Tërmeti rrit remitancat, 1.25 miliard euro të ardhura nga jashtë në 2019

10/01/2020 - 22:49

Rritja e remitancave në vitin 2019 ka ardhur si pasojë e tërmetit të 26 nëntoirt. Ekperti i ekonomisë Selami Xhepa, në një intervistë për RTV ORA u shpreh se edhe në vitin 2020, pritet që remitancat të kenë trend rritës.

Remitancat për vitin 2019 arritën shifrën rekord prej 1.25 miliard Eurosh, më të lartën e 10 viteve të fundit. Sipas ekspertit të ekonomisë Selami Xhepa, shkak për rritjen e parave të ardhura nga jashtë vendit  është dhe tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.

Xhepa: Është një karakteristë e vendeve të varfëra që një pjesë e rëndësishme e konsumit të brendshëm dhe e kompensimit të ardhurave të munguara të kompensohet nga të ardhurat nga emigracioni. Mendoj që këto duhet të jenë shtuar dhe pritshmëritë janë që do të shtohen, duke patur parasysh edhe faktin e goditjes nga tërmeti.

Nga ana tjetër, Euro nuk është zhvlerësuar përpara monedhës vendase pavarësisht remitancave dhe turizmit të fundvitit. Mesatarisht, 1 euro po këmbehet me 122 lekë në ditët e para të janarit.

Xhepa: Kjo i dedikohet faktit që tashmë monedha jonë është goxha e fuqishme. Shqipëria gjatë 2019 ka pasur një monedhë të fortë në raport me monedhat ndërkombëtare. Vlera e monedhës mund të konsiderohet e stabilizuar. 

Xhepa theksoi se remitancat priten të kenë trend rritës edhe për vitin 2020, duke marrë shkas nga nevoja për të rikonstruktuar apo ndërtuar banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. /oranews

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pandemia e koronavirusit e ka ndaluar ekonominë botërore dhe do të nevojiten shuma të mëdha monetare për të ndihmuar vendet në zhvillim.

Monedha e përbashkët ka shënuar një tjetër rritje të fortë gjatë ditës së sotme, duke u këmbyer me 128.17 lekë, me një rritje ditore prej

Që kur rastet e para të të infektuarve me Covid-19 u evidentuan në vend, jeta e qytetarëve është kufizuar për të parandaluar dhe për të n

Euro ka vijuar të forcohet edhe gjatë ditës së sotme, në një kohë kur volumet tregtare janë në minimumin e tyre për shkak të situatës së

Banka e Shqipërisë ka vendosur sot të ulë normën bazë të interesit.

Banka e Shqipërisë do të zhvillojë sot (e mërkurë) mbledhjen e radhës së Këshillit Mbikëqyrës, ku një ndër masat që pritet të diskutojë ë

Përhapja e koronavirusit në mbarë botën ka shtuar frikën nëse paraja cash është një burim i mundshëm i kalimit të infeksionit.

“Shifra është e konsiderueshme, do të mbartet për një periudhë më shumë se 1-vjeçare”.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi se prej datës 17 mars, e deri në një njoftim të dytë, shërbimet e Administratës Tatimore nuk