Tatimet: Si të aplikoni për ndihmën financiare për protokollet e sigurisë anti-Covid

12/11/2020 - 07:48

Tatimet kanë dhënë informacion lidhur me menyrën e përfitimit të ndihmës financiare të disa prej kategorive kryesore të ndërmarrjeve, të cilat zbatojnë protokollet e sigurisë, në kuadër të parandalimit e të kontrollit të pandemisë Covid – 19.

Vendimi vjen pasi në Fletoren Zyrtare u publikuar lista e kategorive të bizneseve që do të përfitojnë 2,000 lekë për punonjës për dy muaj (gjithesej 4 mijë lekë). 

Në bazë të VKM Nr.856 datë 04.11.2020 “Për ndihmën financiare të disa prej kategorive kryesore të ndërmarrjeve, të cilat zbatojnë protokollet e sigurisë, në kuadër të parandalimit e të kontrollit të pandemisë Covid – 19”, i cili ka hyrë në fuqi prej datës 09.11.2020, ju informojmë se ky vendim synon dhënien e ndihmës financiare për ndërmarrjet e kategorizuara të vogla dhe të mesme në sektorin e prodhimit sipas Nenit 4, të Ligjit Nr. 8957, datë 17.10.2002, “Për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”, të ndryshuar, me qëllim që të mbulojnë një pjesë të shpenzimeve, për të zbatuar protokollet, në kuadër të pandemisë COVID-19, bazuar në numrin e të punësuarve.

Sipas VKM Nr. 856 janë përfitues ndërmarrjet:

-të punësuarit e të cilave figurojnë në listëpagesat e përditësuara të tatimpaguesit, për muajin Qershor 2020, të dorëzuara përpara datës 09.11.2020.

-për çdo të punësuar në më tepër se një listëpagesë ndërmarrja përfiton vetëm një herë ndihmën financiare.

-në rastet kur i punësuari është në më tepër se një listëpagesë dhe kontributet paguhen nga të dyja ndërmarrjet, ndihmën financiare e merr ndërmarrja, e cila aplikon e para.

-Ndërmarrja që nuk aplikon e para, nuk e përfiton ndihmën financiare vetëm për të punësuarin që është në më tepër se në një listëpagesë.

-Nuk konsiderohen të punësuar individët e deklaruar me 0 lekë në listëpagesë.

Nuk janë përfitues sipas VKM Nr. 856:

-ndërmarrjet, të cilat nuk rezultojnë aktive në datën e hyrjes në fuqi të vendimit dhe që nuk kanë dorëzuar deklaratën vjetore për vitin 2019 (tatim i fitimit ose tatim i thjeshtuar mbi fitimin).

Mënyra e aplikimit:

Aplikimi për përfitimin e ndihmës financiare kryhet nga ana e ndërmarrjeve në sistemim e-filling, duke deklaruar:

NIPT-in e përfituesit;

numrin total të punonjësve për të cilët përfiton subjekti;

bankën, ku përfituesi ka llogarinë rrjedhëse bankare;

IBAN-in e llogarisë bankare.

Duke klikuar në linkun Aplikimi nga eFiling, mund të njiheni me mënyrën e aplikimit për përfitim të ndihmës financiare sipas VKM Nr. 856.

Ndihma financiare shtrihet për periudhën Nëntor – Dhjetor 2020.

Përfitohet vetëm një herë si shumë e vetme në masën 4 000 lekë për çdo punonjës, e llogaritur për dymujorin Nëntor – Dhjetor 2020, respektivisht 2 000 lekë për çdo muaj.

Pas verifikimit të të dhënave të dërguara nga aplikuesit, nga Drejtoritë Rajonale Tatimore ku subjektet janë të regjistruar, lista përmbledhëse me të dhënat e individëve përfitues të ndihmës financiare, paraqitet nga DPT, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit, e cila, sipas VKM Nr.856, datë 04.11.2020, kryen transfertat në llogaritë bankare të ndërmarrjeve përfituese sipas këtij vendimi./Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shqiptarët janë populli më kursimtar në Ballkanin Perëndimor.

Pandemia e koronavirusit do të ketë pasoja më të qëndrueshme në sjelljen e konsumatorit, të cilat do të ngadalësojnë më tej shërimin, par

Sistemet publike të shëndetësisë në të gjithë botën janë vënë në presionin e shpenzimeve të larta për përballimin e emergjencës që ka kri

Shqipëria u rendit e katërta në Europë për Rritjen e Përgjithshme të Çmimeve në muajin tetor sipas metodologjisë së Eurostat.

Importet e barnave shënuan një rritje të ndjeshme në muajin tetor, duke arritur një rekord historik, me përjashtim të një muaji në vitin

Liderët e Ballkanit Perëndimor mbajtën angazhimin për të lehtësuar tregtinë ndërmjet tyre deri në vitin 2024 në samitin që u mbajt në Sof

Puna nga shtëpia, që nisi si një opsion i detyruar nga karantina, tani është kthyer në një normalitet për disa kompani dhe profesione

Ndërmarrjet me mbi 10 punonjës kishin punësuar 422 mijë persona më 2019, me një pagë mesatare mujore bruto 50,735 lekë.

Pas rritjes së pagës minimale, pritet që të rritet edhe ajo maksimale për efekt të pagimit të sigurimeve shoqërore.

Në fund të 6 mujorit të parë 2020, borxhi publik në vend arriti në 80% të prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), me një rritje prej 13.8 pik