Tatimet urdhër të prerë bizneseve: Dorëzoni sot deklaratën e TVSH-së ose do të…

16/07/2018 - 11:10

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, rikujton të gjithë tatimpaguesit e biznesit të vogël, se sot është afati i fundit për deklarimin dhe pagesën e TVSH-së, për periudhat tatimore prill, maj dhe qershor 2018.

Tatimpaguesit, të cilët nuk do të përmbushin afatet e plotësimit dhe dorëzimit të deklaratës së thjeshtuar, do të përfshihen automatikisht në përgjegjësinë tatimore të TVSH-së.

DPT, dëshiron të qartësojë gjithashtu se, mosdorëzimi i deklaratës brenda afatit shoqërohet me një penalitet prej 5,000 lekë. Ndërsa, nuk do të ketë asnjë penalizim nga ana e administratës tatimore në rast se konstatohet se deklarata e thjeshtuar e TVSH-së është plotësuar me gabime.

Për të shmangur çdo gabim të mundshëm ose nëse keni paqartësi, ju ftojmë që të shfrytëzoni të gjithë infrastrukturën e nevojshme që administrata tatimore ka vënë në dispozicion për mbarëvajtjen e këtij procesi. Ju mund të vizitoni “Këndin e Asistencës”, dedikuar biznesit të vogël, pranë të gjitha Drejtorive Rajonale Tatimore (13 kënde efektive).

Gjithashtu për çdo paqartësi ju mund të telefononi pranë Qendrës së Thirrjeve në numrin e gjelbër pa pagesë 0800 00 02, ku operatorët tanë do t’ju ofrojnë asistencë në kohë reale: nga e hëna në të enjte ora 08:30-18:00 dhe e premte ora 08:30-16:00. Në dispozicionin tuaj është edhe shërbimi Live Chat në adresën: www.tatime.gov.al

Për t’u njohur me mënyrën e plotësimit dhe deklarimit elekronik të deklaratës së thjeshtuar të TVSH-së, mund të klikoni në linkun: https://bit.ly/2LckDFJ.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mali i Zi paguan më shumë bankierët, Serbia dhe Maqedonia kanë më të lartat pagat e punonjësve të teknologjisë dhe informacionit, dyfish

Në janar të këtij viti në Itali hyri në fuqi ligji mbi faturimin elektronik për sipërmarrjet private.

Paga minimale në Shqipëri është 211 euro, ndërsa në Maqedoni 240 euro, sipas të dhënave të Eurostat, që i referohen janarit 2019.

Këshilli Teknik i Autoritetit Rrugor Shqiptar miratoi këtë të mërkurë gjurmën definitive të autostradës Adriatiko-Jonian, duke i hapur rr

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve rikujton sërish se çdo individ rezident në Republikën e Shqipërisë, i cili përfiton të ardhura me bur

Banka Botërore ashtu si Fondi Monetar Ndërkombëtar ka theksuar se detyrimet potenciale që mund të lindin nga Partneritetet Publike Privat

Euro, dollari dhe valutat e tjera e kanë nisur javën me rritje, pas rënies së fortë që ato shënuan javën e kaluar, si rrjedhojë e pasigur

Shqiptarët paguan nëpërmjet blerjes së naftës rreth 18.3 miliardë lekë ose 146 milionë euro taksa gjatë vitit të kaluar.

Brenda muajit Prill, të gjithë individët të cilët realizojnë të ardhura mbi 2 milionë lekë në vit, duhet që të plotësojnë deklaratën e të