Tatimet publikojnë listën e “zezë” të bizneseve që nuk lëshojnë kupon tatimor

Postuar: 11/07/2018 - 12:09

Administrata tatimore ka nisur publikimin e një liste me emrat e bizneseve që nuk lëshojnë kuponin tatimor. Lista përmban vetëm 127 subjekte, të cilat siç shihet nga web-i i tatimeve janë subjekte të gjetura me shkelje të përdorimit të kasës fiskale me shumë se një herë.

Për pasojë të gjithë subjektet janë gjobitur nga inspektoret tatimore. Publikimi i identitetit të tatimpaguesit të gjetur me kundërvajtje në përdorimin e kasës fiskale buron nga ligji i procedurës tatimore shpjegojnë tatimet.

Kundërvajtës cilësohen subjektet që nuk instalojnë pajisjen fiskale ose sisteme të monitorimit të qarkullimit. Gjithashtu tatimet kanë vendosur të publikojnë identitetin e biznesit nëse pas verifikimit të parë, konstatohet se tatimpaguesi vazhdon të mos e instalojë pajisjen fiskale dhe situata nuk është rregulluar brenda 15 ditëve.

Tatimet sqarojnë se do të publikohet identiteti i çdo subjekti që nuk lëshon kupon tatimor për të dokumentuar qarkullimin e realizuar të mallrave apo të shërbimeve për çdo konstatim të përsëritur të moslëshimit të kuponit tatimor, pas dy konstatimeve të para.

Kuponi tatimor i lëshuar nga pajisja fiskale, është dokumenti tatimor i kërkuar ligjërisht për çdo tatimpagues, që shet mallra apo ofron shërbime me para në dorë. Në mbështetje të këtij detyrimi ligjor, pranë administratës tatimore është ngritur një sistem monitorimi on-line, i cili ndjek dhe regjistron çdo ditë, të dhënat e transmetuara nga pajisjet fiskale të çdo tatimpaguesi.

Tatimpaguesit e shitjeve me pakicë, që shesin mallra apo ofrojnë shërbime në mjedise apo njësi të përhershme, të hapura për publikun, janë të detyruar të instalojnë pajisje fiskale dhe të lëshojnë kuponë tatimorë për çdo transaksion.

Tatimpaguesi dënohet në rast se nuk lëshon kupon tatimor në konstatimin e parë të kryer, me gjobë dhe përveç masës së gjobës për tatimpaguesit e regjistruar për TVSH-në bëhet vlerësim tatimor për tre muajt e fundit, duke përdorur metodat alternative;

Në konstatimin (verifikimin) tjetër pas konstatimit të parë, nëse tatimpaguesi vazhdon të mos e lëshojë kuponin tatimor, përveç aplikimit të gjobës si në nënndarjen “a”, merret masa e bllokimit të veprimtarisë për 30 ditë kalendarike;

Çdo konstatim të përsëritur të moslëshimit të kuponit tatimor, pas dy konstatimeve të sipërpërmendura, përveç aplikimit të dënimit si më lart, konsiderohet evazion tatimor.

Tatimet kanë vendosur të publikojnë listën e e kundrajvatësve të kuponit të tatimor për të rritur vullnetarizmin e bizneseve në lëshimin e tij, në këmbim të mosprishjes së imazhit./Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Qeveria shqiptare do të dalë për herë të tretë në tregjet ndërkombëtare për të marrë borxh nëpërmjet emetimit të një eurobondi.

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka bllokuar aksesin e 56 faqeve elektronike që ofronin zhvillimin e lojërave onl

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, nëpërmjet rubrikës së këshillimit, ka informuar tatimpaguesit  me të drejtat dhe detyrimet e kategor

Një projektligj që është duke u hartuar nga Ministria e Financave synon të ofrojë trajtim të njëjtë si për investitorët vendas dhe ato të

   Të hënën u prezantuan kartëmonedhat e reja 100 dhe 200 euroshe, të cilat pritet të dalin në qarkullim Majin e ardhshëm.

Në 6-mujorin e parë të vitit, ekonomia shqiptare në tërësi gjeneroi 14.4 mijë vende të reja pune, por vetëm 23% e tyre, ose rreth 3,274 v

Kazinotë elektronike kanë afat të zhvendosen nga zonat e banuara të qytetit dhe fshatit brenda 31 dhjetorit të këtij viti.

Aeroporti i Rinasit vijon të jetë më i shtrenjti në rajon, ndonëse jemi në mes të muajit shtator dhe sezoni turistik po shkon drejt fundi

Muaji gusht 2018, shënon edhe shifrat më të larta të vonesave dhe anulimeve të fluturimeve nga dhe drejt “Aeroportit Ndërkombëtar Nënë Te

Në kuadër të informimit të biznesit Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është ndalur sot te personat juridikë me xhiro mbi 8 milionë lekë