Tatimet: Afatet e deklarimit dhe pagesës së detyrimeve tatimore nuk kanë ndryshuar!

07/04/2020 - 17:52

Administrata Tatimore sjell në vëmendje te të gjithë tatimpaguesve se afatet e deklarimit dhe pagesës së detyrimeve tatimore nuk kane ndryshuar.

Afati i parë i deklarimit, është data 10 prill, në të cilën të gjithë subjektet e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), duhet të dorëzojnë në mënyrë elektronike, nëpërmjet e-filing, regjistrimet e Librave të Shitjes dhe të Blerjes, per periudhën Mars 2020.

Ndërkohë që vijojnë të mbeten të pandryshuara afatet e deklarimit dhe pagesës së: – Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) datë 14 prill, – Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe ato shëndetësore dhe Tatimit mbi të ardhurat nga Punesimi (TAP) për të gjithë subjektet tatimpagues datë 20 prill, -Taksat Kombëtare, Rentës Minerare, Tatimit të Mbajtur në Burim si dhe Deklarimi dhe pagesa e detyrimeve tatimore për Lojërat e fatit, datë 15 prill.

Ndiqni linkun https://www.tatime.gov.al/kalendar.php ku do të gjeni afatet e deklarimit dhe pagesës së detyrimeve tatimore.

Administrata Tatimore nxit tatimpaguesit dhe iu bën thirrje që të respektojnë afatet ligjore të deklarimit dhe pagesës së detyrimeve tatimore për aktivitetin e zhvilluar gjatë muajit mars.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë tatimpaguesit dhe individët e interesuar se data 25 gusht 2020 është afati i fundit

Anketimi me sipërmarrjet nxjerr në pah pasojat e rënda të pandemisë të shkaktuar te sipërmarrjet.

Ekonomia ka hyrë në një fazë kritike.

Shqipëria brenda këtij viti do të bëjë transparente llogaritë bankare për të paktën 82 vende të botës të cilat kanë rënë dakord të shkëmb

Në rrugët kryesore të Tiranës, ku më parë vitrinat e dyqaneve ishin të mbushura me mallra të reja, tani shihen shpesh të afishuar lajmëri

Pandemia e koronavirusit ka hapur një gropë të madhe në ekonominë shqiptare ku për vitin 2020 rrezikohet që humbja të shkojë në 1.8 milia

Më 17 shkurt të vitit 2020, në Konferencën e Donatorëve, e cila u mbajt në Bruksel për të mbledhur financime për rindërtimin e pasojave t

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha një konferencë për mediat se pandemia e koronavirusit goditi rëndë ekonominë shqiptare

Monedha e gjelbër ka shënuar një tjetër rënie në tregun e brendshëm edhe gjatë ditës së sotme, ndryshe nga euro që ka ndalur nënçmimin.

Ndonëse në këtë periudhë pakkush mund të mendojë të bëjë investime, apo të realizojë blerje të mëdha, normat e interesit janë më të favor