Turqit tërhiqen, qeveria kthen sytë nga arabët për ndërtimin e aeroportit të Vlorës

10/06/2019 - 18:29

Ditën e sotme, Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, shqyrtoi projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Mbretërinë e Arabisë Saudite, për shërbimet ajrore.

Me ratifikimin e ligjit nga Kuvendit hapen procedurat për dhënien me koncesion të Aeroportit të Vlorës tek arabët pas tërheqjes së turqve. Këta të fundit u tërhoqën nga ndërtimi i aeroportit dhe më 22 prill Ministria e Infrastrukturës konfirmoi se afati i ligjit, që autorizonte qeverinë për negociimin e marrëveshjes me konsorciumin turk përfundoi pa firmosje kontrate.

Një tjetër zhgënjim ka qenë edhe linja ajrore “Air Albania”, kompani fluturimi që u inaugurua vetëm për propagandë. Ndërkohë që fluturimet normale shtyhen deri në certifikimin e kompanisë.

Tashmë qeveria shqiptare ka “kthyer sytë” nga arabët për të mbajtur premtimin që ndërtimi i aeroportit të Vlorës të jepet me koncesion. Ajo që deri tashmë është e ditur, ka të bëjë me faktin se koncesioni do të jetë për 35 vite.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas tërmeteve “tundet” qeveria, nuk regjistrohen pronat pa sigurim 10-vjeçar.

Mbi 2000 familje të vrojtuara nga Banka e Shqipërisë raportuan rënie të punësimit, të ardhurave dhe shpenzimeve në gjashtë muajt e parë t

Edhe gjatë ditës së sotme, monedha e përbashkët europiane ka fituar pikë ndaj Lekut vendas. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë,

Banka e Shqipërisë raportoi se çmimet e banesave janë rritur me 1.8 për qind në gjashtëmujorin e parë të vitit në raport me të njëjtën pe

Pas kërkesave të vazhdueshme të grupeve të interesit, procesi i fiskalizimit është shtyrë dhe nuk pritet më të fillojë më nga 1 janari, s

Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet në 2.9% këtë vit, për shkak të uljes së prodhimit të energjisë nga pakësimi i reshjeve, raporto

Bankat në Shqipëri kanë efektivitet shumë të ulët në ekonomi, për shkak se japin kredi me një përqindje shumë më të ulët se depozitat që

Familjet e pasura shqiptare, 20 përqindëshi më të ardhurat më të larta, i ka limituar shpenzimet për hotele dhe restorante etj., më 2018

Sot ka dalë në qarkullim seria e re e kartëmonedhave 200 deri në 5000 lekë.

Ritmet e rritjes ekonomike janë ngadalësuar ndjeshëm në 6 muajt e parë të vitit, një tendencë e pritshme kjo, teksa vitin e kaluar gati g