Tatimet këshillojnë për kujdes, rastet kur sekuestrohet pasuria

05/02/2019 - 11:11

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në rubrikën “tatimet këshillojnë” ka publikuar rastet e mbledhjes me forcë të detyrimit të papaguar të tatimpaguesve.

Sekuestrimi i pasurisë dhe urdhri i sekuestrimit Administrata Tatimore në zbatim të dispozitave të ligjit Nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, në lajmërimin për pagimin e detyrimeve tatimore njofton tatimpaguesin për afatin kohor që ai ka në dispozicion për t’i paguar vullnetarisht. Kur konstatohet se nga ana e tatimpaguesit nuk është paguar detyrimi brenda këtij afati kohor, Administrata tatimore përveç bllokimit të llogarive bankare të tatimpaguesit, nxjerr njoftimin për fillimin e procedurave të mbledhjes me forcë të detyrimit tatimor, si dhe merr masat për sigurimin e pasurisë së tij, duke vendosur mbi sendet në pronësi të tatimpaguesit, barrë siguruese apo hipotekë.

Nëse shumat që kalojnë në llogari të Administratës Tatimore pas urdhërbllokimit të llogarive, nuk plotësojnë detyrimin tatimor të papaguar të tatimpaguesit, AT sekuestron dhe më pas konfiskon, në favor të saj, të gjitha sendet e luajtshme dhe të paluajtshme në pronësi të tatimpaguesit, ndaj të cilave ajo ka vendosur më parë barrën siguruese apo hipotekën.

Urdhri për sekuestrim nxirret nga Drejtori i Drejtorisë Rajonale, ose titullari i Zyrës Tatimore të qeverisjes vendore. Sekuestrimi mbi të gjitha pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të tatimpaguesit debitor, ekzekutohet duke filluar mbas 37 ditëve nga data e nxjerrjes së njoftimit të detyrimit tatimor të papaguar, me anë të të cilit tatimpaguesi është njoftuar për fillimin e procedurave për mbledhjen me forcë të detyrimeve tatimore.

Kujdes!

Çdo veprim i kryer për tjetërsim të pasurive të luajtshme apo të paluajtshme të të tretëve nga data e nxjerrjes së njoftim vlerësimit tatimor prej tatimpaguesit do të konsiderohet nga Administrata Tatimore si i pavlefshëm dhe detyrimi për arkëtimin e këtij detyrimi tatimor do të shtrihet edhe tek personat në emër dhe për llogari të të cilëve ka kaluar kjo pasuri.

Administrata Tatimore kur ka njoftime apo prova me anë të cilave provon se pagimi i detyrimit tatimor, me gjithë marrjen e masave të sigurisë është në rrezik, nuk respekton afatet për sekuestrimin e pasurisë nëpërmjet nxjerrjes së urdhrit për sekuestrim, por bën sekuestrimin e menjëhershëm të pasurive të tatimpaguesit në favor të Administratës Tatimore.

Urdhri i sekuestrimit

Procedurat e shitjes për pasuritë kundrejt të cilave më pare ishte vendosur masa e sigurisë fillojnë vetëm me anë të urdhrit të sekuestrimit. Ky urdhër përmban të dhëna për emrin e tatimpaguesit, NIPT-in, numri dhe data e njoftimit të vlerësimit tatimor dhe pasuria, objekt i sekuestrimit.

Shitja e pasurisë së sekuestruar

Me kalimin e afatit 15 ditor nga dita e marrjes së njoftimit të sekuestrimit nga ana e tatimpaguesit, i cili ende nuk ka shlyer detyrimin tatimor, sendet e paluajtshme ose të luajtshme të sekuestruara nga administrata tatimore, prej tatimpaguesit, konfiskohen dhe i nënshtrohen procesit të shitjes së tyre, me qëllim arkëtimin e detyrimit tatimor. Me përfundimin e procesit të shitjes së mallrave të konfiskuara, të ardhurat nga shitja përdoren fillimisht për të paguar shpenzimet e shitjes për zhvillimin e ankandit publik dhe më pas zbatohet radha e pagesës sipas përcaktimit ligjor. Në ato raste kur nga shitja realizohen më shumë të ardhura se sa ka qenë detyrimi tatimor i papaguar prej tatimpaguesit, këto shuma AT ia kalon tatimpaguesit brenda 5 ditëve pune nga data e përfundimit të arkëtimit të parave të realizuara nga shitja në favor të saj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sistemi financiar në vend është treguar joelastik ndaj masave të Bankës së Shqipërisë për deuorizimin të marra në fillim të vitit të kal

E ndërsa INSTAT deklaroi ditë më parë se në total eksportet me Kosovën kanë rënë me afro 20 për qind në Janar, kjo duket se nuk është ndi

Dy kompanitë që fituan të drejtën e koncesionit për aeroportin e Kukësit për një periudhë 35 vjeçare kanë regjistruar së fundmi shoqërinë

Verën e kaluar, pasagjerët që udhëtonin në Shqipëri në fillim të muajit gusht dhe ata që donin të largoheshin në fund të atij muaji u për

Sipas një studimi të fundit, mbi pabarazinë gjinore, diskriminimin dhe institucionet sociale, Shqipëria ka hendek të ulët sip

Qeveria duket se së fundmi ka vendosur të përmbysë modelet e veta të zhvillimit në disa sektorë.

Në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor përveç Shqipërisë fondet për bujqësinë kanalizohen si mbështetje direkte për fermerët, kryesis

Sado e çuditshme që mund t’ju duket, Po – dashuria kushton.

Shqipëria dhe Mali i Zi u renditën nga Komisioni Europian me borxhin publik më të lartë në rajon për vitin 2018, në raportin periodik për

Çmimet e prodhimeve të stinës, kryesisht perimet dhe zarzavatet pësuan rritje jo të zakonte gjatë muajit janar, teksa INSTAT raportoi se,