Zënia e hapësirave publike, leja jo më shumë se 7 vjet, kushtet që vendosen për subjektet

14/11/2018 - 07:58

Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet që të miratoje në mbledhjen e datës 15 nëntor një rregullore që sanksionon kushtet e zënies dhe përdorimit të hapësirës publike në kryeqytet. në dokumentin e hartuar nënvizohet se subjektet e interesuara për të ushtruar aktivitet në hapësirat publike duhet që të pajisjen me leje nga ana e bashkisë ndërkohë që nëse hapësira ndodhet në zonë monumentale bëhet bashkërendim me Institutin e Monumenteve të Kulturës.

Shqyrtimi i kërkesave nga ana e bashkisë bëhen në një afat 30 ditor nga momenti i marrjes së aplikimit. Afati maksimal për një leje për ushtrimin e aktivitetit në një hapësirat publike është maksimalisht 7 vite.

Por jo të gjithë ata që marrin një leje mund të sistemojnë aktivitetin e tyre sipas dëshirës. Bashkia në rregulloren e saj nënvizon se lejohet vetëm përdorimi i pajisjeve të përcaktuara në leje, ndërkohë që subjektet kanë dorë të lirë për të përzgjedhur format, materialet dhe ngjyrat e tyre. Në zona me rëndësi monumentale ngjyrat apo aspekti estetik është vendosur që të përcaktohet me një udhëzim të veçantë nga Bashkia.

Në një nen të veçantë është bërë edhe specifikimi i ndalimeve ku thuhet se ndalohet zënia e hapësirave publike në rastet kur pengohet qarkullimi normal i këmbësorëve dhe automjeteve apo cënohet siguria publike. Po kështu ndalohet zënia e hapësirës publike kur bëhet pengese për shikimin e sinjalistikës rrugore, në vendqëdnrimet e autobusëve, nuk përmbush kushtet higjeno-sanitare apo dëmton dekorin e qytetit.

Sigurisht zënia e hapësirës publike nuk mund të bëhet pa paguar edhe detyrimin financiar. Ne një nen të veçantë përcaktohet se dhënia e çdo leje për zënien e hapësirës publike kushtëzohet nga pagesa e tarifës përcaktuar në vendimin përkatës të Këshillit Bashkiak për Sistemin e taksave dhe Tarifave vendore e cila varion në bazë të zonës në të cilin subjekti zhvillon aktivitetin e tij dhe sipërfaqen e hapësirës së zënë në m2.

Aktualisht tarifat për zënien e hapësirës publike në Bashkinë e Tiranës janë të përshkallëzuara sipas njësive ku tarifa për zënie hapësire publike në  Zonën A është 1.500 lekë/m2/muaj.  Tarifa për zënie hapësire publike Zona B është 750 lekë/m2/muaj, ajo për për zënie hapësire publike Zona C (Qyteti, Dajt, Farkë, Kashar) është 400 lekë/m2/muaj. Tarifa për zënie hapësire publike Zona NJ.të tjera Administrative është 200 lekë/m2/muaj dhe tarifa për zënie hapësire reklamuese është 1000 lekë/m2/ditë, shkruan "Monitor".

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Verën e kaluar, pasagjerët që udhëtonin në Shqipëri në fillim të muajit gusht dhe ata që donin të largoheshin në fund të atij muaji u për

Sipas një studimi të fundit, mbi pabarazinë gjinore, diskriminimin dhe institucionet sociale, Shqipëria ka hendek të ulët sip

Qeveria duket se së fundmi ka vendosur të përmbysë modelet e veta të zhvillimit në disa sektorë.

Në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor përveç Shqipërisë fondet për bujqësinë kanalizohen si mbështetje direkte për fermerët, kryesis

Sado e çuditshme që mund t’ju duket, Po – dashuria kushton.

Shqipëria dhe Mali i Zi u renditën nga Komisioni Europian me borxhin publik më të lartë në rajon për vitin 2018, në raportin periodik për

Çmimet e prodhimeve të stinës, kryesisht perimet dhe zarzavatet pësuan rritje jo të zakonte gjatë muajit janar, teksa INSTAT raportoi se,

Komisioni i Prokurimeve Publike i ka hapur rrugën koncesionit të shumëpërfolur për ‘kontrollin e pompave’ në stacionet e karburanteve.

Ish-ministri i Financave dhe kryetari i Komisionit te Ekonomise dhe Financave, Arben Ahmetaj thotë se sipas Raportit të Komisionit Evropi

Volumi gjithnjë e në rritje i pasurive të sekuestruara paraqet nevojën për përmirësime të mëtejshme ligjore.