Të rinjtë shqiptarë dyfishojnë shpenzimet për arsim, heqin dorë nga ushqimet

11/10/2018 - 08:35

Arsimi merr për familjet e reja  çerekun e shpenzimeve, madje më shumë  se për t’u ushqyer dhe strehuar. Gjatë vitit 2017, sipas statistikave mbi shpenzimet e familjeve të publikuara nga INSTAT në Anketën e Buxhetit të Familjeve,  familjet me kryefamiljarë deri në 24 vjeç çuan për arsim 25.1% të shpenzimeve.

Në krahasim me një vit më parë shpenzimet për arsim janë rritur me 2.3 herë për familjet në moshë të re. Në 2016-n sipas të dhënave të INSTAT në Anketën e Shpenzimeve të Familjeve, arsimi zinte 10.5% të totalit të shpenzimeve.

Shtimi i shpenzimeve për arsim ka ardhur teksa tarifat për të u rritën me gati 15%. Tarifat për ciklin e studimeve bachelor në fakultetin e ekonomisë në 2016-n ishte rreth 30 mijë lekë, u bë 35 mijë lekë. Rritje të tarifave të studimit pati edhe për ciklet e tjera të studimit.

Ndërkohë që kanë rritur shpenzimet për arsim, familjet e reja kanë ulur ato për ushqim dhe strehim, të cilat në strukturën e shpenzimeve të tyre zinin peshën kryesore.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, në 2016-n pesha e shpenzimeve për ushqim ishte 31.3%, ndërsa në 2017-n kjo peshë do të ulej në 22.5%

Familjet e reja kanë ulur shpenzimet edhe për strehim. Shpenzimet për banesë zinin në 2017-n rreth 21.5% të totalit të shpenzimeve, nga 24.8% që ishin gjatë 2016-s.

Në total, këto tre grupe, arsimi, strehimi dhe ushqimi, kanë një peshë totale në strukturën e shpenzimit të tyre prej 69%.

Ndërsa kanë ulur shpenzimet për veshje dhe këpucë, familjet e reja shqiptare kanë rritur shpenzimet për restorante dhe hotele. Rreth 9.5% e totalit të shpenzimeve në 2017-n shkuan për restorante dhe hotele, nga 6.4% që ishin një vit më parë.

Kurse për sa i përket veshjeve dhe këpucëve, në 2017-n pesha e shpenzimeve për to ra me gati 1 pikë përqindje në krahasim me një vit më parë, në 4.8% të totalit të shpenzimeve.

Shpenzimet për argëtim kanë pasur gjatë 2017-s një rënie të lehtë në krahasim me një vit më parë. Familjet me kryefamiljar deri në 24 vjeç shpenzuan për t’u argëtuar rreth 3.5% të të ardhurave.

Gjatë 2017-s, ato ulën edhe shpenzimet për komunikimin, ku sipas INSTAT shpenzimet për komunikim kishin një peshë prej 2.7% nga 3.1% një vit më parë. /Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Monedha e përbashkët nuk po ndal rënien në tregun vendas.

Taksa e ndërtesës e cila vitin e shkuar iu nënshtrua reformimit në metodologji duke pasur si bazë vlerën e truallit dhe sipërfaqen e ndër

Ndonëse zyrtarisht të varfër, shqiptarët arrijnë të kursejnë, duke lënë mënjanë kënaqësitë e jetës, duke pasur ndihmën e të afërmeve emig

Në pesë muajt e parë të vitit, Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike i është dashur të zhvillojë disa dhjetëra procedura prok

Administrata Tatimore njofton se çmon shumë të rëndësishëm komunikimin informues dhe ndërgjegjësues me opionin publik dhe komunitetin e t

Shpenzimet që i duhen një familjeje mesatare në muaj për të kryer një jetë dinjitoze, janë gati 50% më të larta sesa të ardhurat që ata m

Që nga viti 2015 deri në fund të 2018-s bankat kanë fshirë nga bilancet 46 për qind të kredive të këqija ose 55 miliardë lekë (440 milion

Përmes një postimi në Facebook, ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku ngre alarmin se financat e vendit janë në ditë kritike ndërsa shte

Në fund të marsit 2019 primet e shkuara bruto për sigurimin e pronës nga zjarri dhe natyra arritën 284 milionë lekë, me një rënie me 26.