Të fundit për shpenzime për restorante dhe hotele; si krahasohen shqiptarët me europianët

17/01/2020 - 07:37

Për një vend si Shqipëria, me të ardhura të ulëta, sigurisht që shpenzimet për restorante dhe hotele do të kenë një peshë shumë më të ulët në totalin e shpenzimeve krahasuar me Europën. Sipas të dhënave të INSTAT për vitin 2018 një familje shqiptarë shpenzoi mesatarisht për restorante dhe hotele 4.7% të totalit të shpenzimeve, ndërkohë që një familje europiane shpenzon dyfishin. Të dhënat nga Eurostat tregojnë se shpenzimet për një familje në Europë zinin 8.6% të totalit të shpenzimeve.

Megjithatë edhe brenda Bashkimit Europian ka diferenca të theksuara nga njëri-vend në tjetrin për sa i përket peshës së shpenzimeve për restorante dhe hotele, të cilat jo domosdoshmërish lidhen me zhvillimin dhe të ardhurat e vendit. Rekordin në Europë për shpenzimet më të lartë të këtë kategori shpenzimet e mbajnë dy shtete ishullore si Malta dhe Qipro, ku përllogaritet se familjet shpenzojnë gati një të pestën e totalit të shpenzimeve për restorante dhe hotele 9shiko grafikun).

Por në të njëjtën kohë nuk mbeten pas as vendet e Ballkanit Perëndimor. 16.2% e totalit të shpenzimeve të familjeve malazeze shkojnë për këtë kategori, duke u renditur si vendi i katërt në të gjithë Europën për peshën e lartë.

Pas Malit të Zi renditet Kroacia, vendi më i ri i anëtarësuar në BE. Sipas Eurostat 14.7% e shpenzimeve totale të familjeve atje shkojnë për restorante dhe hotele. Mali i Zi dhe Kroacia janë dy prej destiancioneve turistike në zhvillim të shpejtë, çka ka ndikuar në çmimet e hoteleve dhe restoranteve në të dy këto vende.

Edhe Spanja, një tjetër destinacion turistik tepër popullor europian, renditet krah vendeve që familjet  kanë shpenzime të larta për hotele dhe restorante me 14.6% të totalit për vitin 2018.

Nga ana tjetër në vend e Europës Perëndimore, shpenzimet për restorante dhe hotele janë më të ulëta se mesatarja europiane. Kështu për shembull shpenzimet për restorante dhe hoteleve të familjeve gjermane, ekonomisë më të zhvilluara të Europës, ishin 5.5% të totali të shpenzimeve të familjeve duke u renditur fill pas Shqipërisë. Edhe në vendet e tjera si Danimarka apo Belgjika, shpenzimet për restorante dhe hotele ishin përkatësisht 6.3 dhe 6.5% të totalit.

Familjet serbe të fundit

Shpenzimet më të ulëta në Europë për këtë kategori janë regjistruar në Serbi, ku në totalin e shpenzimeve të familjeve atje, shpenzimet për restorante dhe hotele nuk zinin më shumë se 3% të totalit. Më pas renditen vendet si Rumania me 3.1%, Polonia me 3.6% dhe Lituania me 4.2%.

/Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Garancitë shtetërore, proceset gjyqsore, Parternitetet Publike Private (PPP) dhe degradimet mjedisore konsdierohen si risqe që lidhen me

Qeveria ka vendosur të shtyjë për vitin e ardhshëm aplikimin e dy masave që ka prezantuar si pjesë të paketës së tretë për të lehtësuar b

Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka sugjeruar qeverisë shqiptare që për pagat e profesioneve të lira (juristë, dentistë, avokatë, auditues, e

Teksa lufta me pandeminë COVID-19 vijon, Bashkimi Evropian i ka dhënë 15 milionë euro grante Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit

Industria e naftës po rikuperon disa nga humbjet e muajve fillestarë të pandemisë dhe pret përmirësim të kërkesës konsumatore.

Ekonomia shqiptare pritet të humbë rreth 1.8 miliardë euro nga pandemia që ka mbërthyer vendin dhe botën, si rrjedhojë e shpërthimit të i

Për herë të tretë brenda vitit qeveria ka rishikuar me akt normativ buxhetin e vitit 2020.

Ekuacioni me shumë të panjohura i Covid-19 është larg zgjidhjes.

Ekuacioni me shumë të panjohura i Covid-19 është larg zgjidhjes.