Tatimet: Taksat që duhet të paguajnë personat fizikë mbi 8 milionë lekë

24/09/2018 - 10:17

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në këtë publikim njeh me të drejtat dhe detyrimet e kategorisë së tatimpaguesve: “Person Fizik me xhiro mbi 8 milionë lekë”, si pjesë e Platformës së Informimit.

Person Fizik mbi 8 milionë

Person Fizik, quhet një individ i cili kërkon të ushtrojë një aktivitet tregtar të pavarur dhe është i vetëpunësuar, i vetëm dhe/ose me punëmarrës anëtarë të papaguar të familjes dhe persona të tjerë.
Personi Fizik regjistrohet si i tillë në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Nëse një Person Fizik ka një xhiro vjetore të biznesit mbi 8 milionë lekë ai është subjekt i TVSH-së, dhe ka detyrime për të deklaruar dhe paguar: TVSH; Kontributet e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore; Tatimin mbi Fitimin, si dhe Tatimin mbi të Ardhurat nga Punësimi dhe Tatimin në Burim (nëse i ka si përgjegjësi tatimore).

Nëse je regjistruar ose do të regjistrohesh si Person Fizik, me një xhiro vjetore të biznesit mbi 8 milionë lekë, ju mund të gjeni më shumë informacion mbi të drejtat dhe detyrimet duke klikuar në link: https://bit.ly/2Do0Q6v

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Teksa ekonomia shqiptare është në trend rritës pasuria financiare e familjeve shqiptare në raport me PBB-në ka pësuar rënie.

Anketa e INSTAT zbuloi se obeziteti po përhapet te shqiptarët për shkak të kequshqyerjes dhe mungesës së aktivitetit fizik.

Moslëshimi i faturës tatimore, dëftesës tatimore apo і faturës tatimore me TVSH, dënohet me gjobë të barabartë me 100% të tatimit të pade

Apartamentet luksoze në zonat qendrore në Tiranë po kapin majat, teksa një sërë projektesh luksoze janë në ndërtim.

Koha kur njerëzit në Shqipëri fillonin punë pas shkollës së mesme apo të lartë dhe dilnin në pension në po atë punë, ka përfunduar!

“Çmimi i hidrokarbureve është rritur në të gjitha pikat e karburanteve në Shqipëri.

Profesioni i kontabilistit të miratuar do të jetë tashmë i rregulluar.

Në vitin 2021, Shqipëria pritet të përfshihet në një proces të shpejtë plakje pasi numri i të moshuarve mbi 65 vjeç për 100 të rritur në

Tirana pritet të përjetojë një bum të lartë ndërtimesh, një pjesë e madhe e të cilave në zonën qendrore të saj.

Gjatë fundjavës në kalatat e portit po përpunohen 7 anije me mbi 27 mijë ton mallra.