Vitrina e krizës nga COVID-19; bizneset ulin qepenin ose dalin në shitje

06/08/2020 - 20:26

Në rrugët kryesore të Tiranës, ku më parë vitrinat e dyqaneve ishin të mbushura me mallra të reja, tani shihen shpesh të afishuar lajmërime për dhënie me qira të hapësirës komerciale apo njoftime për biznese që janë vënë në shitje.

Sipas sipërmarrësve, shkaqet kryesore të mbylljes së aktivitetit mbeten aktet normative kufizuese që synojnë parandalimin të COVID-19 si edhe rënia e fuqisë blerëse për shkak të krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia.

“Menduam se do na ecte, por deri tani brenda 2 muajve kam humbur 3 milion lekë,” ankohet Marigleni, pronari i një butiku në bulevardin Bajram Curri, i kthyer disa muaj më parë prej emigracionit në Shqipëri.

“Kam 20 vjet që jetoj jashtë dhe tani për shkak se kam krijuar familje këtu me bashkëshorten thashë ta provojmë njëherë,” tha ai, ndërsa shtoi se “përfundimisht do e mbyll, dhe me shumë mundësi do shkoj përsëri jashtë.”

Marigleni i kthyer në atdhe pas situatës kaotike që solli COVID-19, mendoi të hapte aktivitetin e tij vetëm pak ditë pasi u lehtësuan masat kufizuese të pandemisë në qershor, por pritshmëria e tij për një rimëkëmbje të shpejtë të fuqisë blerëse nuk u përmbushën.

Biznesi i Maringlenit nuk është i vetmi që po has në vështirësi. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, në periudhën mars – korrik të vitit aktual 2944 biznese kaluan në statusin e subjekteve pasive.

Alket Karari, pronar i pub “Canon” në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, i tha BIRN  se kufizimet e shumta që vijnë si pasojë e pandemisë e kanë bërë këtë lloj biznesi aspak tërheqës.

“Pub-in e mbylla 2 javë përpara shpërthimit intensiv të pandemisë, por duke qenë njëkohësisht edhe pronar i ambientit mu desh më pas ta lëshoja me qira, por për shkak të situatës askush nuk e mori as me qira,” tha Karari.

Ai shtoi se akti i fundit normativ mbi kufizimin e muzikës par orës 20:00, i kufizoi ndjeshëm mundësitë për ta dhënë ambientin me qira.

“Në muajt e lehtësimit të situatës më erdhën disa mundësi të tjera për qiradhënie, përsëri për ambient bar/klub nate , por edhe këto mundësi u anuluan për shkak të kufizimit që vuri qeveria për orarin e muzikës,” shtoi Alketi.

Ndërkohë, i ulur në një stol brenda butikut te tij “King & Queen”, Marigleni u ankua se biznesi ishte ‘katastrofë.”

Si shumë emigrantë të tjerë, ai u kthye në atdhe me shpresën se duke investuar në një biznes do të i mundësojë dhe qëndrimin pranë familjes.Ndryshe nga shumë sipërmarrës të tjerë – të cilët në muajin qershor vendosën t’i kalonin bizneset e tyre në statusin pasiv, Marigleni guxoi të hapte një sipërmarrje të re.

“Përpara se ta hapja unë këtë dyqan e kishte djali i dajës, një biznes të ngjashëm me rroba të shtrenjta. Ai e mbylli për shkak të situatës dhe ja mora unë me rroba më të lira,” tha ai.

“Gjithsesi, njerëzit nuk kanë të harxhojnë, edhe ato 5 lekë që kanë i kursejnë sepse nuk e dinë se çdo të ndodhë nesër,” shtoi ai.

Pothuajse të njëjtin fat pati edhe pronari i picerisë “Punto Zero” në zonën e Tiranës së Re, tashmë e mbyllur prej pothuaj dy muajsh.

“Kisha një muaj që e kisha hapur picerinë, kur u ndërmorën masat për mbylljen e bizneseve në muajin mars,” kujton Klodi Vila, i cili u kthye në Shqipëri prej mërgimit pak kohë përpara pandemisë.

Ai i tha BIRN se masat kufizuese që qeveria po ndërmerrte çdo ditë kundër COVID-19, ndikuan ‘shumë’ në vendimin e tij për ta mbyllur aktivitetin e porsahapur.

“Nuk kam pasur siguri për masat e mëtejshme që do të ndërmerrte qeveria,” thotë Vila, ndërsa shpjegon vendimin për ta mbyllur picerinë.

“Duke parë dhe mënyrën sesi çdo gjë vendosej nga kryeministri – që ndryshonte masat disa herë brenda ditës, prandaj vendosa të kthehem jashtë shtetit ku jetoj dhe mbase në një moment të dytë do të rihap përsëri aktivitetin në Shqipëri,” shtoi ai.

‘Design walking Shoes, një dyqan pranë rrugës “Muhamet Gjollesha”, i cili është hapur 5 vite më parë, tani është nxjerrë në shitje. Shitësja i tha BIRN se gjatë muajve të fundit xhiroja ditore e subjektit kishte rënë ndjeshëm

“Gjatë më shumë se 5 viteve që kemi hapur dyqanin gjithmonë kishim diku deri në 200 mijë lekë të vjetra xhiro në ditë; tani xhiroja mezi shkon deri në 50 mijë lekë të vjetra,” shpjegoi ajo.

“Nuk i dilet dot, pasi është për t’u paguar si qiraja ashtu edhe punonjësit; nuk fitojmë më asgjë, po dalim me humbje,” shtoi ajo, duke shpjeguar vendimin e pronarëve për ta shitur.

Megjithatë, gjetja e një blerësi për dyqanin nuk duket një punë e lehtë.

“Kemi nxjerrë lajmërimin për shitjen e biznesit prej 3 muajsh, që prej daljes nga karantina, por nuk po e blen njeri, për shkak se nuk kanë para,” shpjegoi gruaja që qëndronte pas banakut, e cila nënvizoi se tashmë kishte filluar të shikonte për një punë të re.

Ajo shpjegoi se gjatë muajve të fundit kanë marrë shumë pak furnizim nga jashtë, pasi nuk duan të rrezikojnë përderisa janë drejt mbylljes, por me gjithë çmimet e ulëta klientët numërohen me gishtat e njërës dorë.

“Edhe pse janë të gjitha produktet me ulje, edhe ato 5-6 klientë që vijnë thonë që edhe me 10 mijë lekë të vjetra u duket shtrenjtë”, tha ajo.

“Kam filluar të shikoj për punë, pasi nëse biznesi nuk shitet dhe pronarja merr vendimin ta mbyllë përfundimisht unë do të mbetem e pa punë, por akoma nuk kam gjetur asgjë “, përfundoi shitësja, duke vënë në pah pasigurinë për të ardhmen e afërt./BIRN

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka zhvilluar sot një takim online me shefen e Misionit të FMN-së për Shqipërinë, Yan Sun.

“Do të jetë një dimër i gjatë dhe i vështirë për biznesin. Një në tre biznese të vogla në Durrës ka falimentuar!”

Baret, restorantet, hotelet, fabrikat ishin linjat që shkarkuan më shumë punonjës nga puna për shkak të pandemisë në tremujorin e dytë të

Raporti i publikuar nga Bashkimi Europian, Eurofound (2020), “Covid-19: Përgjigjet e politikave në të gjithë Europën” përmbledh masat e m

Borxhi i jashtëm bruto i vendit u zgjerua me 8,6 për qind në tremujorin e dytë të vitit, kryesisht prej emetimit të Eurobondit me vlerë 6

Investimet e huaja shënuan rënie në gjashtëmujorin e parë të vitit, si rrjedhojë e përfundimit të projektit TAP, por edhe krizës së shkak

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, për të mundësuar kalimin e masës së përfitimit financiar sipas paketave nr.1, iu bën thirrje të gjit

Sikurse në të gjithë botën pandemia Covid-19 ka vënë në presion sektorin shëndetësor në vendin tonë dhe sidomos spitalet publike, mirëpo

Kriza e epidemisë së Covid-19 ka nxitur një rritje të qarkullimit të parasë jashtë bankave.

Nga janari në gusht, mbi 1 milion vizitorë nga Kosova kanë hyrë në Shqipëri.