 707, 606”. Tarifa është 20,000 Lekë plus tarifat standarde të shërbimit të regjistrimit të automjetit.

Për moto mjetet ofrohet një kategori e veçantë: Kategoria e vetme përfshin të gjitha targat, tre numërorët e të cilave janë të njëjtë, pavarësisht nga çifti i shkronjave para dhe pas tyre. Tipi : “111, 222, 999”. Tarifa është 10,000 Lekë plus tarifat standarde të shërbimit të regjistrimit të moto mjetit.

Sipas DPSHTRR, për të gjitha kategoritë, përveç vlerës së shërbimit, do të aplikohet edhe vlera prej 7,700 Lekë që përfshin tarifat standarde për pajisjen me targë/regjistrim mjeti pranë DRSHTRR-ve për automjetet; ndërsa kjo vlerë për moto mjetet është 6,700 Lekë.
Sipas njoftimit, për automjetet nuk përfshihen tarifa RBS, Kalim Pronësie ose ndryshim formati targe nga drejtkëndëshe në katrore.
Të gjithë aplikantët e këtij shërbimi do të kenë prioritet në kryerjen e procedurave, pa pritur në radhë.

DPSHTRR tha se të gjithë qytetarët/subjektet duhet të kryejnë regjistrimin online duke paraqitur të dhënat e kërkuara të mjetit dhe ato personale/të subjektit të sakta, sipas kartës së tyre të identitetit/niptit të aktivitetit.

Aplikuesit duhet të bëjnë kujdes në momentin e marrjes së shërbimit pranë DRSHTRR-ve, pasi duhet të jetë ose zotëruesi i mjetit ose person i autorizuar nga subjekti biznes, enti leasing, koncesionar, agjenci shërbimesh./ATA

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Taksa e ndërtesës e cila vitin e shkuar iu nënshtrua reformimit në metodologji duke pasur si bazë vlerën e truallit dhe sipërfaqen e ndër

Ndonëse zyrtarisht të varfër, shqiptarët arrijnë të kursejnë, duke lënë mënjanë kënaqësitë e jetës, duke pasur ndihmën e të afërmeve emig

Në pesë muajt e parë të vitit, Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike i është dashur të zhvillojë disa dhjetëra procedura prok

Administrata Tatimore njofton se çmon shumë të rëndësishëm komunikimin informues dhe ndërgjegjësues me opionin publik dhe komunitetin e t

Shpenzimet që i duhen një familjeje mesatare në muaj për të kryer një jetë dinjitoze, janë gati 50% më të larta sesa të ardhurat që ata m

Që nga viti 2015 deri në fund të 2018-s bankat kanë fshirë nga bilancet 46 për qind të kredive të këqija ose 55 miliardë lekë (440 milion

Përmes një postimi në Facebook, ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku ngre alarmin se financat e vendit janë në ditë kritike ndërsa shte

Në fund të marsit 2019 primet e shkuara bruto për sigurimin e pronës nga zjarri dhe natyra arritën 284 milionë lekë, me një rënie me 26.

Vetëpunësimi ka një peshë të lartë, rreth 35% në totalin e punësimit në Shqipëri, por vitet e fundit, numri i të vetëpunësuarve po bie me

Si çdo vit, në prag të çeljes së sezonit turistik, Administrata Tatimore sjell në vëmendje të individëve që ofrojnë akomodime si edhe të