Valutat “fundosin” lekun

28/08/2019 - 13:22

Edhe gjatë ditës së sotme, leku vendas ka humbur pikë ndaj të gjitha valutave kryesore. Monedha e përbashkët europiane rikuperoi terren duke u këmbyer mbi 122 lekë, gjysmë pikë më shumë se një ditë më parë. Gjithashtu edhe valutat e tjera fituan pikë “duke fundosur” lekun. Kështu dollari amerikan u këmbye në nivelin e 109.99 lekëve, rreth 0.65 pikë më shumë se një ditë më parë.

Paundi britanik u rrit me 0.4 pikë, duke u kuotuar në nivelin e 134.3 lekëve. Rritje njohu edhe Franga Zvicerane, ku sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, është këmbyer gjatë ditës së sotme me 112 lekë, 0.45 pikë më shumë.

Sipas ekspertëve, arsyeja kryesore e nënçmimit të lekut ndaj valutave është mbarimi i efekteve sezonale, ku prurjet nga turizmi dhe emigrantët, rrisin ofertën në valutë dhe forcojnë monedhën vendase. Ata shtojnë se përveç kësaj individët që po largohen po tërheqin të ardhurat që kanë në atdhe, nga interesat, pensionet apo qiratë, duke e bërë efektin e dyfishtë.

Sipas tyre fundi i gushtit, ku pjesa më e madhe e individëve mbyllin pushimet dhe fillimi i shtatorit, shoqërohet me një dobësim të lekut përkundrejt valutave. Tashmë euro ka hyrë në një cikël rritës, duke tentuar të shkojë drejt niveleve para fillim të sezonit.

Në fillim të muajit gusht euro ra ndjeshëm, duke zbritur në 120.75, që ishte jo vetëm niveli më i ulët i këtij viti, por edhe rekordi i 12 viteve (që nga 2007), teksa euro iu afrua nivelit më të ulët ët të gjitha kohërave, i cili është arritur në  dhjetor 2007, kur euro zbriti për pak kohë në 120.4 lekë.

Që nga fillimi i vitit deri në 27 gusht, kursi mesatar i euros është 123.3 lekë, nga 127.6 lekë që është mesatarja e 2018-s, me një nënçmim prej 4.3 lekësh.

Rënia është më e ulët në raport me vitin e kaluar, ku përgjatë gjithë 2018-s, euro u zhvlerësua mesatarisht me 6.5 lekë.

Që nga mesi i vitit 2016, kur monedha e përbashkët ka hyrë në një cikël të pandalshëm rënës, euro ka rënë me 16.5 lekë, ose gati 12%. Kjo rënie ka ardhur pavarësisht se deficiti i llogarisë korente (që mat hyrje-daljet e valutës nga Shqipëria) nuk ka shfaqur shenja përmirësimi.

/Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sipas parashikimeve të Komisionit Europian, ekonomia e Italisë ishte në stanjacion në 2018, dhe deri më tani nuk ka treguar shenja të një

Për një vend si Shqipëria, me të ardhura të ulëta, sigurisht që shpenzimet për restorante dhe hotele do të kenë një peshë shumë më të ulë

Pagat për punonjësit e administratës publike, ato në sektorin privat në tregti dhe shërbime dhe gjithashtu edhe punonjësit e thjeshtë, u

Rritja e remitancave në vitin 2019 ka ardhur si pasojë e tërmetit të 26 nëntoirt.

Çmimet e paketave të cigareve u rriten me 10 lekë në fillim të janarit.

Shqipëria duket se po tërheq gjithmonë e më shumë vëmendjen e sipërmarrësve të huaj.

Për familjet, të ardhurat e të cilave janë të pakta është e kuptueshme që shpërndarja e tyre do të shkojë tek gjërat më bazike, sikurse ë

Në Shqipëri politikat makro-ekonomike janë të gabuara, sistemi ekonomik nuk po funskisonon siç duhet për të nxitur shpirtin sipërmarrës d

Shqipëria renditet e shtata në Europë për prodhimin e portokallëve në vitin 2018, duke u ngjitur një vend në renditje në krahasim me një

Të gjithë vendosim disa objektiva për të realizuar në çdo fillim viti, por nëse njëri prej tyre është për t’u bërë milioner, për fat të k