Tatimet: Ja rastet kur tatimpaguesi dhe blerësi dënohen me gjobë

Postuar: 11/10/2017 - 08:52

Pajisja fiskale (kasa fiskale) është një regjistrues elektronik, me të cilën nga shitësi, regjistrohen të dhënat për vlerën e mallrave të shitura dhe të shërbimeve të kryera për klientët e tij.

Pajisja me regjistrues elektronik fiskal (kasa fiskale) është detyrim ligjor

  • Tatimpaguesit e shitjeve me pakicë, që shesin mallra apo ofrojnë shërbime në mjedise apo njësi të përhershme, të hapura për publikun, janë të detyruar të instalojnë pajisje fiskale dhe të lëshojnë kuponë tatimorë për çdo transaksion.
  • Tatimpaguesi, që kryen qarkullimin e mallrave dhe të shërbimeve, për të cilat: – pagesat nuk kryhen nëpërmjet bankës, ose – institucioneve financiare të parasë elektronike, të licencuara nga Banka e Shqipërisë, është i detyruar të instalojë dhe përdorë pajisje fiskale, për regjistrimin e pagesave me para në dorë, si dhe për lëshimin, në mënyrë të detyrueshme, të kuponit tatimor.

A ka përjashtim nga ky detyrim?

Nuk janë të detyruar të përdorin pajisje fiskale:

  • tatimpaguesit, që paguajnë tatime mbi të ardhurat nga kryerja e veprimtarive për shuma të vogla të të ardhurave neto, ambulantët, me përjashtim të shoferëve të taksive;
  • personat, që nuk janë tregtarë dhe e realizojnë qarkullimin e produkteve bujqësore dhe të papërpunuara mbi tezga, në tregjet e organizuara, si dhe jashtë merkatove;
  • individët, që lëshojnë me qira mjedise biznesi;
  • veprimtaritë, të cilat ushtrohen në zona të larta malore, me popullim më pak se 300 individë dhe që janë të ndryshme nga vendet turistike.

Po pagesat me para elektronike?

  • Nuk konsiderohet si transaksion i kryer me para në dorë, pagesa për transaksionet, të cilat kryhen nëpërmjet institucioneve financiare të parasë elektronike të licencuara nga Banka e Shqipërisë, ose pagesat e kryera me kartë krediti.
  • Një tatimpagues, i cili likuidon një faturë nëpërmjet institucioneve financiare të parasë elektronike, atëherë për qëllime të zbatimit të kufizimit për transaksionet mbi 150.000 lekë, ky transaksion nuk konsiderohet i kryer me para në dorë.
  • Gjithashtu edhe pagesat e kryera me kartë krediti, për transaksione të ndryshme midis dy personave të tatueshëm nuk konsiderohen të kryera me para në dorë. Transmetimi i të dhënave të pajisjes fiskale
  • Në përfundim të ditës së punës çdo tatimpagues, pasi ka mbyllur shitjet ditore, duhet t‘i raportojë ato online, në serverin e DPT-së, nëpërmjet komandës së mbylljes ditore.
  • Ky raportim nuk duhet të kalojë, orarin më të fundit të pranueshëm ora 24.00, pas të cilit fillon një datë e re.
  • Fillimi i raportimit të shitjeve ditore, pas disa ditë ndërprerjesh për arsye të ndryshme, kryhet ditën e parë të fillimit të përdorimit të pajisjes fiskale.

Korrigjimi nga shtypja gabim e pajisjes fiskale

Në rastet kur si rezultat i një gabimi të pavullnetshëm, nga ana e tatimpaguesit, është regjistruar një veprim shitjeje i parealizuar (gabim) nga ana e tatimpaguesit veprohet si më poshtë:

  • Tatimpaguesi do të njoftojë në drejtorinë tatimore rajonale ku është i regjistruar, me një procesverbal (klikohet e shkarkohet nga faqja www.tatime.gov.al, në linkun : https:// www.tatime.gov.al/d/4/96/161/115/formulare-te-pajisjevefiskale
  • Pas kësaj ai do të vazhdojë të raportojë shitjet, raportime të cilat do të vazhdojnë të regjistrojë në vazhdimësi edhe këtë gabim.
  • DPT do të bëjë reflektimin e këtij gabimi në të dhënat e regjistruara në serverin e raportimeve të shitjeve në DPT duke e stornuar atë (nëpërmjet pasqyrimit në një kolonë të veçantë). Pas zbritjes së gabimit (korrigjimit/rregullimit), subjekti do të vazhdojë raportimin e shitjeve, dhe nga zbritja e gabimit bërë nga DPT shifra e raportuar do të korrigjohet për të treguar xhiron reale.

Mospajisja me kasë fiskale, krijon pasoja financiare?

Tatimpaguesi, dënohet në rast se:

  1. a) Nuk instalon pajisjen fiskale:
  2. i) herën e parë të konstatimit të mosinstalimit të pajisjes fiskale, me gjobë
  3. ii) nëse pas verifikimit të parë, konstatohet se tatimpaguesi vazhdon të mos e instalojë pajisjen fiskale, merret masa e bllokimit të veprimtarisë shtyhet deri në instalimin e pajisjes fiskale, por jo më parë se për 15 ditë kalendarike.

iii) çdo konstatim i mëpasshëm i mosinstalimit të pajisjes fiskale, konsiderohet evazion tatimor dhe Administrata Tatimore ushtron të drejtën, duke bërë kallëzim penal për tatimpaguesin;

Mos lëshimi i kuponit tatimor, krijon pasoja financiare?

Tatimpaguesi dënohet në rast se nuk lëshon kupon tatimor:

  1. a) Në konstatimin e parë të kryer, me gjobë dhe përveç masës së gjobës për tatimpaguesit e regjistruar për TVSH-në bëhet vlerësim tatimor për tre muajt e fundit, duke përdorur metodat alternative;
  2. b) Në konstatimin (verifikimin) tjetër pas konstatimit të parë, nëse tatimpaguesi vazhdon të mos e lëshojë kuponin tatimor, përveç aplikimit të gjobës si në nënndarjen “a”, merret masa e bllokimit të veprimtarisë për 30 ditë kalendarike;
  3. c) Çdo konstatim të përsëritur të moslëshimit të kuponit tatimor, pas dy konstatimeve të sipërpërmendura, përveç aplikimit të dënimit si më lart, konsiderohet evazion tatimor.

Gjithashtu tatimpaguesi dënohet me gjobë edhe kur:

– Lëshon një kupon tatimor, që nuk përmban elementet e përcaktuar në aktet nënligjore, për kuponin tatimor;

– nuk mban dhe mirëmban në kushte pune pajisjen fiskale;

– nuk njofton menjëherë për defektin e ndodhur në pajisjen fiskale dhe nuk plotëson në rregull librezën fiskale të defekteve;

– mban ose përdor pajisje fiskale, të cilat nuk janë në përputhje me aktet ligjore e nënligjore, dënohet me konfiskim të mallrave gjendje.

Gjithashtu, Administrata Tatimore mund edhe të kallëzojë penalisht tatimpaguesin.

Po nëse blerësi nuk e merr kuponin tatimor?

Blerësi ose përfituesi i shërbimit, i cili gjatë kontrollit në distancat e parashikuara në udhëzimin e Ministrit të Financave (jo më larg se 30 m), nga vendi i shitjes apo ofrimit të shërbimit, nuk disponon kupon tatimor, dënohet me gjobë me vlerë 1.000 lekë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

62% e shqiptareve deklaruan në Anketën e Cilësisë së Jetës, të realizuar nga Komisioni Europian, se nuk arrijnë që të përballojnë blerjen

Gjatë vitit të kaluar janë vërë prurje të mëdha cash-i në llogaritë e bizneseve në banka nga persona të tjerë, të cilat nuk kanë mundur t

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, rikujton të gjithë tatimpaguesit e biznesit të vogël, se sot është afati i fundit për deklarimin dhe

Në raport me të ardhurat, sot është më e lirë të blesh një shtëpi në Amsterdam, Berlin, Stokholm, Bruksel, Athinë, sesa në Tiranë.

   Hetimi tatimor po vijon me kontrolle dhe verifikimin e subjekteve që ushtrojnë veprimtari ekonomike në sektorin e turizmit dhe në të g

   Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Qendror po ushtron kontrolle të detajuara ndaj subjekteve, që kanë veprimtari ekonomike në zonat tu

Banorët e Shqipërisë mendojnë se kanë më shumëmundësi që tëbien në varfëri në krahasim me shtetet e tjera të rajonit, ndërkohë qëndihen e

Në hotelet që mbyllën në Ksamil dhe në Potam, tatimorët nuk gjetën as kupona, as fatura të shërbimeve, madje as nuk ishin regjistruar si

Administrata tatimore ka nisur publikimin e një liste me emrat e bizneseve që nuk lëshojnë kuponin tatimor.

Mbyllet përfundimisht sigurimi i fondeve për projektin e rindërtimit të hekurudhës Tiranë-Durrës, me degëzim drejt Rinasit.