E ndërsa INSTAT deklaroi ditë më parë se në total eksportet me Kosovën kanë rënë me afro 20 për qind në Janar, kjo duket se nuk është ndikuar nga grupi ushqimeve, por ai i materialeve të ndërtimit.

Në kohën kur kanë kaluar vetëm tre muaj nga vendosja e taksës 100 për qind që Kosova ka vendosur ndaj mallrave serbe dhe boshnjake,  prodhuesit shqiptarë shprehen të kënaqur për rritjen e volumit tregtar me Kosovën.

Sokol Kraja, sipërmarrës që eksporton produkte në shumë vende dhe njëkohësisht president i Shoqatës së Prodhuesve, thotë për Klan Plus se tashme sfidë është mbajtja e tregtisë në këto nivele.

Rritja e shkëmbimeve tregtare sipas Krajës duhet patjetër të shoqërohet me masa lehtësuese proceduriale me Kosovën që ritmi të mos bjerë

E ndërsa flet për gjendjen e kompanive sot, Presidenti i Prodhuesve shqiptarë nuk lë pa përmendur një nga shqetësimet më të mëdha që kanë aktualisht sipërmarrësit, largimin e fuqisë punëtore.