Të dhënat e INSTAT: Punët e bujqësisë iu kanë ngelur grave

23/04/2019 - 07:41

Bujqësia ka një peshë të konsiderueshme në ekonominë shqiptare, duke u përgjigjur për 19% të PBB-së së vendit, po ashtu edhe punësimi në këtë sektor, edhe pse janë më të keq paguarit e rajonit. Megjithatë të dhënat tregojnë se pesha e punëve të bujqësisë në Shqipëri iu ka rënë grave. 47% e greve të punësuara punojnë në sektorin e bujqësisë, përkundrejt 35.4% të burrave, mbi 10 pikë përqindje diferencë sipas të dhënave të Bankës Botërore.

Në 2014-n më shumë se 50% e grave të punësuara në vend punonin në sektorin e bujqësisë në Shqipëri.
Ndryshe nga në Shqipëri, struktura e punësimit në vendet e rajonit zë një peshë më të ulët, ndërsa burrat janë më të punësuar në këtë sektor në krahasim me gratë. Shtuar kësaj, të punësuarit në këtë sektor janë më të keq paguarit e rajonit. Sipas të dhënave nga INSTAT paga mesatare e një të punësuari në bujqësi ishte vetëm 291-euro për vitin 2018, më e ulëta në rajon.

Në Serbi, rreth 20% e burrave të punësuar punojnë në bujqësi, përkundrejt 16% të grave. Paga mesatare sipas statistikave zyrtare të Republikës së Serbisë në sektorin e bujqësisë ishin 550 euro në 2018.
Edhe në Bosnje Hercegovinë sektori ka një peshë të konsiderueshme në punësim. Megjithatë edhe në Bosnje, burrat kanë një peshë më të lartë përkundrejt grave, ku ata përgjigjen për 19.% të të punësuarve, ndërsa gratë 18.6%.

Në Maqedoni 16.9% e burrave dhe 15.6% e grave janë të punësuar në këtë sektor. Megjithatë pagesa është më e kënaqshme se të punësuarit në Shqipëri. Referuar të dhënave zyrtare të statistikave të Maqedonisë së Veriut, paga mesatare në sektor për vitin 2018 ishte 460 euro.

Mali i zi përgjigjet për pagën mesatare më të lartë në rajon për sektorin e bujqësisë, ndonëse të punësuarit në këtë sektor atje kanë peshën më të ulët, krahasuar me vendet e tjera. Rreth 7.1% e burrave dhe 8.2% e grave punojnë në bujqësi sipas Bankës Botërore.

Me zhvillimin e vendeve, përqindja e popullsisë që punojnë në sektorin e bujqësisë, gjuetisë dhe peshkimit po bie. Më shumë se dy të tretat e popullsisë në vendet e varfra punojnë në bujqësi, përkundrejt më pak se 5% në vendet e pasura. Përmirësimi i produktivitetit në këtë sektor sjell reduktimin e vendeve të punës, si dhe reflekton paga më të larta, si në rastin e Malit të Zi./Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Teksa eksportet kanë shënuar rënie prej mbi 2% në 4 muajt e parë të vitit, në tkurrje ka ardhur dhe aktiviteti i transportit në porte dhe

Në një deklaratë për mediat, investitorët e huaj që operojnë në Shqipëri kanë bërë thirrje klasës politike shqiptare që të gjejnë një zgj

Në 10 të punësuar në Shqipëri, gati gjashtë prej tyre janë të vetëpunësuar ose punojnë në biznesin e familjes.

Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri, me anë të një shkrimi të publikuar në rrjetet sociale, tregon sesi sipas tij, kostoja e rrugës Mil

Monedha e përbashkët nuk po ndal rënien në tregun vendas.

Taksa e ndërtesës e cila vitin e shkuar iu nënshtrua reformimit në metodologji duke pasur si bazë vlerën e truallit dhe sipërfaqen e ndër

Ndonëse zyrtarisht të varfër, shqiptarët arrijnë të kursejnë, duke lënë mënjanë kënaqësitë e jetës, duke pasur ndihmën e të afërmeve emig

Në pesë muajt e parë të vitit, Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike i është dashur të zhvillojë disa dhjetëra procedura prok

Administrata Tatimore njofton se çmon shumë të rëndësishëm komunikimin informues dhe ndërgjegjësues me opionin publik dhe komunitetin e t