Në Tiranë, Dhoma Amerikane e Tregtisë publikoi sot Indeksin e për klimën e biznesit, i cili ka pësuar rënien më të madhe në 8 vite, duke zbritur në 38 pikë.

Bizneset renditin në anketën me shqetësimet e tyre kryesore përkeqësimin e klimës politike, monopolet dhe tregtia e paligjshme, korrupsioni dhe ekonomia informale.

Indeksi për klimën e biznesit, publikuar sot nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, asnjëherë nuk ka qenë kaq i ulët sa sivjet, vetëm 38 pikë nga 100, por ai asnjëherë nuk ka qenë mbi 50 pikë. Anëtarët e Dhomës Amerikane pohuan në anketimet e tyre anonime se klima e biznesit asnjëherë nuk ka qenë e mirë për shkak të korrupsionit, paqëndrueshmërisë së politikës dhe të ligjeve fiskale, dhe tani pas pandemisë do të shkojë akoma më keq.

Gjetjet kryesore u publikuan në konferencën “Rritja Ekonomike Fillon me Klimën e Biznesit”, ku mori pjesë edhe ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, e cila tha se rritja e shkëmbimeve ekonomike shqiptaro-amerikane është një nga përparësitë kryesore të punës saj, ndaj ështe e gatshme të bashkëpunojë me qarqet e biznesit për cdo zgjidhje praktike, që do të përmirësojë klimën e punës së tyre.

“Disa nga çështjet janë klima politike, ku përshihet konkurrenca e pandershme dhe korrupsioni, që ndikon mbi gjithcka. Një nga përparësitë kryesore të miat këtu është të ngre marrëdhënie të sigurta dhe të mbështes zhvillimin e Shqipërisë si një vend demokratik dhe të shtoj investimet në këtë vend, por mbi të gjitha këto ndikon nga korrupsioni. Dhoma amerikane dhe bizneset kanë mbështetjen e ambasadës amerikane për të gjetur zgjidhje praktike në trajtimin e këtyre çështjeve” – tha ambasadorja amerikane, Yuri Kim.

Autorët e Indeksit theksuan se krahas, përkeqësimit të situatës politike dhe ndryshimit të të shpeshtë të ligjeve fiskale, problemet e tyre më të mëdha janë monopolet, tregtia e paligjshme, ekonomia informale dhe korrupsioni i shtrirë në shumë sektorë publikë dhe privatë.

Presidenti i Dhomës Amerikanë Enio Jaço thotë se “në këtë Indeks 66 për qind e anëtarëve e vlerësojnë klimën e biznesit të pafavorshme, vetëm 7 për qind e quajnë të favorshme dhe vetem 4 nga 27 Indikatore janë përmirësuar ndërsa 23 janë përkeqësuar. Klima politike për herë të parë zë vendin e parë në problemet e biznesit”, – tha ai.

Dhoma Amerikane e Tregtisë ka 222 kompani si anëtare të saj, dhe sivjet u anketuan për këtë Indeks një numër rekord i pjesëtarëve të saj./VOA