Bazuar në dispozitat ligjore, tatimpaguesit që janë subjekt i Ligjit Nr. 92/2014 “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, mbajnë Libër Shitje dhe Libër Blerje.

Deri më datë 11.12.2017, ka qenë afati i fundit ligjor për dorëzimin e Librave të Shitjes dhe Blerjes të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, për muajin nëntor 2017.

Nga verifikimet e kryera është konstatuar se një pjesë e tatimpaguesve ende nuk i kanë dorëzuar Librat e Shitjes dhe Blerjes. Administrata Tatimore u sjell atyre në vëmendje domosdoshmërinë e plotësimit të këtij detyrimi ligjor dhe sqaron se deklarimi i librave në fjalë, përveçse është një detyrim ligjor, njëkohësisht është një barrë prove ku mbështetet formulari i deklaratës e pagesës së Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.