“Të ardhurat kanë rënë te familjet në 2019-n”, BSH: Papunësia është rritur

11/10/2019 - 07:43

Mbi 2000 familje të vrojtuara nga Banka e Shqipërisë raportuan rënie të punësimit, të ardhurave dhe shpenzimeve në gjashtë muajt e parë të vitit. Rezultatet e vrojtimit treguan se niveli i përgjithshëm i të ardhurave dhe shpenzimeve të familjeve ka rezultuar në rënie gjatë periudhës. Gjithsesi, rënia e shpenzimeve ka qenë disi më e theksuar se rënia e të ardhurave, duke sjellë një përmirësim të lehtë të balancës financiare (të ardhura-shpenzime) të familjeve.

Gjatë periudhës, numri total i të punësuarve në kampionin e vrojtuar ka shënuar rënie krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe me një vit më parë. Një terma vjetorë, rënia ka ardhur nga rënia e numrit të të vetëpunësuarve, ndërkohë që punësimi në sektorët e tjerë ka rezultuar në rritje. Indeksi i të ardhurave të familjeve shënoi 108.6 % në 6mujorin e parë 2019 nga 113.5% që ishte në fund të vitit 2018 në raportin me (indeksi 100 % në vitin 2010). Gjithashtu indeksi i shpenzimeve në pjesën e parë të vitit arriti në 109.1 % nga 11.6% në fund të vitit.

Nëse analizohet ecuria e të ardhurave dhe shpenzimeve të familjeve huamarrëse, konstatohet se ecuria e indekseve të të ardhurave dhe shpenzimeve ka qenë në rënie gjatë periudhës, por rënia e të ardhurave ka qenë disi më e theksuar. Vrojtimi i gjendjes financiare dhe huamarrjes së familjeve kryhet çdo gjashtë muaj, mbi një kampion rastësor prej 2010 familjesh, me shpërndarje në të gjithë vendin.

Vrojtimi i radhës i referohet zhvillimeve në gjashtëmujorin e parë të vitit 2019 dhe pritjeve për gjashtëmujorin e dytë të tij. Rreth 90% e familjeve të kampionit të përzgjedhur kanë marrë pjesë në procesin e vrojtimit. Rreth 56% e tyre banojnë në zonat urbane dhe 44% në zonat rurale të vendit.
Kërkesa për huamarrje e familjeve vijon të mbetet e moderuar. Sipas vrojtimit, rreth 67% e të përgjigjurve kanë deklaruar se “nuk presin të marrin hua të re në 6-mujorin e ardhshëm“. indeksi i mundësisë për të marrë një hua të re ka rezultuar 0.149, dhe ka shënuar rënie krahasuar me vrojtimin e
Ngarkesa me borxh e familjeve mbetet ka shfaqur prirje rënëse. Nga vrojtimi i gjendjes financiare dhe huamarrjes së familjeve rezulton se në fund të gjashtëmujorit të parë 2019, rreth 24% e familjeve shqiptare të vrojtuara kanë të paktën një borxh për të paguar. Kjo peshë ka rezultuar në rënie në tre gjashtëmujorët e fundit dhe është 5 pikë përqindjeje nën mesataren historike (që prej vitit 2010).

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Hapja e pikës doganore të Kosovës në Portin e Durrësit të Shqipërisë, sipas autoriteteve në Prishtinë, ka ndikuar në rritjen e importit t

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në raportin e fundit të Tranzicionit 2019-2020 është treguar e ashpër ndaj projekteve

Me krizën ekonomike dhe situatën e paqartë politike, shpresat që një ditë shqiptarët të kenë të ardhura sa vendet më të zhvilluara të gru

Të dhënat për kontratën koncesionare me Partneritet -Publik -Privat për ndërtimin e rrugës, Milot -Balldren nga kompania ANK janë falsifi

Pagat në ekonomi pritet të rriten me ritme më të përshpejtuara vitet në vijim për shkak të ndryshimeve strukturore në tregun e punës.

Individët, që punojnë në më shumë se një punë, duhet të përgatiten që të paguajnë më shumë tatim mbi të ardhurat.

Gjatë kësaj jave monedha e përbashkët europiane ka vijuar që të humbasë pikë përkundrejtë lekut vendas.

Kreu i komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj është treguar kritik ndaj buxhetit të vitit 2020, i cili u prezantua nga ministrja e Financ

Shqipëria bashkë me shtetet afrikane Sierra Leonen dhe Laon kryesuan listën globale të vendeve më të korruptuara sipas këndvështrimit të

Edhe gati 3 dekada pas kalimit në ekonominë e tregut, shqiptarët, që jetojnë në një vend të bekuar nga zoti, me bukuri të shumta e pasuri