Tatimet: Gati 19 mijë vende të reja pune nga turizmi, kryeson Durrësi

Postuar: 09/08/2018 - 11:37

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në kuadër të planit të sezonit turistik 2018 që po zbaton aktualisht ka dhënë informacion lidhur me vendet e punës së hapura në sektorin e turizmit.

Sipas këtyre të dhënave, për periudhën 22 qershor – 6 gusht 2018 numri i të punësuarve të rinj ishte 18,890, kjo referuar të dhënave të gjeneruara nga “Deklarata e të punësuarve për herë të parë, atyre rishtaz, si dhe të larguarve nga puna”.

Këto shifra i përkasin Drejtorive Rajonale Durrës, Vlorë, Shkodër, Lezhë, dhe Sarandë, ku zhvillohet kryesisht aktiviteti i turizmit dhe reflektojnë punën e përditshme, që administrata tatimore po bën për të ndërgjegjësuar të gjitha subjektet që operojnë në këto zona, në lidhje me detyrimet ligjore.

Drejtoria me numrin më të lartë të punësimeve të reja është e ajo e Durrësit me 7,657, e ndjekur nga DRT Vlorë me 4,200, DRT Sarandë me 2,641, DRT Shkodër me 2,238 dhe DRT Lezhë me 2,154.

Gjithashtu, në kuadër të zbatimit të planit të masave për sezonin turistik, referuar të dhënave që disponon Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, rreth 370 tatimpagues janë konstatuar me punonjës të padeklaruar, të cilët u përfshinë në skemën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, si pasojë e kontrolleve të ushtruara gjatë kësaj periudhe nga strukturat përkatëse.

DPT, inkurajon çdo të punësuar që të denoncojë raste të mospagesave të kontributeve për punën e kryer, si dhe tatimpaguesit që të përmbushin detyrimet në mënyrë korrekte. /Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Reforma në ndihmën ekonomike ka nxjerrë nga skema më shumë se 29 mijë familje në të gjithë vendin, sipas të dhënave të fundit të INSTAT.

   Qeveria shqiptare do të dalë për herë të tretë në tregjet ndërkombëtare për të marrë borxh nëpërmjet emetimit të një eurobondi.

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka bllokuar aksesin e 56 faqeve elektronike që ofronin zhvillimin e lojërave onl

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, nëpërmjet rubrikës së këshillimit, ka informuar tatimpaguesit  me të drejtat dhe detyrimet e kategor

Një projektligj që është duke u hartuar nga Ministria e Financave synon të ofrojë trajtim të njëjtë si për investitorët vendas dhe ato të

   Të hënën u prezantuan kartëmonedhat e reja 100 dhe 200 euroshe, të cilat pritet të dalin në qarkullim Majin e ardhshëm.

Në 6-mujorin e parë të vitit, ekonomia shqiptare në tërësi gjeneroi 14.4 mijë vende të reja pune, por vetëm 23% e tyre, ose rreth 3,274 v

Kazinotë elektronike kanë afat të zhvendosen nga zonat e banuara të qytetit dhe fshatit brenda 31 dhjetorit të këtij viti.

Aeroporti i Rinasit vijon të jetë më i shtrenjti në rajon, ndonëse jemi në mes të muajit shtator dhe sezoni turistik po shkon drejt fundi

Muaji gusht 2018, shënon edhe shifrat më të larta të vonesave dhe anulimeve të fluturimeve nga dhe drejt “Aeroportit Ndërkombëtar Nënë Te