Vonesat nga kompanitë ajrore kanë rezultuar në kërkesa më të larta të pasagjerëve për kompensim. Autoriteti i Aviacionit Civil bëri me dije në buletinin e muajit janar se aktualisht kompanitë ajrore kanë kompensuar me rreth 250 euro ose me bileta, rreth 700 pasagjerë që kanë plotësuar formularët e ankimimit për shkak të vonesave apo anulimit të fluturimit të tyre. “Pritet që në total numri i kompensimeve të rritet edhe më shumë pasi rreth 1200 formularë të tjerë ankimimi janë pranuar nga kompanitë ajrore dhe janë në proces mbylljeje” thuhet në këtë buletin.

Referuar të dhënave zyrtare AAC bëri me dije se kompania që respekton të drejtën e pasagjerëve për kompensim mbetet Blue Panorama, me rreth 500 të kompensime të mbyllura dhe një numër të madh në proces. Ndërsa më problematike mbetet kompania Fly Ernest me vetëm 96 të tilla, ndërkohë që renditet si kompania më problematike me numrin më të lartë të vonesave dhe anulimeve të fluturimeve. Kompania Wizz Air, gjithashtu ka kompensuar një numër të konsiderueshëm pasagjerësh të kompensuar duke shkuar në 74, pavarësisht se renditet ndër kompanitë më serioze në respektimin e orareve.

Viti 2018 në shifra

“Viti 2018 shënoi rritje të madhe të numrit të pasagjerëve krahasuar me vitet e mëparshme. Trafiku ajror ka ardhur në rritje të vazhdueshme dhe fluksi i udhëtarëve është shtuar ndjeshëm. Por përveç një kërkese në rritje të pasagjerëve që udhëtojnë nga dhe drejt TIA-s, viti 2018 shënoi edhe rritjen e numrit të kompanive të cilat operojnë me fluturimet e tyre në Shqipëri, duke krijuar edhe destinacione të reja në shërbimet e tyre.

Sipas të dhënave zyrtare në vitin 2018 u arrit një shifër rekord për sa i përket numrit të pasagjerëve që kanë udhëtuar nëpërmjet linjave ajrore për/nga vendi ynë. 2,947,172 ishte numri i pasagjerëve përgjatë këtij viti, numër ky 12% më i lartë se ai i një viti më parë, ku shifrat shkuan në 2,630,338 pasagjerë. Pjesë e rëndësishme e të dhënave në rritje tashmë është edhe numri i lartë i turistëve të huaj të ardhur në vendin tonë, si dhe numri i kompanive të fluturimeve charter të cilat përgjatë muajve të verës rritën ndjeshëm jo vetëm numrin e pasagjerëve por edhe numrin e destinacioneve të reja.

“Fluksin më të madh të pasagjerëve përgjatë vitit 2018 duket se e mban kompania italiane “Blue Panorama” me 21% ndaj totalit. Ndjekur nga “Ernest S.p.A” me 12% ndaj totalit. “Albawings” gjithashtu ka një përqindje të lartë në zotërimin e tregut për vitin 2018 me një shifër totale prej 11%.

Autoriteti i Aviacionit Civil bëri me dije se numrin më të ulët të pasagjerëve përgjatë vitit 2018, e kishte “Mistral Air”, si rrjedhojë e ndërprerjes së operimeve në muajin Prill. Gjithashtu numër të ulët të pasagjerëve ka shënuar kompania “Volotea” me 14,516 pasagjerë në vit. Sikurse është theksuar periudha e Korrikut dhe Gushtit, janë muajt të cilët pasqyrojnë kulmin e kurbës për sa i përket numrit total të pasagjerëve në vitit 2018. Ky faktor vjen si rrjedhojë edhe e numrit të shtuar të kompanive Charter të cilat operuan në Shqipëri, ku gjatë këtij viti ishte në shifrat rekord krahasuar me vitet e kaluara.

Numri i pasagjerëve që kanë fluturuar me Charter përgjatë tre viteve të fundit, kjo kategori merr një fokus të veçantë ku përqindja e rritjes nga viti 2017 në vitin 2018 ka arritur në 55% dhe zë 9% të tregut në total. Shifrat për kategorinë e fluturimeve Charter priten të jenë në rritje përgjatë vitit 2019, duke qenë se turizmi ka qenë dhe një nga fokuset kryesore për vendin.

Kompanitë ajrore

“Kompania që ka rritjen më të lartë të fluksit të pasagjerëvë nga viti 2017 në vitin 2018 është kompania “Ëizz Air”, e cila që prej hyrjes në treg në fillim të vitit 2017 ka pasur shifra në rritje të vazhdueshme, kjo si pasojë e çmimeve loë cost që ofron dhe shërbimit të mirë që kanë marrë pasagjerët. Rritja e fluksit në vitin 2018, është 200% më e lartë se sa në vitin 2017.

/Monitor/