Trump “godet” edhe shqiptarët, sa ndikon vendimi i tij te bizneset tona

14/03/2018 - 08:23

Në një ceremoni të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë në fillim të këtij muaji, presidenti i SHBA Donald Trump bëri të ditur vendimin e tij lidhur me vendosjen e një tarife prej 25 për qind mbi çelikun e importuar dhe një tarifë prej 10 për qind mbi aluminin e importuar. Tarifat hynë në fuqi brenda 15 ditëve, sipas vendimit të miratuar. Aktualisht, rreth 90 për qind e aluminit të përdorur në prodhimin amerikan është importuar, përfshirë edhe një e treta e çelikut.

Por, sa preken eksportet shqiptare nga ky vendim?

Sipas shifrave të INSTAT, giza dhe çeliku shqiptar është grup-malli kryesor që u eksportua në Amerikë në vitin 2017, me 18 milionë dollarë, ndërsa alumini është produkti i tretë, me gati 3 milionë dollarë. Të dy këto grupe përbënin 65% të totalit të eksporteve drejt SHBA-ve në vitin 2017. Produkte të tjera që eksportohen drejt SHBA-së janë bimët medicinale dhe vajrat dhe rrëshirat.

Në vitin 2017, eksportet e gizës dhe çelikut drejt SHBA-së u rritën ndjeshëm, duke ia kaluar vitit më të mirë deri tani, që ishte 2010-a. Në raport me totalin, pesha e eksporteve të gizës dhe çelikut drejt SHBA-ve u rrit dukshëm, duke zënë gati 9% në 2017-n.

Në një komunikim me ‘Monitor’, bizneset kryesore eksportuese, duke përfshirë edhe këto dy metale, treguan se vendimi i presidentit Trump për tarifimin e tyre do t’i dëmtonte.

Gerti Shanaj nga “Gerti Metal” tregon se tarifimi do të ndikojë kompaninë e tij, por ende nuk e ka të qartë se si do të vijojë situata përgjatë vitit.
Do të na ndikojë patjetër. Një parashikim të qartë s’mund të them duke qenë se ende nuk e dimë se do të procedojnë gjërat, nuk e kemi të qartë situatën. Tarifimi do të na rrisë barrën”, tregon z. Shanaj.

Ai shton se duke qenë pjesë e zinxhirit të Bashkimeve Europian në këtë fushë, edhe ndikimi ndaj kësaj çështje do të bëhet bashkërisht.

Autoriteti i presidentit Trump për të imponuar këto tarifa të thella rrjedh nga një hetim i Departamentit të Tregtisë që përfundoi muajin e kaluar se metali i importuar kërcënonte sigurinë kombëtare duke degraduar bazën industriale amerikane. Administrata ka thënë se dëshiron të ‘luftojë’ metalet e importuara në Shtetet e Bashkuara, veçanërisht nga Kina. Vendimi përjashton Kanadanë dhe Meksikën, megjithëse presidenti Trump tha se kjo mund të shfuqizohet nëse Shtëpia e Bardhë nuk i pëlqen rezultatet e rinegocimit të vazhdueshëm të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut (NAFTA).

Europa reagon

Nga Asociacioni Evropian për Prodhimin e Çelikut (EUROFER) theksuan se arsyet e presidentit amerikan, Donald Trump, për vendosjen e tarifave të importit të çelikut dhe aluminit janë absurde dhe se ky hap mund t’i kushtojë Bashkimit Evropian mijëra vende pune.

Kreu i EUROFER-it, Axel Eggert, tha se “arsyetimi për rrezikimin e sigurisë kombëtare që Trump e përdor dhe lidhjen me tarifat për financimin e NATO-s, është absurde”.

BE-ja vitin e kaluar ka eksportuar rreth 5.5 milionë tonë çelik në SHBA. Prodhuesit evropianë të çelikut janë të shqetësuar për shkak të mundësisë së humbjes së qasjes në treg.

“Humbja e mundësisë së eksportit në SHBA në kombinim me rritjen e pritur të madhe të importit në BE mund të na kushtojë neve dhjetëra mijëra vende të punës në industrinë e çelikut dhe sektorët e ngjashëm”, tha Eggert, ka raportuar Reuters.

Ndërkohë, edhe Franca ka kundërshtuar vendimin e presidentit të SHBA-ve për nënshkrimin e tarifave të reja mbi importet e çelikut dhe aluminit.

“Franca shpreh keqardhje për njoftimet e Donald Trumpit mbi tarifat e çelikut dhe aluminit. Ka vetëm humbës në një luftë tregtare”, ka thënë ministri francez i ekonomisë, Bruno Le Maire.

/MONITOR/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Anketa e INSTAT zbuloi se obeziteti po përhapet te shqiptarët për shkak të kequshqyerjes dhe mungesës së aktivitetit fizik.

Moslëshimi i faturës tatimore, dëftesës tatimore apo і faturës tatimore me TVSH, dënohet me gjobë të barabartë me 100% të tatimit të pade

Apartamentet luksoze në zonat qendrore në Tiranë po kapin majat, teksa një sërë projektesh luksoze janë në ndërtim.

Koha kur njerëzit në Shqipëri fillonin punë pas shkollës së mesme apo të lartë dhe dilnin në pension në po atë punë, ka përfunduar!

“Çmimi i hidrokarbureve është rritur në të gjitha pikat e karburanteve në Shqipëri.

Profesioni i kontabilistit të miratuar do të jetë tashmë i rregulluar.

Në vitin 2021, Shqipëria pritet të përfshihet në një proces të shpejtë plakje pasi numri i të moshuarve mbi 65 vjeç për 100 të rritur në

Tirana pritet të përjetojë një bum të lartë ndërtimesh, një pjesë e madhe e të cilave në zonën qendrore të saj.

Gjatë fundjavës në kalatat e portit po përpunohen 7 anije me mbi 27 mijë ton mallra.