Vjen lajmi i mirë për të gjithë ata që kanë makinë me timon “anglez”, qeveria mund të tërheqë...

19/04/2018 - 09:57

Shqipëria mund të zhbëjë së shpejti ndryshimin ligjor të vitit 2014, i cili ndalon regjistrimin e makinave me timon në krahë të djathtë në vendin tonë. Hyrë në fuqi më 2015-n, ky ndryshim ndalon importimin e këtyre automjeteve ose kërkon që të ndryshohet pozicioni i timonit.

Komisioni Europian ka shqyrtuar kërkesën e eurodeputetit britanik Daniel Dalton, i cili ngrinte pyetjen nëse ky vendim i autoriteteve shqiptare ishte në përputhje me rregullat dhe direktivat në fuqi, të cilave duhet t’u përmbahet edhe Shqipëria me nënshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim (MSA).

Në përgjigjen e tij, KE shprehet se masa e marrë nga autoritetet shqiptare ka si precedent masat e ndërmarra edhe nga shtetet anëtare Polonia dhe Lituania, për të cilat Gjykata Europiane e Drejtësisë u shpreh se binin ndesh me direktivat 2007/46 dhe 70/311.

Direktiva e fundit, në nenin e dytë përcakton se asnjë shtet nuk mund të refuzojë aprovimin e një automjeti në bazë të pajisjes së drejtimit (timonit).

Si masa të mëtejshme, KE do të kërkojë më tepër informacion nga autoritetet shqiptare dhe do ta analizojë situatën mbi bazën e përcaktimeve të MSA-së.

Kufizimi i vendosur nga Shqipëria si për makinat e reja, edhe për të përdorurat që kanë timonin në krahun e djathtë do të diskutohen në mbledhjen e ardhshme mes palëve. Kjo mund të sjellë detyrimin e palës shqiptare që të tërheqë ndryshimet e bëra në Kodin Rrugor./ SCAN

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet që të miratoje në mbledhjen e datës 15 nëntor një rregullore që sanksionon kushtet e zënies dhe përdor

Duke filluar nga 1 prilli i vitit të ardhshëm, do të kenë rritje të pagave 6.800 ushtarakë të Forcave të Armatosura. 

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj tha sot se, totali i shpenzimeve publike në projektbuxhetin e vitin 2019 është planifiku

Monedhat kombëtare janë forcuar në të gjithë rajonin përgjatë vitit të fundit, por në Shqipëri mbiçmimi i monedhës kombëtare Lekut, kundr

Monedha europiane euro duket se nuk po gjen stabilitet as gjatë kësaj fundjave, duke pësuar sërish rënie me 0.28% në krahasim me monedhën

Vendet e rajonit po e orientojnë buxhetin bazuar në prioritetet strategjike të zhvillimit të qëndrueshëm, Shqipëria e ka mendjen tek konc

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se në dy muajt në vijim do të jenë në terren në kuadër të fushatë antiinformalitet.

Përveç taksave të drejtpërdrejta që përdoruesit e automjeteve do të paguajnë për Autostradën e Kombit, që shkojnë nga 5 euro për autovetu

Ministria e Financave ka bërë me dije se më 13 nëntor të këtij viti do të nxjerrë në ankand 9,8 miliardë lekë në Bono Thesari.