Tatimet: Detyrimet e personave juridikë me xhiro mbi 8 milionë lekë

14/09/2018 - 11:33

Në kuadër të informimit të biznesit Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është ndalur sot te personat juridikë me xhiro mbi 8 milionë lekë. Në një publikim prej 16 faqesh kjo drejtori sqaron gjithë elementët që duhet të dijnë këto biznese nga regjistrimi në QKR tek të drejtat e tyre. “Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në këtë publikim do t’ju njohë me të drejtat dhe detyrimet e kategorisë së tatimpaguesve: “Person juridik me xhiro mbi 8 milionë lekë”, si pjesë e Platformës së Informimit.

Person Juridik mbi 8 milionë lekë

Person Juridik quhet një Shoqëri Tregtare që preferon të bëjë biznes si person juridik dhe jo si individ person fizik; harton një statut të shoqërisë si individ/person juridik ose me individë të tjerë/persona të tjerë juridikë; dhe merr përgjegjësi për detyrimet e krijuara gjatë ushtrimit të veprimtarisë me të gjitha pasuritë e biznesit.

Personi Juridik regjistrohet si i tillë në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Nëse një Person Juridik ka një xhiro vjetore të biznesit mbi 8 milionë Lekë ai është subjekt i TVSH-së dhe ka detyrime për të deklaruar dhe paguar TVSH; Kontributet e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore; Tatimin mbi Fitimin; si dhe Tatimin mbi të Ardhurat nga Punësimi dhe Tatimin në Burim (nëse e ka si përgjegjësi tatimore).

Nëse je regjistruar ose do të regjistrohesh si Person Juridik, me një xhiro vjetore të biznesit në intervalin mbi 8 milionë lekë, ju mund të gjeni më shumë informacion mbi të drejtat dhe detyrimet duke klikuar në link: https://bit.ly/2x9hem4, thuhet në njoftimin e bërë nga DPT.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një e katërta e të punësuarve që paguan sigurimeve shoqërore gjatë vitit të kaluar deklaruan paga 24 mijë lekë në muaj sipas të dhënave t

Në përfundim të mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë, në të cilën prezantoi raportin e BSH për 2018-n, guvernatori Gent Sejko iu përgjigj

Bujqësia ka një peshë të konsiderueshme në ekonominë shqiptare, duke u përgjigjur për 19% të PBB-së së vendit, po ashtu edhe punësimi në

Nuk do të jenë më turqit ata që do të marrin përsipër ndërtimin e aeroportit të Vlorës, sikurse ishte deklaruar një vit më parë me entuzi

Mali i Zi paguan më shumë bankierët, Serbia dhe Maqedonia kanë më të lartat pagat e punonjësve të teknologjisë dhe informacionit, dyfish

Në janar të këtij viti në Itali hyri në fuqi ligji mbi faturimin elektronik për sipërmarrjet private.

Paga minimale në Shqipëri është 211 euro, ndërsa në Maqedoni 240 euro, sipas të dhënave të Eurostat, që i referohen janarit 2019.

Këshilli Teknik i Autoritetit Rrugor Shqiptar miratoi këtë të mërkurë gjurmën definitive të autostradës Adriatiko-Jonian, duke i hapur rr

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve rikujton sërish se çdo individ rezident në Republikën e Shqipërisë, i cili përfiton të ardhura me bur